Një argjendari në Suharekë u bë shënjestër e një grabitje të armatosur dje pasdite, ku katër persona të maskuar morën me vete një shumë prej rreth 250 mijë euro në ar.
Gjatë përplasjes me policinë, njëri nga grabitësit plagosi me armë zjarri një polic, ndërsa një tjetër u lëndua nga shkëmbinjtë që ata hodhën në rrugë për të penguar ndjekjen. Të dyshuarit arritën të shpëtojnë me një makinë me targa të vjedhura, e cila u gjet më vonë e braktisur.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kësaj grabitje, e cila ka tronditur opinionin publik. Sipas prokurorisë, grabitësit e kanë lidhur me rrip një punëtor të argjendarisë, i cili nuk ka pësuar dëmtime fizike. Gjendja e policit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. (politiko.makdomen.net)