Miqësia dhe bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Donatela Versaçes duket ka arritur në kulm. Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare publikoi në Instagramin e saj këto pamje nga sfilata e javës së kaluar në Kanë. Dua Lipa dhe drejtuesja e një prej shtëpive më prestigjioze të modës në botë u shfaqën përdore në sfilatë, një veprim të cilin 27-vjeçarja shqiptare e ka pagëzuar në një postim në Instagramin e saj me emrin Duatella, bashkim i emrave të tyre. Në këtë sfilatë u paraqit një koleksion i veçantë veshjesh të titulluar “La Vakanca” që mban bashkëautorësinë, krahas Donatela Versaçes edhe…
Author: Politiko
Luizin dhe Kiaren i zë shiu në mes të Tiranës, kështu po duken. Çiftin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë i ka zënë shiu në rrugët e Tiranës. Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta. Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”. Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinënë”. Luiz Ejlli: “U lagëm u…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku në vëmendje kujdeset të vë gjithmonë trupin e saj. Ndryshimi i saj drastik vazhdon të jetë një inspirim i madh për shumë femra që e ndjekin atë. Së fundmi, artistja e hitit “S’të fal” ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa imazhe, ku e veshur me bikini teksa shijon rrezet e diellit. Ajo vë në pah barkun e tonifikuar, muskujt e trupit dhe të pasmet atraktive – të…
Messi vendos për klubin e radhës këtë javë Lionel Messi dëshiron që ta merr vendimin për të ardhmen e tij sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kjo do të bëhet gjatë ditëve në vijim, shkruan gazetari Fabrizio Romano.Kjo nuk do të thotë se ai do ta ndajë me të tjerët këtë informacion, por dëshiron që ta qartësojë të ardhmen e tij. Nga Barcelona ende nuk ka ofertë zyrtare, ndërsa Al Hilal është klubi që i ka dërguar ofertën nga muaji prill.
Juventusi është i prirur për të nënshkruar me futbollistin e Liverpoolit, Roberto Firmino. Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe ai do të largohet nga të kuqtë si lojtar i lirë. Sipas medieve italiane, Juventusi shpreson të firmosë me goleadorin latin dhe më pas të shesë Vlahovic për 80 milionë eurosh. Por për Firminon ka shumë konkurrencë. Reali i Madridit, raportohet se është më afër një akordi me 31-vjeçarin dhe presidenti Perez pritet t’i ofrojë një kontratë afatgjatë.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Emisarit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas saj ata nuk kanë krijuar marrëdhënie paqësore mes Kosovës dhe Serbisë por kanë bërë të kundërtën. “Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter./21MediaEditaTahiri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë pjesëmarrjen Forumin e Bratisllavës. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv tha se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të situatës në vend. „Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitve ende nëse do të marrë pjesë ose jo.”, tha Kryeziu. Forumi i Bratislavës 2023 i GLOBSEC është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet europiane dhe ekonominë që mbledh liderë nga vende të ndryshme. Këtë vit, sipas agjendës së publikuar nga ky forum, Kurti do të…
BISEDA TELEFONIKE U PERQENDRUA NE BLERJEN E F16 NGA ANKARAJA NDERSA SHBA KERKON ANETARESIMIN E SUEDISE NE NATO Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur telefonatën e tyre duke dhënë sinjalet se lidhjet SHBA-Turqi do të përmirësohen. Gjatë bisedës Erdogan ripërsëriti thirrjen e tij për blerjen e avionëve luftarakë F16 por SHBA-ja kërkon si fillim anëtarësimin e Suedisë në NATO. Presidenti amerikan Xho Bajden ka telefonuar presidentin turk Erdogan, menjëherë pas rizgjedhjes së tij. Biseda mes tyre dha sinjalet e para se lidhjet SHBA-Turqi do të përmirësohen. Biden u shpreh se Uashingtoni si fillim dëshironte…
Dyshja shihen bashkë në dasmën e futbollistit Lautaro Martinez Shoqëria e sulmuesit të Interit Romelu Lukaku me yllin e popit Megan Thee Stallion nuk kaloi pa u komentuar nga mediat e huaja të cilat aludojnë për një romancë të re mes dyshes. 28-vjeçarja ndoqi më herët nga rradhët e tifozëve një ndeshje të skuadrës së Interit, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se ajo është në lidhje me yllin e futbollit, i cili së fundmi u nda me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Sarah Mens. Këngëtarja ishte në romancë me reperin Pardison Fontaine për më shumë se dy vite,…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nuk pret ndryshime të mëdha dhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, pas largimit të masës për ngrirjes së çmimeve, e cila duhet të hyjë në fuqi pasnesër, por paralajmëron se Qeveria do ta ndjekë situatën që të reagojë nëse eventualisht ndodh kjo. “Të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që të mbeten çmimet e njëjta që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel, ndoshta edhe të jenë më të ulëta, janë bërë. Të gjitha kushtet e mëparshme që u krijuan për rritjen e çmimeve tani janë zhdukur dhe rryma nuk është me çmimin…