Një person dje në fshatin Sibofc të Podujevës kishte bërë të ditur se ndaj tij dikush kishte shtënë me armë zjarri derisa ishte duke e drejtuar veturën.
Në raportin e policisë thuhet se vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati./Klankosova.tv