Dy nxënës janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë ceremonisë së diplomimit në një gjimnaz në Richmond të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktimat janë një nxënës 18-vjeçar që sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe babai i tij 36-vjeçar, sipas policisë amerikane. Një 19-vjeçar është ndaluar si autor i dyshuar i të shtënave me armë. Një tjetër person u gjet i armatosur në vendngjarje dhe fillimisht u ndalua si i dyshuar, por policia tani thotë se ai nuk ishte i përfshirë në këtë sulm. Ndërsa të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetuesve,…
Author: Politiko
Një grua ka vdekur në Studime të Vushtrrisë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Demos se ajo e ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar. Sot përfundon afati i BE dhe ShBA për zgjidhjen e situatës në veri “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është derguarr në IML për obduksion”, tha Zahiti. Lidhur me rastin nuk janë dhënë më shumë detaje. Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ngjarja tragjike.
Ambasadori i Francës Olivier Guerot, dje ka folur për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë dhe pritjet e komunitetit ndërkombëtar për Kosovën e Serbinë në dialogun që po zhvillohet. Diplomati nga Franca ka treguar se cilat janë mesazhet nga Franca dhe Gjermania për këto dy vende dhe çka pritet saktësisht nga palët. Sot përfundon afati i BE dhe ShBA për zgjidhjen e situatës në veri Ambasadori Guerot ka treguar edhe për përfshirjen e Presidentit të shtetit të tij, Emmanuel Macron, në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas ambasadorit, mesazhet kryesore që presidenti francez dhe kancelari gjerman i kanë përcjellë presidentes…
Shkrimtari i madh dhe botëror, Ismail Kadare, ishte i ftuar i nderit sot në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2023”. Ai u mirëprit ngrohtësisht nga lexuesit prishtinas dhe drejtuesit e institucioneve kosovare. Kadare ishte i shkurtër dhe i qartë. Ai u shpreh falenderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, e që populli shqiptar do të mbërrij ditë më të lumtura e më të ndritshme. Të pranishëm në hapjen solemne të panairit të sipërpërmendur ishin kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca, kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Me moton “Libri triumfon”…
Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se sot dhe nesër (e mërkurë dhe enjte), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Liderët e partive më të mëdha maqedonase, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, sot në ora 11:00 në Klubin e deputetëve është paraparë të realizojnë takimin e parë të liderëve për këtë vit, në të cilin temë kryesore pritet të jenë ndryshimet kushtetuese për përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, përcjell Telegrafi Maqedoni. VMRO-DPMNE vazhdon të jetë kundër, ndërsa LSDM shpreson se Mickoski do t’i pranojë amendamentet kushtetuese sepse sipas tyre, ato janë rruga e vetme për në BE. Zv. kryeministri Bojan Mariçiq tha se pret që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese të shtrohen në takimin e liderëve, të…
Melinda Ademi shpesh herë ka postuar foto me nënë e ndjerë, por asnjëherë me babin. Sot, për ditlindjen e tij, artistja ka publikuar për herë të parë një “Instastory” me të atin, shkruan “Kosovarja”. “Shumë urime babi, te dua shume,” shkroi mes tjerash Melinda. Këngëtarja po vijon të sjell projekte dhe bashkëpunime të reja në skenën muzikore në vend.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Përmetit. 24-vjeçari rezulton një student ekselent që ka studiuar në Amerikë. Ai njihet si një person i qetë dhe pa precedent penal. I riu ka studiuar në SHBA, vend ku dhe jeton e punon. Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni. Familjarët…
Bëhet e ditur se një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri. Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit,…
Letra mes Dianës, princeshës së Uellsit dhe ish-prezantuesit britanik, Michael Barrymore për takimet e tyre shumë sensitive tregojnë se telefoni i saj ishte përgjuar nga gazeta britanike “Daily Mirror”, tha Gjykata e Lartë. Më herët, duka e Sussex-it paditi botuesin e gazetës duke e akuzuar se kishte mbledhur informacione të paligjshme, ndërsa në gjyq u tha se nëna e tij ishte një “shënjestër e madhe” për titujt e ”Mirror Group” (MGN). David Sherborne, avokati i Harry, i tha gjykatës se disa aktivitete të supozuara të paligjshme në lidhje me Dianën do të kishin ndikuar gjithashtu tek duka. “Është pjesë e…