Author: Politiko

Bombardimet vranë pesë persona dhe plagosën 19 në një fshat në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore, ndërsa një sulm me dron shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Rusinë jugore. Artileria ukrainase goditi gjithashtu një qytet rus Shebekino rreth 7 km në veri të kufirit me rajonin Kharkiv të Ukrainës për herë të tretë brenda një jave, duke dëmtuar ndërtesa dhe automjete dhe duke plagosur katër persona. Forcat ukrainase përdorën raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA për të sulmuar. Predhat thyen xhamat dhe dëmtuan çatitë e një ndërtese banimi tetë katëshe, katër shtëpi dhe një shkollë. Ndërkaq një dron goditi…

Read More

Pavarësisht thirrjeve nga vendet partnere, Albin Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga linja e ndjekur deri më tani për situatën në veri të Kosovës. Në fjalën e tij në samitin e Bratislavës për sigurinë globale, Kurti akuzoi protestuesit si fashistë, ndërsa mbrojti qasjen e Policisë së Kosovës. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës: Policia jonë ka bërë një punë profesionale. Ka vokacion perëndimor, i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut dhe nuk i kanë shkelur në asnjë moment. Këto nuk janë protesta por turma që thërrasin “vrite, vrite”. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Sipas Kurtit, dhuna…

Read More

Ish-udhëheqësit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, janë dënuar me 15 vjet burgim për krime të kryera nga forcat serbe në territorin e ish-Jugosllavisë. Stanishiqi dhe Simatoviqi u shpallën përgjegjës për ndihmën dhe nxitjen e veprave penale të vrasjeve si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, dëbimit, transferimit të detyruar dhe persekutimit ndaj popullsisë kroate dhe asaj boshnjake, transmeton Klankosova.tv. Në vitin 2021, trupi gjykues i shkallës së parë në aktgjykimin e tij konfirmoi se ekzistonje në ndërmarrje e përbashkët kriminale e udhëheqjes politike dhe ushtarake e Serbisë, ku…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bratislavë, ku po marrin pjesë në Forumin “Global të Sigurisë GLOBSEC 2023”. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së RMV-së për përmbushjen e reformave në kapitujt kyç të procesit të anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe marrëdhëniet e partneritetit në çdo fazë të procesit. Kovaçevski mori garanci nga Von der Leyen se BE-ja mbetet mik dhe partner i Maqedonisë së Veriut dhe…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë Globsec në Bratisllavë, realizoi takim bilateral me Ministren gjermane për Evropën dhe Klimën, Ana Lirman. Në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e RMV-së, ku Osmani informoi për procesin e ardhshëm të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të hapjes së klasterit të parë të negociatave të anëtarësimit, dhe në këtë kontekst falënderoi për mbështetjen e fuqishme gjermane. Osmani e njoftoi bashkëbiseduesen me konceptin e a.q. “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”, i cili, siç theksoi, “periudha deri në anëtarësimin e plotë do…

Read More

Ministrja e Sportit e Francës, Amelie Oudea-Castera, e ka kritikuar tenistin Novak Gjokoviq për mesazhin që e lëshoi në fitoren e tij të parë në Roland Garros. “Tejet politik dhe i papërshtatshëm” e ka cilësuar ajo mbishkrimin e Gjokoviq, “Kosova është zemra e Serbisë”. “Nuk duhet të përsëritet edhe një herë”, ka thënë Oudea-Castera. Gjokovia me t’u kryer meçi është ndaluar për të shkuar në syrin e njërës prej kamerave qëndrimin e tij.

Read More

Shpat Kasapi është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar të të gjitha moshave. Artisti nga Maqedonia e Veriut që prej dekadash argëton publikun me muzikën e tij ka befasuar me lajmin e fundit. Ai ka zbuluar se së shpejti mund ta shohim si aktor në Turqi. Në “Natën me Aulonën” Shpati ka zbuluar kontaktet që ka në Turqi dhe planet për të marrë role atje. “Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak…

Read More

Rregullorja e Parlamentit parasheh afate të rrepta për debatin për amendamentet e Kushtetutës. Kryetari iParlamentit, Talat Xhaferi, pret që procedura për ndryshimet kushtetuese të fillojë në mesin e muajit të ardhshëm, informon PRESSonline.al “Nga momenti i dorëzimit të iniciativës për ndryshime kushtetuese në Parlament deri në miratimin e tyre, duhet të kalojnë së paku 4 deri në 5 muaj”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi. Sapo Qeveria të nënshkruajë Propozimin – nismën për ndryshime kushtetuese të përpiluar nga Grupi Punues, ai duhet të dorëzohet nëParlament. Brenda 30 ditëve pas dorëzimit, nisma duhet të shqyrtohet në legjislativ. Më pas, në dhjetë ditët…

Read More

Thyerja e shtizave mes Rusisë dhe “Perëndimit”, sërish, në një pjesë të konsiderueshme, bëhet përmes Ballkanit, kështu shkruan në shkrimin e tij autorial për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, analisti politik Petar Arsovski, përcjell Indeks.mk Sipas tij, në përpjekje për të stabilizuar rajonin, për të parandaluar përshkallëzimin dhe problemet e mëtejshme, NATO dhe BE janë në një përpjekje (relativisht) të koordinuara për të përshpejtuar integrimin evropian të vendeve kandidate. “Deri më tani, integrimi ynë evropian ishte vetëm çështje e së ardhmes sonë dhe një interes strategjik parimor ndërkombëtar, por tani është edhe çështje e sigurisë – këtu nuk ka doreza.…

Read More

Më përfundimin e sezonit të rregullt, 2022/23, një numër i futbollistëve kishin kontratë të përfunduar. Andaj stafi teknik i trajnerëve dhe kryesia pas analizave dhe bisedimeve që u zhvilluan me futbollistët, arritën në përfundim që të ndajnë rrugët. Fillimisht nga ekipi u largua portieri Kristijan Naumovski dhe Freddy Alvarez, ndërsa pas përfundimit të sezonit si futbollistë të lirë u larguan edhe Vladica Brdarovski, Xhelil Abdulla, Melos Bajrami, Besnik Ferati dhe Pepi Georgiev. Ndërkohë me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me portierin Stefan Jakimovski. Skuadra sot nis grumbullimin, ndërsa ka filluar edhe faza e bisedimeve me futbollistë të cilët do…

Read More