Republika e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në takimet bilaterale në Bruksel, përcaktuan elementët bazë të agjendave reformuese që duhet t’i përgatisin për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, njoftuan nga Ministria e Financave. Në kuadër të këtij procesi, në takimin bilateral në Bruksel, mori pjesë edhe delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Financave, Fatmir Besimi. “Zhvilluam një takim vërtet të dobishëm, në të cilin u përcaktua korniza bazë ku duhet të orientohemi gjatë përgatitjes së agjendës tonë reformuese në kuadër të procesit të zbatimit të…
Author: Politiko
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau mbi 240 milionë denarë me të cilën ka mbështetur punën e punëtorëve shkencoro-kërkimor dhe do të stimulojë zhvillimin e shkencës. Me këto mjete u modernizuan kushtet në disa laboratori të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor, u akredituan metoda të reja për punë, dhe njëkohësisht janë financuar 7 projekte me interes të veçantë publik në shtatë institucionet publike shkencore në vend. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Ndërtimtarisë në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me të cilin filloi…
Në stinën e ftohtë, shumë njerëz ndjejnë një rënie të energjisë, të humorit dhe të produktivitetit. Kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës D, një substancë e rëndësishme për shëndetin e trupit dhe të mendjes. Vitamina D prodhohet nga organizmi kur lëkura jonë ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, por në dimër kjo mundësi është shumë e kufizuar. Gjithashtu, stili i jetës moderne, që na mban shpesh në ambiente të brendshme, na pengon të përfitojmë nga ditët diellore të vitit. Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e muskujve, të kockave, të syve dhe të sistemit…
Një armëpushim i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit që pritej të fillonte të enjten u vonua për një ditë, duke lënë civilët e të dyja anëve të zhgënjyer dhe të frikësuar. Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se armëpushimi do të hynte në fuqi të premten në mëngjes, pasi të arrihej një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelitë që mbahen nga Hamasi në Gaza. Ndërmjetësi i armëpushimit, Katari, konfirmoi se një pauzë në luftime do të ishte në fuqi për 24 orë, gjatë të cilës do të liroheshin disa prej pengjeve. Ndërkohë, luftimet nuk u ndalën, ndërsa ushtria izraelite vazhdoi…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur lajmin se ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, tender ky i hapur përmes Ndërmarrjes për Transport Publik, ndërmarrje kjo që ska aspak lidhje me ndërtimin e projektit në fjalë, e për më tepër, po e njejta kompani vitin e kaluar e ka mbyllur me bilanc katastrofik, me humbje prej 4.2 milionë denarë. Ky manipulim i radhës nga Kasami është vërejtur dhe nga nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, i cili në Facebook ka pyetur se me çfarë mjetesh do të ndërtoj stadiumin e qytetit…
Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, ka thënë se asnjë vend në botë nuk i detyrohet aq shumë diasporës sa i detyrohet Shqipëria dhe se as Shqipëria, as Kosova, as Maqedonia e Veriut dhe as Mali i Zi nuk mund ta lërë pa e shfrytëzuar fuqinë e pamatshme që kanë. Sipas tij sot jemi një nivel tjetër nga aq poshtë sa ishim kur Shqipëria ishte shumë larg vendi që do dëshirohej nga 10 milion turistë apo vendi që do dëshirohej si stacioni i BE-së për të bërë samitet e veta. “Është shumë…
Në Tiranë u mbajt sot edicioni i tretë i Samitit të Diasporës, ku pjesëmarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se diaspora shqiptare gjithmonë ka dhënë kontribut në të gjitha çështjet me rëndësi dhe se përmes mërgimatarëve tanë Europa ka njohur vlerat kombëtare shqiptare. Statusi i plotë: Në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeparlamentatin Talat Xhaferi dhe ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani morëm pjesë sot në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Angazhimi i…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook disa fotografi nga Samiti i Diasporës Shqiptarë në Tiranë. Ahmeti shkruan se në këtë ngjarje ka potencuar rolin e rëndësishëm që ka pasur diaspora shqiptare në vendimet kyçe të shteteve, përfshirë Kosovës, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ahmeti ndër te tjera ka potencuar se Djepi i Europës është Mesdheu, ndaj duhet te integrohet sa më parë në Bashkimin Europian. Statusi i plotë: Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës Shqiptare në Tiranë potencova kontributin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare…
Një kombi-bus që transportonte nxënës ka pësuar një aksident rrugor sot në orët e pasdites në rrugën Pejë-Mitrovicë, afër fshatit Gurrakoc. Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë tjetër, e cila është përplasur me kombi-busin me forcë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, 14 persona kanë mbetur të lënduar, prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve. Policia ka njoftuar se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, gjendja e të…
Një argjendari në Suharekë u bë shënjestër e një grabitje të armatosur dje pasdite, ku katër persona të maskuar morën me vete një shumë prej rreth 250 mijë euro në ar. Gjatë përplasjes me policinë, njëri nga grabitësit plagosi me armë zjarri një polic, ndërsa një tjetër u lëndua nga shkëmbinjtë që ata hodhën në rrugë për të penguar ndjekjen. Të dyshuarit arritën të shpëtojnë me një makinë me targa të vjedhura, e cila u gjet më vonë e braktisur. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj grabitje, e cila ka tronditur opinionin…