Me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut u mbajt manifestimi qëndror në nderim të 22 nëntorit – Ditës së alfabetit shqip.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes disa fotografive të publikuara në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se gjuha e cila dikur cenzurohej, sot flitet lirshëm dhe po institucionalizohet.
Grubi në mesazhin e tij shkruan se Maqedonia e Veriut respekton vlerat e një shoqërie multi-etnike.
Statusi i plotë:
Manifestimi qendror për shënimin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut reflektoi sot realitetin mbi statusin e gjuhës shqipe në vendin tonë, respektin ndaj saj si vlerë e përparimit të vendit.
Jo shumë kohë më parë, gjuha jonë sulmohej e cenzurohej, por sot me të projektojmë ardhmërinë e vendit në të gjitha institucionet falë qëndresës heroike të shumë brezave të atdhetarëve që shkrinë jetën e tyre për përjetësinë e saj, në të folur e në të shkruar.
Prezenca e sotme e Presidentit Stevo Pendarovski dhe Kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të uruar për këtë jubile të shkronjave bashkëqytetarët e tyre shqiptarë është fryma e duhur në cilën duhet të vazhdojmë të funksionojmë për përparimin e vendit, duke respektuar vlerat identitare të njëri – tjetrit.
Urime Dita e Alfabetit të gjithë shqiptarëve anembanë botës!
