Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur lajmin se ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, tender ky i hapur përmes Ndërmarrjes për Transport Publik, ndërmarrje kjo që ska aspak lidhje me ndërtimin e projektit në fjalë, e për më tepër, po e njejta kompani vitin e kaluar e ka mbyllur me bilanc katastrofik, me humbje prej 4.2 milionë denarë.
Ky manipulim i radhës nga Kasami është vërejtur dhe nga nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, i cili në Facebook ka pyetur se me çfarë mjetesh do të ndërtoj stadiumin e qytetit një ndërmarja e cila vazhdimisht vepron në minus?
“Sot ndërmarrja publike për Transport – Tetovë , ka publikuar shpallje për rikonstruksionin e stadiumit të Tetovës me vlerë 600 milion denarë. Vitin e kaluar kjo ndërmarrje ka pasur këtë bilanc :
Të hyra : 8.1 milion denarë
Të dala : 12.3 milion denarë
Humbje : 4.2 milion denarë
Pyetja që na intereson të gjithëve është : Me çfarë mjetesh kjo ndërmarrje do t’a ndërtojë këtë stadium ??? !!!”, shkruan Rexhepi.
Sipas informacioneve të brendshme nga Komuna e Tetovës, projekti i rikonstruimit (ndërtimit) është nisur pa pasur mjete të disponueshme (pa pasur para për realizim), por është nisur me mjete të planifikuara që pritet Komuna ti sigurojë në të ardhmen.
Përveç këtyre, Komuna e Tetovës në thirrjen e shpallur ka bërë një sër lëshimesh, që lë të nënkuptohet se tenderi është hapur që të fitohet nga kompanitë e afërta të Kasamit, praktikë tashmë e njohur në qeverisjen Kasami-VMRO.
Sipas informacioneve, Kasami pritet që për projektin në fjalë, të angazhojë kompani që në të kaluarën e sajë, nuk ka realizuar projekt të tillë, dmth, Kasami përgatitet që tenderin ta fitojë një kompani e pa dêshmuar në këtë fushë.
Dhe krejt në fund, që të lehtësojë procedurën për kompanitë e afërta, Kasami ka zvogëluar edhe kapacitetin e stadiumit të Tetovës.
