Forcat ruse kanë qëlluar mbi shpëtimtarët ukrainas duke u përpjekur të arrijnë zonat e përmbytura në rajonin Kherson që janë nën kontrollin rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të evakuojnë mijëra njerëz në zonën e përmbytjeve pas shembjes së digës, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Zelensky i bëri komentet në një intervistë ekskluzive me mediumin gjerman Bild. “Njerëz, kafshë kanë ngordhur. Nga çatitë e shtëpive të përmbytura, njerëzit shohin njerëz të mbytur duke notuar pranë. Ju mund ta shihni atë në anën tjetër. Është shumë e vështirë të largohen njerëzit nga pjesa e…
Author: Politiko
Policia e Spanjës e ka identifikuar trupin e Sibora Gaganit, 22-vjeçares me prejardhje shqiptare e cila u zhduk më 2014. Mediat spanjolle kanë thënë që ish i dashuri I saj, Marco Gaio Romeo, ka rrëfyer që e ka vrarë. Trupi i Gaganit ishte fshehur në një arkë druri midis dy mueve të banesës ku jetonte me Romeon. Te zgjidhja e rastit ishte kur Romeo theri partneren e tij, Paulën. Kështu u ngjallën dyshimet që ai mund të kishte gisht edhe në vrasjen e Gaganit, ai në mënyrë jozyrtare e kishte pranuar që e kishte murosur atë në shtëpinë ku jetonin,…
Të mërkurën në orën 15:15, një burrë është therur me thikë nga një person i panjohur në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova. “Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i therur me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Të mërkurën është arrestuar një person i dyshuar për një plaçkitje që ka ndodhur dy muaj më parë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se prokuroria ka marr vendim që i njëjti të dërgohet në mbajtje, raporton Klan Kosova.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se temë diskutimi me ish-gjeneralin Clark, ishte ruajtja e stabilitetit si dhe partneritetit me BE-në dhe SHBA-të. Statusi i plotë: Takimet me ish gjeneralin amerikan të NATO-së, Wesley Clark janë çdoherë kënaqësi e veçantë. Bashkëbiseduam mbi rrugën europiane të vendit dhe rëndësinë e kontributit që duhet japin të gjithë për ruajtjen e stabilitetit rajonal përmes përforcimit të raporteve të fqinjësisë së mirë dhe në partneritet me BE-në dhe SHBA-të. 806342747521912
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se temë diskutimi në këtë takim ishte rëndësia e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D në aspektin infrastrukturor dhe ekonomik për vendin. Njoftimi i plotë: Bashkë me ministrin Boçvarski dhe përfaqësuesit e konzociumit Bechtel & Enka mirëpritëm sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D për vendin dhe mbarë rajonin, si dhe për stabilitetin buxhetor të vendit. Vazhdimi i mbështetjes nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar…
Partia Liberal Demokratike (PLD) është e gatshme të pranojë hyrjen e VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeverisës nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese. Sipas kryetares së PLD-së, Monika Zajkova, e ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja. “E ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja dhe sigurisht progresi i Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bashkimin Evropian dhe hapjen e klasterave. Dhe pikërisht për këtë mirëpresim disponimin e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjen e tyre për të dhënë mbështetje në proceset integruese evropiane dhe për të votuar për ndryshimin e Kushtetutës. Është mirë që VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, por ato…
Dea Michelle ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BB VIP. Ish finalistja ka folur edhe për jetën e saj private. Teksa u pyet se a është në një lidhje dashurie ajo nuk hezitoj të përgjigjej. “Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”.
Me Turqinë që po përballet me një krizë financiare të afërt, presidenti i sapozgjedhur Rexhep Tajip Erdogan i dha politikanit dhe ekonomistit Mehmet Simsek rolin për të drejtuar ministrinë e financave. Analistët thonë se kjo lëvizje shënon një kthim dramatik të politikës ekonomike. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, mbeten pikëpyetje nëse Erdogan do të pajtohet me politikat që mund të zgjedhë ministri Simsek. Emërimi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i Mehmet Simsekut, një ish-bankier amerikan, si ministër i financave, shihet gjerësisht si tregues i fundit të politikës jotradicionale të ndjekur nga Erdogani…
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luizi e ka shprehur disa herë se e sheh Kiarën si nënën e fëmijëve të tij, madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre. Në muajin shkurt, gjatë një bisede, Kiara është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë ndërsa Luizi u shpreh se do një fëmijë sa më shpejt. Ajo Kiara më parë e ftuar në “Më lër të flas” tha se është gati për hapin e rëndësishëm. “Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe…