25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës. Këtë për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani. “Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi Elshani. Reduktimi i policëve nga dhe përreth komunave me shumicë serbe në veri është pjesë e planit katër-pikësh të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri. Pas këtij ekzekutimi, hapi i dytë është monitorimi i…
Author: Politiko
Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe Tabanocë, ku pritjet janë rreth një orë. Ndërkohë nga LAMM njoftojnë se për shkak të asfaltimit, nga data 12 deri më 22 korrik në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00 është mbyllur për qarkullim rruga Veles – Gradsko, ndërsa nga 6 deri më 20 korrik në periudhën nga ora 10:00, rruga Demir Kapi – Davidovo, deri në orën 16:00. Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në…
Shkup, 13 korrik – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e vendin shqiptoi 218 masa, informojnë nga MPB-ja. “Nga 218 sanksione të shqiptuara, 35 janë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 17 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 25 gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. Janë shqiptuar edhe tri gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë”, kumtojnë nga policia. Nga MPB-ja , theksojnë se kontrollimet e…
38-vjecari që humbi jetën në vendin e tij të punës është rasti i 15 që ka përfunduar me fatalitet, në vendin e punës, që nga janari i këtij viti e deri më tash. Një ditë më parë, Policia njoftoi se 38 vjecari ishte lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushe Kosovë, dhe se nuk kishte mundur t’u mbijetoj plagëve. Nga Sindikata e Punëtorëve e sektorit privat thonë se ky vit është më i rëndi që nga paslufta për nga numri i rasteve me fatalitet që kanë pësuar në vendet e punës. “Për nga numri i puntorëve të…
Të martën mbrëma pas mesnate pas mesnate në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë të Gostivarit kanë arrestuar 50-vjeçarin K.F. nga Gostivari, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor. Ajo ka realizuar bashkëpunimin e radhës me Bardhin, ku i përfshirë është edhe artisti Matolale. Kënga e tyre mban titullin “Shtinja Flakën” dhe reagimet e para të publikut ishin tejet pozitive. Biondja ka publikuar një video nga prapaskenat e videoklipit, ku ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese. Ajo në një pjesë të kësaj kënge u shfaq me të brendshme të zeza dhe një fustan transparent sipër. “A ja kena shti flakën”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit. Reagimet qenë të menjëhershme duke e përgëzuar artisten…
Në Kosovë sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare drejtimesh të ndryshme./Klankosova.tv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend. Sipas njoftimit të LDK-së, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, raporton Klan Kosova. “Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke filluar në orën 15:00./Klankosova.tv
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, edhe sot do të vazhdojë intervistimin për të tretën ditë me radhë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve në Hagë. Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit. Të akuzuarit kanë marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi. Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata…
Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm me dron rus gjatë natës në Kiev, thanë autoritetet. Sipas zyrtarëve ushtarakë të Kievit, një pjesë e madhe e dronëve të prodhuar nga Irani u rrëzuan mbi hapësirën ajrore të qytetit. Ishte nata e tretë radhazi e sulmeve në kryeqytet, që vinin vetëm disa orë pas përfundimit të samitit të NATO-s në Lituani. Shpërthimet u raportuan në pesë rrethe dhe të paktën dy persona u dërguan në spital. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se një trup i vetëm u gjet në një ndërtesë apartamentesh në lagjen…