Modelja amerikane, Chanel Iman, ka pasur një paraqitje më ndryshe se herave të tjera në fushën e modelizmit. 32-vjeçarja nuk ka shumë kohë prej kur e ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë. E me barkun e fryrë ajo doli në pasarelë për sfilatën e modës së brendit të të brendshmëve, Cupshe në Javën e Notit në Miami. Iman në Instagram është shprehur se është e lumtur që mori pjesë në këtë event, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Author: Politiko
Një person dje në fshatin Sibofc të Podujevës kishte bërë të ditur se ndaj tij dikush kishte shtënë me armë zjarri derisa ishte duke e drejtuar veturën. Në raportin e policisë thuhet se vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati./Klankosova.tv
Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të mërkurën. Në raportin e policisë thuhet se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në shkollën “Bajram Curri” në Istog është arrestuar një person pasi në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij e kishte kanosur stafin e shkollës. Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
480 rrënjë kanabis janë asgjesuar në një operacion të policisë në malësinë e Krujës. Uniformat blu njoftuan se lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë, nga ana tjetër, vijon ende operacioni “Territori i pastër” dhe sekuestrimi i fundit ishte vetëm faza e 26 e tij. Në këtë aksion u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 efektivë dhe u përdorën 11 dronë./tvklan.alwatch
Mësimdhënësit dhe kuadri tjetër mësimor të cilët kanë përvojë pune me nxënës të cilët kanë vështirësi në përvetësimin e materialit shkollor, si dhe studentët në vitet e tyre të fundit të studimeve në fakultetet përkatëse do t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore të cilët janë ballafaquar me sfida në ndjekjen e mësimit gjatë pandemisë së Covid-it, me qëllim për të mbushur boshllëqet e njohurive në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, për të parandaluar pasqyrimin e tyre në nivelet e mëtejshme arsimore. Ky aktivitet është paraparë në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor të MASH-it dhe për të…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington të SHBA-së, sot kanë marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me ekspertë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të Këshillit Atlantik në Uashingtoni për temën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, situatën dhe projektet rajonale. Ministri Bekteshi theksoi para ekspertëve të Këshillit Atlantik se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës kontribuoi në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjitha vendet e rajonit. Ai theksoi se Qeveria…
Mbi 800 asistentë arsimorë do të angazhohen në shkollat fillore në vitin e ri shkollor për të ndihmuar nxënësit me nevoja të veçanta arsimore që të përvetësojnë materjen mësimore dhe detyrat shkollore.Kjo do të thotë se mbështetja për këta nxënës është vazhdimisht në rritje. Asistenca arsimore vazhdon të jetë detyrim i shtetit, gjegjësisht nuk është barrë financiare për familjet e nxënësve. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me drejtorët e dy shkollave fillore të Shkupit me qendrat burimore “Zllatan Sremec” dhe “Idnina” – Marija Deletiq dhe Loreta Andreevska, ku biseduan për aktivitetet përgatitore që…
Tenisti Daniil Medvedev është kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit pasi fitoi ndaj Christopher Eubanksit, 3:2 në sete. Rusi e nisi mirë duke e marrë setin e parë, 6:4, mirëpo i humbi dy radhazi, 1:6, 4:6. Sidoqoftë, ai e ktheu rezultatin duke i fituar dy setet tjera, 7:6, 6:1. Ai në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Carlos Alcarazit dhe Holger Runesë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se angazhimi amerikan ndaj Ukrainës teksa mbron lirinë e saj dhe rindërton të ardhmen e saj është i palëkundur. Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë, raporton Klan Kosova. “Sot në mëngjes, unë iu bashkova takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë. Angazhimi ynë ndaj Ukrainës teksa mbron lirinë e saj dhe rindërton të ardhmen e saj është i palëkundur”, ka shkruar presidenti amerikan. Kujtojmë se shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se Ukraina është “më afër NATO-s se…