Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Baerbock para mbërritjes në Shkup: Maqedonia e Veriut është në BE, kështu garantohet stabiliteti dhe mirëqenia
    MAQEDONI

    Baerbock para mbërritjes në Shkup: Maqedonia e Veriut është në BE, kështu garantohet stabiliteti dhe mirëqenia

    23/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e cila sot do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, para mbërritjes në Shkup tha se pret mbështetje të gjerë në parlament për ndryshimet kushtetuese. Baerbock në Shkup do të ketë takime me kreun e shtetit dhe opozitën në përpjekje për t’i dhënë shtysë ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera duhet të përfshihen në Kushtetutë.

    “Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ashtu si partnerët tanë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Këtë e kemi vërtetuar, e kemi treguar më së voni me fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim me BE-në në korrik të vitit 2022”, tha Baerbock para se të nisej për në Shkup, transmeton Deutsche Welle. Ajo thotë se nuk duhet të zhgënjehen pritjet e shumicës së madhe të qytetarëve në vend.

    “Shpresat dhe pritjet e mëdha që njerëzit në Maqedoninë e Veriut kanë për procesin e anëtarësimit, për ne janë një mundësi dhe rrezik në të njëjtën kohë. Rrezik, sepse mund t’i humbasim qytetarët e Maqedonisë për Evropën, nëse si BE i tradhtojmë pritshmëritë e tyre me gjithë progresin dhe lëshimet e dhimbshme që kanë bërë në 17 vitet e fundit. Një shans, sepse të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjerimit të BE-së e kanë të qartë se për çfarë bëhet fjalë: për një të ardhme në familjen evropiane, për një rajon me mirëqenie dhe paqe të qëndrueshme, për vetëvendosje”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

    Nga MPJ gjermane, para vizitës, vlerësuan se Maqedonia e Veriut është “vend kyç” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se qëllimi kryesor i vizitës së Baerbock është zhbllokimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese. Këtë e paralajmëroi edhe Baerbock në deklaratën.

    “Mund ta kuptoj mirë se për momentin në Maqedoninë e Veriut diskutohen me zemër dhe pasion të gjitha çështjet për identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën, kjo edhe tek ne nuk është ndryshe dhe është e natyrshme për çështje të rëndësishme siç është ndryshimi i Kushtetutës. Por përvoja tregon: në situata të tilla ia vlen të lëmë mënjanë kalkulimet partiake-politike, të udhëhiqemi nga një synim i qartë dhe të luftojmë vendosmërisht në atë drejtim. Mbështetja e gjerë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Kushtetutës do të dërgojë një sinjal jo vetëm në vetë vendin, por edhe më tej në të gjithë rajonin: ne absolutisht dëshirojmë të hyjmë në BE dhe po bëjmë gjithçka që është e nevojshme nga ana jonë”, tha. Baerbock para vizitës në Shkup.

    Previous Article“Plani i paqes”/ Gjermania i kërkon Kinës që të fillojë bisedimet me Kievin
    Next Article “Bechtel dhe Enka” nuk janë “Sinohydro”

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.