Author: Politiko

Ministri i Ekonomisë, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se duke u thirrur në analiza të cilat i kanë bërë paga minimale edhe më tej do të rritet dhe do të arrij pagën mesatare të cilën e kemi pasur në vitin 2016. Ai tha se shikuar nga kjo perspektiv tre vjeçare do të kishin ndryshuar mënyrën e implementimit të disa masave të cilat janë ndërmarr. “Për shkak se kemi vendosur se kryesisht ndihmën që e kemi dhënë ndaj qytetarëve ta bëjmë nëpërmjet kompanive shtetërore, ku nuk vërehet apo nuk preket nga qytetarët. Ndoshta kjo mund të tingëllojë si populiste, por…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar paqe, solidaritet si dhe agjërim të lehtë për agjëruesit. Urimi i plotë Besimtarë të nderuar, Madhështia e muajit të bekuar të Ramazanit ndriçoftë shtëpitë tuaja me dritën udhërrëfyese të besimit, paqes dhe harmonisë. Le të jetë çdo ditë e këtij muaji të shenjtë mundësi e rifreskimit shpirtëror, mirëkuptimit dhe pajtimit mes njëri – tjetrit, triumf i zemërgjerësisë dhe humanitetit. Ju uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ahmeti ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara. Urimi i plotë: Të nderuar besimtarë të fesë islame Uroj që muaji i bekuar i Ramazanit të shtojë ndjenjën e mirësisë ndaj njëri – tjetrit, të solidaritetit dhe mirëkuptimit, harmoninë dhe qetësinë në familjet tuaja. Qofshin këto ditë hyjnore shkëndijë e përjetshme reflektimi për rifreskimin tonë shpirtëror mbi vlerat e besimit. Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!

Read More

Drejtori Festim Halili në vizitë zyrtare në Jeruzalem, ku me ftesë të disa institucioneve të inovacionit dhe teknologjisë, u prezantuan arritjet më të fundit teknologjike në vend, u bënë kontakte me ekspertë të fushës së inovacionit dhe teknologjisë dhe mundësitë e mundshme që #FIZHT të bashkohet me projekte shkencore të udhëhequra nga institucionet izraelite dhe evropiane. Gjatë vizitës DFIZHT Halili zhvilloi takim me znj. Marina Zanci, drejtoreshë e Agjencisë Evropiane HaDEA (Agjencia Ekzekutive Evropiane e Shëndetit dhe Digjitalit), e cila është përgjegjëse për ndërtimin e një Evrope digjitale dhe krijimin e një industrie konkurruese, si dhe me z.Deni Sheker, drejtor…

Read More

Moderatori i edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti, është përplasur me komentuesit në videot e tij të publikuara në rrjetin social TikTok. Hamiti dhe komentuesit kanë degraduar në gjuhë banale ndaj njëri-tjetrit, duke u sharë me njëri-tjetrin. “Mu** ma i madh në Big Brother” ishte komenti i një personi, ndaj të cilit Hamiti nuk u kursye fare duke ia kthyer ‘e honksh’. Ndërkohë nuk ishte i vetmi ky, komenti tjetër ishte “M*t i kuq, guban dy ftyrash”, derisa replika e moderatorit ishte ‘ik pjerdhu’. Ndërkaq që, jo shumë gjatë, Alaudini vendosi që ti ndalojë komentet krejtësisht…

Read More

“Qeveria është e angazhuar fuqishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe mjedisit afarist. Investimet kapitale janë një nga prioritetet kryesore në programin qeveritar”. Këtë e porositi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me drejtoreshën e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim – BERZH për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe dhe shefin e Zyrës së BERZH-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi. Në takimin e sotëm, informojnë nga Minisitria e Financave, temë e bisedës ishin aktivitetet që janë ndërmarrë për realizimin e projekteve që janë të mbështetura financiarisht nga BERZH-i në pjesën për modernizimin…

Read More

Reformat në gjyqësor që do të sigurojnë sundimin e ligjit janë një proces i vazhdueshëm që duhet të ecë përpara, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm, deklaroi sot ambasadori evropian David Geer pas nënshkrimit të marrëveshjes së grandit të BE-së me BEI për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, informon PRESSonline.mk Geer theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë financiare dhe teknike në këtë proces. Ambasadori evropian theksoi se duhet të sigurohet që do të ketë një gjyqësor që do të ketë besimin e publikut dhe që do të jetë i pavarur, profesional dhe…

Read More

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reis efendi Shaqir Fetai me fillimin e muajt të Ramazanit ka uruar gjithë besimtarët e fesë Islame, duke u uruar agjerim të lehtë dhe të pranuar. Porosia e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në vigjilje të muajit Ramazan 1444 H / 2023 “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. [El-Bekare, 183] Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra dhe bashkëqytetarë të vendit, Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e ardhjes të muajit të bekuar…

Read More

“Nëse këtë nuk e kanë kuptuar deri më tani, se janë të larguar në heshtje, por që ende mund të jenë të dobishëm, në mitingun e fundit të Çair, Ahmeti me zë të lartë ua kujtoi se do t’i fryjë nga partia me uraganin që do t’ua përgatisë”. Kështu shkruan në shkrimin e tij të fundit autorial për portalin “Racin’, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Ljubisha Nikollovski, duke komentuar zhvillimet brendapërbrenda Bashkimit Demokratik (BDI), transmeton Politiko.makdomen.net “Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se e kanë kryer shërbimin e tyre dhe se janë bërë barrë për modernizimin e…

Read More

 (Editorial i portalit politiko.makdomen.net) Rastësisht ose jo, një emër i ekzekutivit është tejet frymëzues për sulme nga dy blloqe, të cilat kanë logjikisht motive të kundërta. Emri i Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë. Në shikim të pare, ose të dytë,nëse doni, pengon edhe emri i tij I përveçëm, për motive të supozuara. Nëse do të merremi me “shikime”, në shikim të tretë, mund të del se pengon BDI-ja dhe ndikimi i saj. Ky shkrim me shkas vjen pas një varg paraqitjesh të Zëvendëskryeministrit në disa media dhe pas një varg sulmesh në adresë të tij. Shumëkush që do të gjendej…

Read More