Author: Politiko

LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Dy ditë më parë ka filluar sanimi i seksionit Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbapos. Komunikacioni në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme me shpejtësi maksimale 30 kilometra në orë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka arritur në Forumin e Prespës për dialog po mbahet në Strugë ku është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, informon Klan M. Diskutimi do të jetë edhe për situatën në Veri të Kosovës, dje Kurti i bëri thirrje KFOR-it të ushtrojë trusni ndaj Serbisë që ti kthej policët e kidnapuar.

Read More

Situata e ndërlikuar dhe ngjarjet e zhvilluar së fundmi në shtetin e Kosovës ishin temë e emisionit të mbrëmshëm “Opinion” me Blendi Fevziun. Për temën “3 policë peng nga Serbia, ç’do të ndodhë më pas?”, në Opinion ishin gjashtë te ftuar të cilët analizuan situatën aktuale dhe këndvështrimin ndëkrombetar ndaj shtetit të Kosovës. Gazetarja e njohur Esmeralda Mulaj në deklaratën e saj tha se Albin Kurti për situatën në Kosovë duhej të koordinohej me kreun e Integristëve, Ali Ahmetin, duke e cilësuar të njejtin si personalitet politik i cili e ka dëshmuar fuqinë e tij politike si në kohë luftë…

Read More

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka bërë thirrje për arsimimin dhe sigurinë e fëmijëve në Ukrainë. Ky reagim i saj erdhi pas disa pamjeve të shpërndara ku janë parë disa nxënës duke vallëzuar në strehimoret e sulmeve ajrore. Ata kanë festuar diplomimin e tyre, e është traditë që zakonisht kur ata diplomojnë, vallëzojnë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Nxënësit vitin e kaluar vallëzimin e diplomimit e bënë në rrënojat e shkollave, e tani në strehimore. Fëmijët tanë kanë nevojë për edukim dhe siguri. Dhe kjo do të ndodhë, sepse e vërteta është në anën tonë”, është shprehur ajo.

Read More

Kurti sot shkon në Forumin e Prespës? Kryeministri Albin Kurti pritet që sot të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog. Alsat raporton se ky informacion u është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilët u kanë thënë se Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen, raporton Express. Ky medium raporton se edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se me Kurtin sot do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes, me qëllim qetësimin e situatës dhe garantimin e paqes në rajon. Kurti dje i bëri thirrje dje…

Read More

Janë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve tashmë të rritur dhe gjithashtu bashkëpunëtor të pa ndarë. Fjala është për Shkumbin Kryeziun e Mimoza Mustafen, të famshmit e hitit “Lule Mimoze”. E, Mimoza ka ndryshuar shumë vitet e fundit, duke u bërë gjithnjë e më e re, më e freskët dhe moderne, shkruan “Kosovarja”. Me këto ndryshime të Mimozes, Shkumbini duket sikur e ka një grua të re.

Read More

Sektori për punë të brendshme Shkup-Njësia për siguri të komunikacionit rrugor sot do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët përreth arenës nacionale “Todor Proeski” në Shkup, ku me fillim në orën 20:45 do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll mes reprezentacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të komunikacionit.

Read More

Gjermania vazhdon përgatitjet për Euro 2024, ndërsa sfidën e radhës miqësore do ta ketë kundër Polonisë në mbrëmjen e së premtes. Hera e fundit që dy ekipet u përballën ishte shtatë vite më parë në një sfidë të vlefshme për Euro 2016, që përfundoi në barazim pa gola. Si vendi organizator i Europianit të radhës, kombëtarja gjermane është e kualifikuar, por do të luajë një sërë miqësoresh në përgatitje për turneun. Pancerat u eliminuan që në fazën e grupeve në kupën e botës Katar 2022. Ndeshja e fundit ndërkombëtare e Gjermanisë ishte kundër Ukrainës, që përfundoi në barazim 3-3. Ekipi…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore. Mësohet se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë. Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E.…

Read More

Një autobus që transportonte të moshuar drejt një kazinoje u përplas me një kamion në një kryqëzim autostrade në një zonë rurale të provincës kanadeze të Manitobas të enjten, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, tha policia. Rob Hill, komandant i policisë kanadeze në Manitoba, tha se autobusi po transportonte 25 persona. Dhjetë të mbijetuarit u dërguan në spitale. Pamjet televizive transmetuan imazhe të asaj që dukej si një furgon ose autobus i madh që digjej në një kanal pranë një kamioni transporti. Trotuari ishte i mbushur me mbetje nga përplasja dhe xhama të thyer. Kryeinspektori…

Read More