Ka përfunduar takimi joformal i liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, ku nikoqirë ishin Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takimin që për herë të parë u mbajt në RMV, pas anëtarësimit të vendit në NATO, morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq. Në fokus të bisedimeve ishin çështjet aktuale që janë të rëndësishme për NATO-n si dhe çështje që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Të ruhet paqa dhe stabiliteti në rajon si qëllim strategjik dhe…
Author: Politiko
Ne nuk qëndrojmë prapa jush, por krah për krah me juve, për gjuhën tuaj amtare, maqedonishten, këto ishin fjalët e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në gjuhën maqedonase në drejtim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe presidentit Stevo Pendarovski, shkruan. Në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, Ahmeti tha se emocion për shqiptarët në Ditën e Alfabetit paraqet kur krerët e shtetit u drejtohen atyre me urime dhe respekt. “Të shihemi në ditë më të mira. Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, tha se gjuha shqipe është gjuha e tij vëllazërore, shkruan TV21. Kovaçevski duke rrëfyer ditët e tij të kaluara me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe me zv/kryeministrin për Çështje Europiane, Fatmir Bytyqi, tha se pa marrë parasysh dallimeve gjuhësore, me ta është kuptuar për të realizuar detyrat. “Fati i plotë që në mesin e tyre, kishte dy me emrin Fatmir, ndërsa kuptimi i emrit Fatmir është dikush që sjell fat. Unë kisha dy të tillë. Për ata dy, gjuha shqipe…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi thotë se ka hapësirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me presidencialet, diku nga fillimi i muajit maj. Grubi thotë se me këtë veprim po bëhen përpjekje për të evituar shpenzimet shtesë për zgjedhjet parlamentare. “Pritet që qeveria teknike në përputhje me marrëveshjen mes partive politike të realizohet diku në fund të janarit. Mos më zini për fjalë për datën e caktuar. Ka hapësirë të mjaftueshme në fillim të majit të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale me parlamentaret, dmth në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, tha mes tjerash Grubi.
Deri sa po prezantohej si përfaqësuesi më i lartë shqiptar në ekzekutiv, para fjalimit të tij në Akademinë Solemne në ITSHKSH me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se nga janari do të ketë përfaqësues edhe më të lartë, respektivisht kryeministri i parë shqiptar. “Përfaqësuesi më i lartë edhe disa ditë, sepse do të bëjmë një përfaqësues edhe më të lartë, me kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së RMV-së, që në muajin janar”, tha Grubi.
Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon manifestimin qëndror Akademi Solemne – 115 vjet Kongresi i Manastirit. Ngjarja do të mbahet sot, e mërkurë, me fillim nga ora 14:00 në Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast publiku mund të ndjek një program të pasur kulturor-artistik. Pas ngjarjes festive në qytetin e Shkupit, manifestimi do të përmbyllet në qytetin e Manastirit, me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, me mysafire speciale artisten Shkurte Fejza. Koncerti përmbyllës do të mbahet në Qendrën për Kulturë – Manastir me…
Para pak çastesh policia e Tetovës gjegjësisht Krim Policia për drogë ka bërë bastisje në shtëpinë e një personi i cili për redaksinë e TS është i njohur, por për shkak të hetimve nuk do të zbulojmë emrin. Sipas informacionve të TS personi në fjalë është i afërt i Bilall Kasamit dhe bastisja ka qenë për shkak të dyshimeve për shitje dhe përdorim të drogës.
Shpenzim Ahmeti është emri i të riut i cili u prezantua nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti si prurje e re në parti. Ndonëse, akoma pa kaluar as edhe një orë nga publikimi i kësaj “risie”, vetë Ahmeti e ka demantuar një informacion të tillë, duke e akuzuar Mexhitin për keqpërdorim. Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se i mbetet besnik rrugës së idealeve dhe çlirimtarëve, rrugës së Ali Ahmetit “Te nderuar familjar, miq dhe shoke, une Shpenzim Ahmeti demantoj se i takoj partis politike LD. Ajo foto eshte keqperdor. Une kam qen jam…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili pas takimit ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është një aleat i çmuar dhe me anëtarësimin në NATO, sipas tij, vendi ka siguruar siguri, stabilitet dhe prosperitet. “Në takimet e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ishte një qëndrim i përbashkët se Maqedonia e Veriut vazhdon të jap një kontribut të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje në operacionet dhe misionet e Aleancës”, ka shkruar Kovaçevski.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup prezantoi të martën veprimtarinë e fundit botuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar, në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e alfabetit – 2023”. Me këtë rast, u përuruan katër botime, që objekt trajtimi dhe referimi kanë dokumentet arkivore, ndërsa u ekspozuan edhe dokumente dhe fotografi të ngjarjeve e personaiteteve që janë të lidhura drejtërdrejtë me Kongresin e Alfabetit (1908). Në fjalën e tij të rastit, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani vlerësoi bashkëpunimin institucional mes Institutit të Trashëgimisë dhe Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë, të cilat…