Modelja amerikane, Chanel Iman, ka pasur një paraqitje më ndryshe se herave të tjera në fushën e modelizmit.
32-vjeçarja nuk ka shumë kohë prej kur e ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
E me barkun e fryrë ajo doli në pasarelë për sfilatën e modës së brendit të të brendshmëve, Cupshe në Javën e Notit në Miami.
Iman në Instagram është shprehur se është e lumtur që mori pjesë në këtë event, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.