Si asnjëherë më parë këto duken investimet kapitale të Bilall Kasamit. Sot ky asfalt është shtruar në rrugën “Vëllezrit Milladinov” në Tetovë dhe qytetarët ngelen të shokuar pasi nuk kanë parë asnjëherë një asfalt të tillë. Për më shumë shikoni fotografitë
Author: Politiko
Shumë njerëz kërkojnë të gjejnë një mënyrë efektive për të ulur peshën dhe të mbajnë një jetë të shëndetshme. Një nga dietat që ka tërhequr vëmendjen e shumë kërkuesve dhe konsumatorëve është dieta e vezëve, e cila bazohet në konsumimin e një burimi të pasur të proteinave. Por çfarë është kjo dietë dhe si ndikon në trupin tonë? Dieta e vezëve është një plan ushqimor që kërkon të hani një vezë në ditë ose të ushqeheni vetëm me vezë të ziera. Qëllimi i kësaj diete është të ulni sasinë e kalorive dhe karbohidrateve që konsumoni dhe të rrisni sasinë e…
Me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon manifestimin qëndror Akademi Solemne – 115 vjet Kongresi i Manastirit. Ngjarja do të mbahet nesër, e mërkurë, me fillim nga ora 14:00 në Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast publiku mund të ndjek një program të pasur kulturor-artistik. Pas ngjarjes festive në qytetin e Shkupit, manifestimi do të përmbyllet në qytetin e Manastirit, me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare, me mysafire speciale artisten Shkurte Fejza. Koncerti përmbyllës do të mbahet në Qendrën për Kulturë – Manastir me…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga personalitete të rëndësishëm nga politika vendore dhe ajo e rajonit, kanë vizituar sot Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se festa e 22 nëntorit, kthen në kujtimet e popullit shqiptar kontributin dhe misionin e intelektualëve të kohës, që vendosën shkronjat shqipe dhe fjalët e bukura të gjuhës shqipe që sot ne i gëzojmë. Postimi i plotë: Bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, ambasadorin z. Fatos Reka, kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi,…
Edhe kjo ndodhë! Në komunën e Çairit objektet ende pa u ndërtuar janë legalizuar. Athua pse? Sipas disa vërtetimeve për legalizimin e objekteve banesore të ndërtuara pa leje në Komunën e Çairit, rezulton se kërkesat për legalizime janë dorëzuar në një datë kur sipas pamjeve satelitore të “Google maps”, objektet nuk kishin filluar as të ndërtoheshin. Emisioni “360 Gradë” ka dokumentuar edhe rreth njëzet objekte banesore të ndërtuara pa leje, të cilat janë legalizuar, por që nuk plotësojnë kushtin, pasi që nuk jenë ndërtuar deri më 3 mars 2011, siç parashikon Ligji për trajtimin e objekteve të paligjshme. Domethënë ato…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar. Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë. “115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar…
Koordinatori i zgjedhjeve të Forumit rinor të BDI-së njëherit edhe nënkryetar i degës Festim Halili ka filluar aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të rregullta të Forumit rinor në kuadër të kësaj partie. Postimi: Në mbledhjen e mbajtur me kryetarët e Këshillave vendor dhe të forumeve rinore, komisioni i degës së BDI-së në Tetovë po fillon organizimin e zgjedhjeve të rregullta të Forumit Rinor. Ftojmë gjithë të rinjtë nga Tetova, që të jenë aktiv në politikbërje dhe vendimarrje, që deri më 01 Dhjetor të antarsohen në forumin rinor, online ose me fletanatarsime. Njëherit, ato të cilat kanë ambicje lidershipi, të kandidojnë…
Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon reagim të shpejtë nga Komuna e Tetovës për parandalimin e shkatërrimit dhe uzurpimit të hapësirave të gjelbra publike përgjatë rrugës Boris Kidriç që po na ndodh edhe sot para syve tanë. Në të kundërtën çdo tolerim i këtij uzurpimi apo “donacioni” në heshtje nga ana e udhëheqësisë së Komunës do të konsiderohet si bashkëfajsi me prapavijë korruptive. “Për fat të keq, kaluan dy vjet dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e mbajti premtimin se do t’i lirohjë hapësirat publike të gjelbra përgjatë rrugës Boris Kidriç që u ju vodhën qytetit.Përditë e…
Një propozim i guximshëm për të zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës ka ardhur nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai sugjeron që Ukraina të pranohet si anëtare e Aleancës Veriatlantike pa të drejtë mbi territoret e pushtuara nga Rusia, si Krimenë, Donbasi dhe rajoni Kherson. Sipas Rasmussen, kjo do të ndalonte agresionin e mëtejshëm të presidentit rus Vladimir Putin dhe do të siguronte mbrojtjen kolektive të Ukrainës nën Nenin 5 të Traktatit të NATO-s. Propozimi i Rasmussen vjen në një moment kur lufta në Ukrainë ka arritur një pikë kulmore. Në dy netët e fundit, kryeqytetet…
Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së 131-të dhe votimit të Rregullores së re të Kuvendit mbëmë në sallën plenare pjesëtarët e MPB-së kanë kryer mbikëqyrje të dëmit të bërë në incidentin që e shkaktuan deputetët e të Majtës gjatë debatit të amendamenteve. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për MIA-n sot deklaroi se prokuroria duhet të vazhdojë procedimin, qoftë pas një denoncimi nga policia ose pasi ka dëgjuar se çfarë ka ndodhur në seancë, e cila është transmetuar drejtpërdrejt si në kanalin e Kuvendit ashtu edhe në ueb faqen e Kuvendit. Sasia e dëmit material do të bëhet e ditur…