Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Stadiumi/ Kasami vendos kushte që i përmbushin kompanitë e tij të afërta (Detaje)
    MAQEDONI

    Stadiumi/ Kasami vendos kushte që i përmbushin kompanitë e tij të afërta (Detaje)

    23/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje ka bërë publik lajmin se ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës por ajo që bije në sy është se Kasami tenderin e ka hapur nëpërmes Ndërmarrjes pë Transport Publik, ndërmarrje kjo që ska pikë lidhje me projektin në fjalë.

    Sipas informacioneve brenda institucionit Komunë, projekti i rikonstruimit (ndërtimit) është nisur pa pasur mjete të disponueshme (pa pasur para për realizim), por është nisur me mjete të planifikuara që pritet Komuna ti sigurojë në të ardhmen.

    Përveç këtyre, Komuna e Tetovës në thirrjen e shpallur ka bërë një sër lëshimesh, që lë të nënkuptohet se tenderi është hapur që të fitohet nga kompanitë e afërta të Kasamit, praktikë tashmë e njohur në qeverisjen Kasami-VMRO.

    Sipas informacioneve, Kasami pritet që për projektin në fjalë, të angazhojë kompani që në të kaluarën e sajë, nuk ka realizuar projekt të tillë, dmth, Kasami përgatitet që tenderin ta fitojë një kompani e pa dêshmuar në këtë fushë.

    Dhe krejt në fund, që të lehtësojë procedurën për kompanitë e afërta, Kasami ka zvogëluar edhe kapacitetin e stadiumit të Tetovës.

    Detaje të plota:

    Titulli i procedurës:
    NDËRTIMI DHE REKONSTRUIMI I OBJEKTEVE SPORTIVE?
    Tenderi për rekonstruim të objektit: Stadiumi i futbollit i Qytetit të Tetovës

    Organi kontraktues:
    Ndërmarrja publike për transport publik TRANSPORTI TETOVËS Tetovë

     Përse institucioni që nuk ndërlidhet me operim me Stadiumin e Tetovës shpall procedurën për rekonstruim?

    Procedura është e titulluar – Projektim dhe realizim me çelës në dorë ndërsa në shpallje është e vendosur edhe paramasa e projektit – gjë që realisht është kontradiktore me kërkesën.
    Sipas kërkesës realizuesi duhet vet të projektojë dhe realizojë projektin, kështu që Paramasa e publikuar është shkelje.

    Vlera e projektit është 600 000 000,00 MKD.
    Kushti financiar që duhet të plotësojë realizuesi është min 600 000 000,00 MKD për tre vitet e fundit (2020, 2021 dhe 2022).
    Ky kusht është i vetmi kusht që korespondon me vlerën dhe peshën e projektit.

    Kushtet teknike që duhet të plotësojë realizuesi që janë të shënuara në shpallje dëshmojnë që procedura tenderike është e përgatitët për kompani që nuk ka asnjë eksperiencë në realizim të projekteve me komplesivitet të tillë.

    1. Procedura tenderike nuk parasheh që realizuesi të ketë Referenca apo objekte të ngjajshme të realizuara, duke dëshmuar ashtu eksperiencën.
    Si mundet një Projekt specifik i tillë të tenderohet dhe mos të kërkohet eksperiencë të njejtë ose të ngjajshme.
    Si do të vlerësojë Investitori që realizuesi do të ketë aftësi të kryejë projektin në kualitetin e duhur dhe me sukses?

    2. Dëshmia e subjektit juridik që kërkohet që kompania realizuese të vërtetojë që mund të kryejë një projekt të tillë është bartja e Liçencës B .
    Stadiumet e qyteteve që janë me kapacitet mbi 10 000 shikues janë objekte të kategorisë A dhe për realizimin e një projekti të tillë duhet kompania të ketë Liçencë A.
    Në projektin ideor pjesë e shpalljes është e shënuar që kapacitetit i shikuesve që kërkohet është 9517 shikues, ndërsa të dhënat publike të stadiumit janë që stadiumi ka 15 000 shikues.
    Mos vallë zvogëlohet kapaciteti i stadiumit me qëllim që të tenderohet kompani me Liçencë B?

    3. Në aspekt të stafit teknik:
    – Procedura tenderike kërkon që kompania realizuese të ketë mjaftueshëm edhe vetëm 2 inxhinjet ndërtimi.
    – Si mundet të bëhet shpallje ku parashihet që objekti edhe të projektohet nga kompania realizuese dhe mos të kërkohet të ketë më së paku 1 projektant?
    – Në qoftë se nevojiten vetëm inxhinjer ndërtimi: Kush do e projektojë projektin?
    – Përse nuk kërkohen inxhinjer të fazave të elektroteknikës dhe termoteknikës kur projekti parasheh realizim të këtyre fazave? Kush do mbikqyrë relazimin e këtyre fazave nëse personeli i tillë nuk është i nevojshëm? Kush do garantojë në kualitetin e këtyre fazave?

     Përse në projekt që duhet të projektohet nuk kërkohet që kompania të ketë edhe liçencë për projektim?
     Si do të bëhet vlerësimi i kualitetit nëse shpallja parasheh vlerësim me poena ku poenat më të larta i mer kompania që ka projektuar projekt estetikisht dhe funkcionalisht më të përshtatshëm dhe të pëlqyeshëm.
     Kush do e bëjë vlerësimin e pamjes estetike dhe funkcionalitetin e projektit?
     Nëse projekti do të vlerësohet me poenta në bazë të pamjes estetike dhe funkcionalitetit përse nuk është parapa debat publik për vlerësim, por komisioni I procedures do të bëj vlerësimin estetik dhe funkcional të një projekti me karakter publik?

    Previous ArticleSamiti i Diasporës/ Ali Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fort, ne na ke jo pas, por na ke në krah
    Next Article Grabitje me armë në Suharekë, prokuroria vazhdon hetimet për identifikimin e të dyshuarve

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.