Author: Politiko

Arbenita Ismaili, është një modet më të komentuara kohët e fundit. Trupi dhe super linjat trupore që ka e bëjnë Arbenitën tejet unike. Mos të harrojmë të kujtojmë se ajo është nënë e një vajze 2 vjeçare. Arbenita duket më gati se kurrë për verën që po a pret, shkruan “Kosovarja” Pra, reperi Fero, është me fat për këtë bukuri që ka në krahë.

Read More

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka takuar edhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviq. Biseduam për situatën në rajon, e me theks të veçantë atë në veri të Republikës së Kosovës dhe theksuam nevojën e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit me qëllim të stabilizimit të gjendjes në rajon, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti. Gjatë ditës së sotme, në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës për Dialog kisha takim vëllazëror me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Biseduam për situatën në rajon, e me theks të veçantë atë në veri të Republikës së Kosovës dhe theksuam nevojën e…

Read More

Këngëtarja Jehona Sopi, pas një pauze të konsiderueshme, i është kthyer publikut dashamirë me një koncert solistik të quajtur “Jehonë”. Këngëtarja, e ka shijuar këtë koncert, ku të pranishëm ishin një numër i madh i admiruesve të saj, shkruan “Kosovarja”. Dhe, pas ca ditësh nga suksesi i koncertit, këngëtarja është kthyer në Instagram për ta uruar me rastin e ditëlindjes bashkëshortin e saj. Këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shoqin.

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD), është ankuar të premten se policët të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe, po keqtrajtohen në Serbi. Shefi i stafit në këtë dikaster, Sharr Jakupi, ka thënë se të privuar nga ushqimi dhe uji, policët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor nga autoritetet serbe. “Raporte thellësisht shqetësuese në lidhje me trajtimin e tmerrshëm të tre policëve tanë të rrëmbyer nga Republika e Kosovës, aktualisht të ndaluar në Kralevë. Pavarësisht se u është zgjatur paraburgimi për 30 ditë me akuzën për ‘posedim të paautorizuar të armëve’, krim i vërtetë janë…

Read More

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në Strugë sot ka takuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë, ka shkruar Ahmeti pas takimit. Në kuadër të punimeve të Prespa Forum Dialogue, sot në Strugë takova edhe presidentin Bajram Begaj. Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë…

Read More

Ishte personazhi qendror i premierës që u dha më 5 qershor të këtij viti, në skenën “Frosina” të Qendrës Kulturore Rinore i shfaqjes “Koka e gjarpërit”, i cili për më shumë se një orë e gjysmë e mbajti mbi supet e tij jo vetëm rolin e Hisen Agës, por dhe shfaqjen në tërësi, sepse, nuk kishte skenë pa qenë i pranishëm ai fizikisht. Ky është Xhavid Qerimi Llovca, lindur e rritur ne Shkup, student që pritet të diplomojë këtyre ditëve në Univerzitetin “Nene Tereza” ne Shkup në Programin Studimor Administratë Publike dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore, anëtar i Grupit Dramatik…

Read More

Einxhel dhe Dagz prej kohësh e shijojnë romancën e tyre mes Prishtinës dhe Tiranës. Ata duket se janë lodhur nga lëvizjet e shpeshta Prishtinë-Tiranë tashmë që familjes i është shtuar dhe djali Trev dhe kanë marrë një vendim. Dagz në daljen e tij të fundit ka treguar se pas një muaj do të jenë në Prishtinë dhe moderatorja do ta vazhdojë dhe punën atje. ‘Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhetoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu…

Read More

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në ditën e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar. Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë, ka shkruar kryetari Ahmeti pas takimit. Në kuadër të Prespa Forum Dialogue në Strugë takova sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin. Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin…

Read More

Kylie Jenner po mban një unazë ikonike Trinity nga Cartier teksa është në një marrëdhënie romantike me aktorin Timothée Chalamet. Fansat e saj po spekulojnë se diçka serioze po ndodh në marrëdhënien e tyre. Ishte vetë Kylie Jenner ajo që nxiti dyshimet përmes disa fotove që ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Në foto shihet Kylie pranë dritares së avionit të saj privat prej 174 milionë dollarësh duke shfaqur bizhuteritë e saj. Asgjë nuk dukej e pazakontë përveç unazës së pacenuar prej ari të ndërthurur me vlerë 1570 dollarë të vendosur pikërisht në gishtin e majtë të unazës. Unaza…

Read More

Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve. Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi…

Read More