Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Rama tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme, ndërsa theksoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero. Edi Rama: Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero.…
Author: Politiko
Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, ka kërkuar nga VMRO DPMNE-ja të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale që bën kjo parti në adresë të z.Grubi. Reagimi vjen pas pretendimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, se çmimi i atleteve të Grubit që mbante veshur një ditë më parë, ka qenë 450 euro. Nga kabineti i Grubit, thonë se shpifjet e VMRO-së janë bërë përditshmëri ndërsa propagandën e tyre e krahasojnë me atë të Hitlerit. “Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar sot për media në kuadër të vizitës së tij në Bratislavë, ku po merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEC 2023. Ai tha se konferenca po mbahet në një moment kritik për kontinentin evropian, në një kohë sigurie dhe shumë sfidash të tjera që lindin nga lufta në kontinentin evropian. “Pres që do të diskutojmë sfidat aktuale dhe mënyrat se si po përballemi me krizën, pastaj rëndësinë që Evropa të mbetet e bashkuar, sepse vetëm një Evropë e bashkuar mund të mbështesë luftën e popullit ukrainas për pavarësinë dhe vetëvendosjen…
Kryeministri Edi Rama sot ka folur për ngjarjet e fundit në veri të vendit në një panel në Forumin e Bratisllavës. Ai tha se problemet atje s’po e tregojnë arsyen kryesore të tensioneve, por që, sipas tij, Kosova dhe Serbia po hezitojnë sepse janë vetëm një hap larg marrëveshjes historike. “Përpara se të vijë vera, ne kemi një problem në veri të Kosovës. Nuk e di pse ndodh kjo në verë. Ndoshta pse Kosova e Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 20 vjet më parë? 10 më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot…
450 dhe 138 kanë një dallim mes vete, anise janë numra. I pari është tri herë më i madh se tjetri, ose më saktë, 300 për qind më i shtrenjtë! Nëse i pari është i gënjeshtërt, e tjetri i vërtetë, atëherë ato edhe më shumë flasin për aktorët që qëndrojnë prapa këtyre numrave. Këtë matematikë e bëmë si rezultat i përplasjes “së madhe” politike të VMRO-së, me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi. Në “qendër” të vorbullit, ose më saktë “nebulozës” së partisë së Mickovskit, u gjetën “patikat” e Zëvendëskryeministrit! Sipas tyre, patikat kushtokan 450 euro, sa një rrogë e qytetarit…
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Francës, Cyrille Baumgartner. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, procesi i ndryshimeve kushtetuese, skriningu, rreformat që po bëhen për integrimin europian si dhe investimet franceze në energji të ripërtrishme me përkrahje të plotë qeveritare, ishin temë e bisedës. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet i Qeverisë dhe ftojmë në bashkërëndim tē veprimeve të gjithë qytetarët, mediat, shoqërinë civile për denoncim të keqpërdorimeve, por edhe të propagandës dhe lajmeve të rreme.…
Të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor janë në një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian edhe atë pa nevojë. Maqedonia shumë kohë më parë është dashur të jetë anëtare e Unionit dhe prandaj i bëj thirrje kryetares së Komisionit Evropian që të bëjë gjithçka në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Union dhe të tregojnë më shumë empati për qytetarët dhe qytetaret në këtë pjesë të botës. Pamë nga shembulli i Ukrainës se rruga drejt Evropës duhet të jetë më e shpejtë. Këtë e bëri të ditur ish presidenti kroat Stipe Mesiq…
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në vazhdim të dialogut. Me shqetësim po përcjell situatën në Veri të Kosovës dhe dënoj ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e protestuesve të dhunshëm. Apeloj për deeskalim të situatës, rikthim të dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, andaj kërkoj nga autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me partnerët tanë strategjik, Europën…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është deklaruar për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai dënon ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it, si dhe ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë, informon Indeks.mk “Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar. Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin…
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Belinda Balluku. Projektet infrastrukturore dhe energjetike, rruga e integrimit europian si dhe situata në rajon përfshirë këtu edhe veriun e Republikës së Kosovës, ishin temë e bisedës mes Grubit dhe Ballukut. Duke diskutuar mbi projektet mes dy vendeve, theks të veçantë është vënë tek Korridori 8 duke thënë se jetësimi i këtij projekti ambicioz përmes planit të qartë për ndërtimin e tij do jetë arritje e…