Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përvjetorin e sotëm – 3 vite nga anëtarësimi në NATO. Të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit. Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane. Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për…
Author: Politiko
Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO. Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski. Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”. Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi…
Konvikti i Universitetit të Tetovës pas shumë vitesh pritje, ka filluar të marrë pamje e një konvikti modern dhe i njejti pritet të jetë gati për studentet për vitin akademik 2023-24. Zv. Ministri i arsimit Agim Nuhiu thotë se punimet janë rreth përfundimit, kanë mbetur të vendosen edhe kuzhinat dhe orendit tjera brenda konviktit. “Ne presim që të kryhen punët përfundimtare sa i përket, sipërfaqes së konviktit në Tetovë.Tani janë edhe çështjet qe kanë të bëjnë me mobiljet me kuzhinat dhe orendit të tjera. Presim të themelohet një komision për të bërë evolimin e punës dhe shpejt edhe ky institucione…
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Krahas takimit me homologun e saj, Xhaçka është paraparë të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Do të nis sot rrugëtimi i Kombëtares shqiptarë në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024. Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Poloninë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshav, me fillim nga ora 20:45. Trajneri Silvinho por edhe lojtarët kanë folur me optimizëm para kësaj sfide duke thënë se synojnë ta nisin më këmbë të mbarë duke bërë kështu hapin e parë drejt arritjes së qëllimit për të qenë pjesë e fazës finale të kampionatit. Shqipëria është pjesë e grupit E kur përveç Polonisë bëjnë pjesë edhe Republika e Çekisë, Faroe Island, dhe Moldavia.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë…
Avokatja amerikane Nadia Kahf është emëruar në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë me mbulesë në gjykatë, raportojnë mediat lokale. Kahf, një avokate e ligjit familjar me origjinë siriane dhe avokate e imigracionit nga vendbanimi Wayne, bëri betimin të enjten me dorën e saj në një kopje të Kuranit, librit të shenjtë musliman, sipas uebsajtit lokal të lajmeve North Jersey. Ajo do të shërbejë si gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Qarkut Passaic pasi Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy e emëroi atë një vit më parë, sipas mediave lokale. Edhe pse Kahf nuk…
Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit, përcjell TV21. Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare. “Në qytetin e Shkupit, në komunat në qytetin e Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shenjat në uniformën bazë janë: mbishkrimi „ПОЛИЦИ”, “POLICIA”, “POLICE”, mbishkrimi „СООБРАКА|НА ПОЛИЦИА”, “POLICIA E TRAFIKUT”, “TRAFFIC…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi emërimin e Rafis Alitit për koordinator në Saraj. Ahmeti tha se kjo është e drejte ekskluzive e tij dhe se edhe në të kaluarën ka bërë emërime të ngjashme. “Në vazhdimësi. Është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë, për çështje të ndryshme të ngarkon njerëz për çështje qe do të ketè informacion dhe që do të bëjë një zhvillim në terren. Të tillë, z.Mexhiti ka qenë koordinatorë për Tetovë-Gostivar, Z. Bejtën e kam pasur për Strugë, z. Durakun e kam pasur për Saraj, vite më herët”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kemi pasur konsultime me kryetarin Ali Ahmeti dhe duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në BDI ishte propozimi i kryetarit Ahmeti që unë të pranoj rolin e kordinatorit në komunën e Sarajit dhe unë kam dhënë pëlqimin tim ndërsa vendimi është i kryetarit Ahmeti, deklaroi Rafiz Aliti për TV SHENJA në lidhje me emërimin e tij si kordinator për degën e BDI-së në Saraj, transmeton Politiko.makdomen.net “Ka ardh deri këtu për shkak të mospajtimeve brenda BDI-së me siguri Ahmeti në këtë drejtim ka bërë vlerësimin që interesi I BDI-së është që të mos vazhdojnë edhe më tutje përçarjet brenda…