Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar. Zëdhënësi i policisë thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar. Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Tensionet nisën më 26…
Author: Politiko
Këtë të Premte mbërrin në Tiranë kryeministri hungarez Viktor Orbán. Përmes një njoftimi zyrtar, Kryeministria bën me dije se ceremonia e pritjes së tij do të nisë në orën 09:30. Pritet që në orën 10:30 të paradites së sotme të nënshkruhen marrëveshjet mes dy vendeve e më pas në orën 10:40 Kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me homologun e tij të mbajnë një konferencë për shtyp. Para pak orësh, ka qenë vetë Orban i cili ka njoftuar vizitën e tij zyrtare duke postuar një foto në Facebook-un e tij, ku ai shkruan: Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të…
Në kuadër të ngjarjes Prespa Forum, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar më përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se stabiliteti i vendit dhe rajonit përforcon politikat e fqinjësisë së mirë. Postimi i plotë: Ishte kënaqësi që në kuadër të Prespa Forum Dialogue të bashkëbisedoja për situatën aktuale në vend dhe në rajon me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach. Potencuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përforcimit të politikave të fqinjësisë së mirë dhe vazhdimit…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ngjarjen Forumi i Prespës ka zhvilluar takim dhe me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ahmeti në Facebook shkruan se çeshtja ndërmjet dy vendeve duhet të zgjidhet me njohje të ndërsjelltë. Statusi i plotë: Kënaqësi të takoja sot në Prespa Forum Dialogue të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak. Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve. Përgëzova z.Lajçak…
Në panelin e katërt “Reconciliation and Democracy as Catalyst of Change in the Balkans”, i drejtuar nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi kishin diskutim edhe Zëvendës kryeministrja e Kosovës znj. Emilija Rexhepi, Sekretarja shtetërore e Zvicrës znj. Livia Ley, Drejtoresha për Europë dhe Azi Qendrore nga European External Action Service znj. Angelina Eichorst, Përfaqësuesi i lartë i BE për Kosovën z. Miroslav Lajçak, Sekretari shtetërorë për punë të jashtme i Vatikanit z. Miroslav Stanislav Vashoski, Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perendimor z. Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi i…
“Pajtimi është rivendosja e marrëdhënieve miqësore apo veprimi i bërjes së një bindjeje ose pikëpamje të përputhshme me një tjetër. Pra, mendoj se ishim miq, pastaj u grindëm, dhe tani po rikthehemi në marrëdhëniet miqësore”. Kështu tha në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi në panelin me temë: “Pajtimi dhe demokracia si katalizator i ndryshimit në Ballkan” që u mbajt të enjten në Strugë në suaza të edicionit të tretë të Forumit të Prespës për dialog me titull “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një…
SHBA DHE BE DUHET TA NDALIN KURTIN Situata në Kosovë është tmerrësisht e vështirë – ka vlerësuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë press-konferencës së përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njofton KlanM. Sipas Vuçiqit, ai përpiqet ta ruajë paqën me çdo çmim por thotë se ka punë me njerëz që e duan të kundërtën. “Nuk mund të duroj më fizikisht. Nuk mund të flej natën. Për shkak se e di se cfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijë prej 12, 13 vjeç janë të gatshëm të vdesin dhe duhet këtë ta ndalim. Janë të…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku tre zyrtarë të policisë u kapën nga ushtria serbe. Rama thotë se siç duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Sipas tij, pavarësisht pretendimeve të ndryshme, duhet që ata të kthehen sa më parë në shtëpi. Dhe për këtë shprehet se që prej dje qeveria shqiptare është fokusuar tek lirimi i tyre. “1.Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në kufi me Serbinë e në brendi të territorit të Republikës së Kosovës. Në Mitrovicë, kryeministri u mirëprit nga familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar, transmeton klankosova.tv. ”Familjarët vlerësuan përkrahjen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli, që po ua lehtëson barrën”, citon kryeministria mes tjerash. E në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, ai [Albin Kurti] u prit nga familjarët e Beqir…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, në panelin me temë: “Pajtimi dhe demokracia di katalizator i ndryshimit në Ballkan” që u mbajt të enjeten në Strugë në suaza të edicionit të tretë të Forumit të Prespës për dialog me titull “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”, në fjalën e tij foli edhe për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Sipas tij, problemi i opozitës maqedonase nuk është me futjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, por…