Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje ka bërë publik lajmin se ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës por ajo që bije në sy është se Kasami tenderin e ka hapur nëpërmes Ndërmarrjes pë Transport Publik, ndërmarrje kjo që ska pikë lidhje me projektin në fjalë. Sipas informacioneve brenda institucionit Komunë, projekti i rikonstruimit (ndërtimit) është nisur pa pasur mjete të disponueshme (pa pasur para për realizim), por është nisur me mjete të planifikuara që pritet Komuna ti sigurojë në të ardhmen. Përveç këtyre, Komuna e Tetovës në thirrjen e shpallur ka bërë një sër lëshimesh,…
Author: Politiko
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka qenë pjesëmarrës Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili është shprehur se me dituri dhe mençurinë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi janë shumë afër anëtarësimit të BE-së dhe se duhet punuar me shumë përkushtim. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ai shprehet se duhet ta ngrejë edhe më shumë zërin sesa e ka ngritur deri më tani dhe se të gjithë do i ketë në krah. “Luftërat i fituam edhe politikisht e ushtarakisht dhe diplomatikisht, sot kemi një luftë…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani kanë marrë pjesë në edicioni e tretë të Samitit të Diasporës i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë samit marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq dhe të ftuar të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij ka folur…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në vendin tonë gjatë vitit të fundit. Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj. Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres. Ekonomia joformale, korrupsioni, sfidat e sektorit privat e sundimi i dobët i ligjit, janë disa nga…
Jemi shndërruar në model të një institucioni që arrin t’i shkrijë, unifikojë e përbrendësojë të gjitha virtytet e homo balkanikusit, duke gjetur gjuhën e komunikimi jo vetëm ndërmjet vete si shqiptarë, madje as vetëm me shqiptarët e rajonit, por edhe me bashkëqytetarët tanë të komuniteteve të tjera etnike e religjioze. Nga Skender ASANI U bënë saktë 115 vjet qëkur në Manastir u publikua lajmi i Komisionit të Kongresit se ata ishin dakorduar që prej atij çasti e këndej shqiptarët ta shkruajnë gjuhën e tyre me alfabetin latin. Filologët i kanë shpjegimet e tyre, se kështu u zgjidh problemi i shkrimit…
Polina është një gjyshe ukrainase që jeton në Poloni, por zemra e saj është në Ukrainë, ku nipi i saj Nikita i është rrëmbyer nga Rusia. Nikita është një fëmijë me nevoja të veçanta që jetonte në një shkollë me konvikt në territorin e kontrolluar nga Rusia. Në tetor të vitit të kaluar, autoritetet ruse urdhëruan që të gjithë fëmijët e kësaj shkolle të zhvendoseshin në Rusi, pa njoftuar familjet e tyre. Polina nuk e dinte se ku ishte Nikita derisa pa një foto të tij në Instagram me një mbishkrim që thoshte: “Rusia merr fëmijë me vete”. Ajo u…
Në një seancë parlamentare, deputetë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimet e tyre për procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë akuzuar Qeverinë për mungesë të transparencës dhe bashkëpunimit me opozitën në këtë çështje. Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve dhe se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i ashpër me të. Ajo ka kërkuar që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të mos ketë fuqi ekzekutive. Mergim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka sulmuar Qeverinë për manipulim dhe regres në dialog me Serbinë. Ai ka pretenduar se…
Me mesazhe për respektim të gjuhës shqipe, por edhe për respekt të ndërsjellë midis komuniteteve në vend, vijoi Akademia solemne me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ahmeti: Gjuha shqipe përkrah maqedonishtes Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se e ardhmja e vendit drejt BE-së ndërtohet së bashku e jo të ndarë, andaj uroi për jetë gjuhën shqipe përkrahë gjuhës maqedonase. “Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë, e jo të ndarë, gjuhët t’i përparojmë bashkë dhe bashkë krahë për krahë, e jo njëri…
Me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestimi qëndror në nderim të 22 nëntorit – Ditës së alfabetit shqip. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes disa fotografive të publikuara në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se gjuha e cila dikur cenzurohej, sot flitet lirshëm dhe po institucionalizohet. Grubi në mesazhin e tij shkruan se Maqedonia e Veriut respekton vlerat e një shoqërie multi-etnike. Statusi i plotë: Manifestimi qendror për shënimin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut reflektoi sot…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte sot pjesëmarrës në manifestimin qëndror për shënimin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit në Shkup. Ahmeti përmes një publikimi në Facebook shkruan se përmes shënimit të këtyre festave kujtojmë sakrificën e intelektualëve të kohës drejt unifikimit të alfabetit dhe gjuhës shqipe. Statusi i plotë: Përvjetorin e 115-të të Kongresit të shkronjave shqipe të Manastirit e shënuam sot me manifestimin qëndror në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, duke rikujtuar sakrificat shekullore të kombit tonë për të pasur shqipen e shkruar dhe shkollat tona, e drejtë e natyrshme, e luftuar padrejtësisht dikur.…