Author: Politiko

Koalicioni VMRO-DPMNE- Levica është kombinimi më i keq i mundshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa “Fronti për Europë” është i të gjithë forcave progresive në vend që duan që vendi të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane. Kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, gazetari shumëvjeçar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Aco Kabranov. “Koalicioni VMRO-DPMNE – Levica është kombinimi më i keq i mundshëm për Maqedoninë e Veriut. Levica hapur është kundër NATO-s dhe BE-së, ndërsa partia e Hristijan Mickoskit deklarativisht është për anëtarësimin e vendit në BE, por realisht nuk janë, dhe në çdo formë e…

Read More

Punonjësit e Policisë do të përfitojnë paga më të larta për 3.086 denarë në vlerë bruto që nga pagesa e pagës së muajit mars. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Njoftimi i plotë: “Vazhdojmë të rrisim në mënyrë lineare edhe pagat e punonjësve të policisë! Në seancë të Qeverisë i dhamë dritë të gjelbër rritjes së katërt të pagave në këtë sektor që do të jetë 3.086 denarë në bruto vlerë dhe do të realizohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në prill.”…

Read More

Qëndrimi i opozitares VMRO-DPMNE dhe Levicës për ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për rrugëtimin pa pengesa të vendit drejt Bashkimit Evropian (BE), e kthejnë vendin në regres dhe kohë të kaluara, vlerëson analisti politik Zudi Xhelili, duke folur për përpjekjet e shumicës parlamentare për të siguruar votat e nevojshme në Parlament që të tejkalohet edhe kjo pengesë në rrugëtimin e vendit drejt Evropës. “Është evidente se këto dy parti sillen pa përgjegjësi në momente shumë me rëndësi për vendin. Levica si parti me koncept anti NATO dhe anti BE, është një parti minore që gjithmonë do të merret me gjëra…

Read More

Informacionet që dolën së fundmi për emrin e Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, e ngritën opinionin në këmbë. Opozita del çdo ditë me akuza për zv.kryeministrin. VMRO-DPMNE akuzon Grubin në lidhje me kompaninë për mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10d, për të ashtuquajturën “Haciendën e Hagës” për faktin se vëllai i tij dyshohet se ka blerë një objekt afarist në qendër të Shkupit për gjysëm milionë euro në kohën kur ai është zëvendëskryeministër, por edhe lojën e futbollit dhe basketbollit në kabinetin e tij. Ndërkohë, brenda vetë BDI-së po…

Read More

Austria shpreh mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, por varet nga vetë vendi se kur do t’i fillojë hapat e ardhshëm në negociatat me BE-në dhe sa shpejt do të anëtarësohet në Union, tha presidenti austriak Alexander Van. der Bellen, i cili të mërkurën ishte në një vizitë zyrtare në vend. Autoritetet apelojnë që opozita të përfshihet në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të mos rrezikojë perspektivën evropiane të Maqedonisë, duke thënë se shteti nuk do të dështojë nëse në Preambulën e Kushtetutës shtohen tre apo katër popuj që jetojnë në…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim kategorikisht mohon lajmin e rrejshëm dhe spekulativ të botuar në TV Alsat dhe në portalin Fokus për gjoja negociata të BDI-së me ish kryeministrin Gruevski për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese. Asnjë zyrtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka asçfarë kontakti, as tash dhe as në të kaluarën, që prej arratisjes së tij, për asnjë çështje të vetme me ish kryeministrin Gruevski, andaj dhe shprehim keqardhje të thellë për publikimin e një spekulimi të tillë tendencioz dhe të pasaktë në media. Vlerësojmë që ndryshimet kushtetuese janë të rëndësisë së veçantë për vendin dhe qytetarët…

Read More

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Grubi tha se për ndërtimin e Maqedonisë Europiane pret dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi sipas tij edhe aty ka një frymë pro-europiane dhe atmofera paraqitet pozitive. “Pres qëndrimin tuaj. Pres që edhe VMRO-DPMNE të jap kontribut në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Besoj që “erërat” e reja që fryejnë në VMRO janë konstruktive dhe do të japin kontribut dhe do ta përmbyllim bashkarisht tregimin e një Maqedonie Europiane, ashtu siç u…

Read More

“Me shumë gjasa, nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe gjatë kësaj jave do të ngrihen edhe çmimet e disa pemëve dhe perimeve”. Kështu bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski sot kontrolluan çmimet e produketeve të ngrira në marketet e Shkupit. Ai tha se Qeveria do të sjell vendim dhe nuk do të pret punën e papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. “Nuk do të presim punë të papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. Me vendim të Qeverisë…

Read More

Të gjithë prisnin ezanin…! Për mbi 10 vite me radhë, sofra e iftarit që shtrohet në Çarshinë e vjetër të Shkupit është shndërruar në një sofër shprese në të cilën për çdo natë, mbi 130 studentë, punëtorë, gra e burra, gjendja ekonomike e të cilëve është rënduar, hanë iftarin të bashkuar. Këtë iniciativë, e mbajnë të gjallë disa djem të rinj, të cilët nevojtarëve u shërbejnë pa asnjë lloj përfitimi ekonomik. Sikur të mos mjaftonte fisnikëria dhe shërbimi, për shkak të modestisë, organizatorët nuk pranuan të flasin para kamerës, thanë se kjo vepër është obligim njerëzor dhe fetar për të…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i është përgjigjur ankesave të kreu të komunës së Kumanovës për gjendjen në gjimnazin “Sami Frashëri”. Shaqiri në një prononcim për TV21 tha se për ndërtimin e kësaj shkolle janë ndarë 60 milionë denarë për këtë vit dhe 70 milionë për vitin tjetër dhe se mos-realizimi është shkaku se komuna nuk ka dërguar plan dhe leje ndërtimi.  “Kemi pasur, vet personalisht, me ekipet tona të përbashkëta, kemi pasur më shumë se 2-3 takime. Mjetet, Qeveria ka një buxhet të veçantë në MASH, për këtë vit janë siguruar rreth 60 milionë, për vitin…

Read More