Author: Politiko

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, i janë gëzuar zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, pasi në fillim të qershorit kaloi Projektligji për plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023. Me projektbuxhetin i vitit 2023, të propozuar nga Qeveria Kurti, parashihej që mjetet vetanake të kalonin në arkën e shtetit. Muharremaj e Ahmeti e quajnë të padrejtë bllokimin e këtyre mjeteve, pasi konsiderojnë se të hyrat vetanake u takojnë ekskluzivisht komunave. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se të bllokuara kanë qenë 380 mijë euro dhe se ato…

Read More

Një person është arrestuar të premten në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka rrahur djalin e vet. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Një vajzë kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi, është sulmuar nga tre persona të panjohur në lagjen “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të njëjtit e kanë goditur në këmbë, përcjell Klankosova.tv. “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Read More

Një 14-vjeçar është arrestuar të enjten në Prishtinë në orën 10, pasi dyshohet se e ka therur me thikë një 15-vjeçar. Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se e ka qëlluar pa dashje viktimën derisa po luanin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në prani të prindit dhe avokatit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës pretendojnë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe. Autoritetet në Serbi thonë se ata kanë qenë “thellë” në territorin e tyre, kur janë arrestuar. I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka thënë të premten gazetarëve se e kanë ndjekur “rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës”. “Janë dy skenarë, një se ata janë rrëmbyer nga brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi,…

Read More

Dashi Dite shume e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do ndiheni gati te filloni një lidhje me te qëndrueshme. Për beqaret nuk do mungojnë takimet, por nuk ka ardhur ende koha për një angazhim. Ne planin financiar do kryeni investime te rëndësishme sepse situata do jete me e mire sesa ju mendonit. Demi Pozicionimi i mire i planetëve do iu sjelle me shume qëndrueshmëri ne çift sot. Askush nuk do mundet dot ta turbulloje atmosferën e ngrohte qe është krijuar. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri…

Read More

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka rrahur vjehrrën të premten rreth orës 11 e 40 në Drenas. Sipas policisë, viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë politik me Serbinë me ftesë të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili paralajmëroi një takim për menaxhimin e krizës. Gjatë një debati në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që po mbahet në Strugë, Kurti nuk dha shenja se do të pranojë kërkesat e diplomacisë perëndimore për tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga komunat veriore të Kosovës dhe të kryetarëve të zgjedhur në votimet e…

Read More

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbylli përgatitjet për sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 kundër Moldavisë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”. Për më shumë se një orë, i gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo. Skuadra punoi më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe lojtarët u shfaqën në formë të mirë. Trajneri provoi situata të ndryshme loje dhe vendosje të ndryshme taktike. Ai u dha kuqezinjve porositë e fundit, ndërsa ka pak dyshime sa i përket formacionit kuqezi. Në portë për një vend titullari garojnë Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Ndërsa në…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca Veriatlantike do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por që tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit. “Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 11 dhe 12 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”- tha Stoltenberg nga Brukseli. Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”. Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi…

Read More