Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, se tri shtete të BE-së po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fondeve IPA pas krizës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express. Ajo ka thënë se po dëgjon për herë të parë për diçka të tillë dhe ka thënë se ia merr mendja se kush janë këto tri shtete. Megjithatë Cramon thotë se s’ka shanca që të anulohet liberalizimi i vizave apo të ndalen fondet e IPA-së. “Këto informacione po i dëgjoj për herë…
Author: Politiko
Muaji qershor do të jetë i rezervuar për ekipet kombëtare të cilat do të zhvillojnë ndeshjet e tyre për kualifikueset për “Euro 2024”. Angazhim do të ketë edhe Kombëtarja e Zvicrës, që do i luaj dy ndeshje në qershor. Andorra e Rumania do të jenë kundërshtarët e zviceranëve në këtë muaj. Në prag të këtyre dy përballjeve, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e 24 futbollistëve të ftuar. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe tri futbollistë shqiptar. Kapiteni Granit Xhaka, zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri dhe sulmuesi Andi Zeqiri janë ftuar për dy ndeshjet kualifikuese. Dy ndeshjet kualifikuese i takojnë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se në bisedimet me Vesela Çernevën, e cila ishte këshilltare e ish-kryeministrit bullgar Kiril Petkov, është bërë hapi më i vogël përparimtar në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në skenën politike bullgare ka akuza të rënda se ajo ka spiunuar për të mirën e Maqedonisë. “Me Vesela Çernevën, si këshilltare e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, zhvilluam negociatat më të vështira”, thotë Osmani në një deklaratë për “360 gradë”. Këshilltarja e ish-kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva, është nën hetim për dhënie të informacioneve sekrete autoriteteve në Shkup. Ministrja e atëhershme e Punëve…
Nëse pasaportat për të rritur, bazuar në çmimet e reja, më të larta, kushtojnë 2.300 denarë (afër 40 euro), ndërsa për fëmijët 1.700 denarë (afër 30 euro), shteti do të inkasojë mesatarisht 2.000 denarë (rreth 35 euro) për një pasaportë, apo mbi 32 milionë euro, nëse të gjithë qytetarët vendosin t’i zëvendësojnë pasaportat me emrin e ri të shtetit Rreth një milion pasaporta të vlefshme të qytetarëve maqedonas, që duhet të ndërrohen brenda tetë muajsh, po krijojnë rrëmujë e pritje të gjata në sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu, shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve personale duhet të mbulohen…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se “ka ardhur koha” që Turqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, dhe tha se administrata e Bidenit gjithashtu beson se Turqisë duhet t’i sigurohen avionë luftarakë F-16 “sa më shpejt të jetë e mundur”. Blinken gjithashtu tha se administrata nuk i konsideron dy çështjet si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin ashtu. Të hënën, presidenti Joe Biden i lidhi tërthorazi këto dy çështje gjatë një bisede telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. “Kam folur me Erdoganin…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për nisjen e procedurave për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Shkup. Ai thotë se ky projekt, që është në të mirën e qytetarëve tregon përcaktimin edhe të Qeverisë për bashkëpunim me të parën e Shkupit, Danella Arskovskën edhe për projektin tjetër, të ndërtimit të bulevardit “Hasan Prishtina”. “Përshëndes vendimin e Qytetit të Shkupit për fillimin e realizimit të dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” (udhëkryqi me bulevardin Nikola Karev deri tek udhëkryqi me rrugën Xhon Kenedi dhe rruga Hristijan Todorovski Karposh). 📝Projekti është…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për festat në RM (“Gazeta zyrtare e RM-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 2 qershori (e premte) 2023, Dita e Shpirtrave, e premtja para Ditës së Shpirtrave, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Integrimi evropian është rruga të cilën me vetëdije dhe me përgjegjësi e zgjodhëm, sepse kjo nevojitet për stabilitet dhe progres të shtetit, për reforma të dukshme në plan të brendshëm, të cilat do të japin transformim pozitiv të shoqërisë sonë, porositi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, u tkaua me eurodeputetët nga grupi i Aleancëls progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian, Tonino Picula, Matjazh Nemec dhe Andreas Shider. Në takime, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, u bisedua për zbatimin e agjendës reformuese evropiane, për ndryshimet…
Mbaron pushimi për futbollistët e FC Shkupit. Ekipi bardheblu sot nis përgatitjet për ndeshjet europiane të kësaj vere. Grumbullimi i futbollistëve të Shkupit do të bëhet sot në stadiumin e Çairit. Nën-kampionët e vendit do të qëndrojnë në Çair deri me 5 qershor, ndërsa më pas do të zhvendosen në Ohër për të nisur fazën e parë më serioze të përgatitjeve. Qëndrimi në qytetin buzë liqenit të Ohrit do të jetë deri me 12 qershor, ndërsa më pas bardheblutë do të kthehen në kryeqytet për dy ditë, që me datë 16 qershor të niset për në kampin stërvitor në Bollu…
Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, në intervistë për RTK, deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën. “Kjo në fakt është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja. “Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist…