Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Shaqiri: Nga shtatori do të angazhohen mbi 800 asistentë arsimorë në shkollat fillore
    MAQEDONI

    Shaqiri: Nga shtatori do të angazhohen mbi 800 asistentë arsimorë në shkollat fillore

    12/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Mbi 800 asistentë arsimorë do të angazhohen në shkollat fillore në vitin e ri shkollor për të ndihmuar nxënësit me nevoja të veçanta arsimore që të përvetësojnë materjen mësimore dhe detyrat shkollore.Kjo do të thotë se mbështetja për këta nxënës është vazhdimisht në rritje. Asistenca arsimore vazhdon të jetë detyrim i shtetit, gjegjësisht nuk është barrë financiare për familjet e nxënësve.

    Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me drejtorët e dy shkollave fillore të Shkupit me qendrat burimore “Zllatan Sremec” dhe “Idnina” – Marija Deletiq dhe Loreta Andreevska, ku biseduan për aktivitetet përgatitore që aktualisht po kryhen dhe do të vijojnë për një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit me vështirësi.

    “Asistenca arsimore filloi me angazhimin e 500 e personave profesional në arsimin fillor para 2 viteve. Gjatë vitit të kaluar shkollor kishim 720, ndërsa nga viti i ardhshëm numri do të jetë edhe më i madh.Plotësisht do të sigurojmë buxhetin për angazhimin e tyre dhe prindërit, përkatësisht kujdestarët e nxënësve me vështirësi nuk do të kenë asnjë shpenzim financiar në këtë bazë”, theksoi Shaqiri.

    Ai informoi gjithashtu se në procedurë të përgatitjes është Ligji i ri për Arsimin e Mesëm dhe se i njëjti parasheh angazhimin e asistentëve arsimorë edhe në shkollat e mesme, të cilët deri më tani ishin përfshirë përmes programit për punë të dobishme komunale,të lidhur ndërmjet komunave, Qytetit të Shkupit, MASH, MPPL dhe UNDP-së si financues.

    Roli i asistentit arsimor është i ndryshëm nga nxënësi në nxënës dhe varet nga vlerësimi sipas KNF (klasifikimi ndërkombëtar i funksionimit), rekomandimet e dhëna, plani individual edukativ për punën me nxënësin me nevoja të veçanta, paralelja dhe shkolla.

    Detyrat e punës së asistentit edukativo-arsimor rregullohen me Rregulloren për normativin përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të punës së asistentit edukativ dhe personal, kurse trajnimet për ata organizohen nga shkollat fillore me qendra burimore, ku gjithashtu të njejtit punësohen.

    Pëndryshe, në shkollat fillore komunale në vend janë përfshirë rreth 2000 nxënës me nevoja të veçanta arsimore, ndërsa 300 nxënës në shkollat e mesme.

    Previous ArticleWimbledon, Medvedevit iu deshën pesë sete për ta arritur gjysmëfinalen
    Next Article Bekteshi nga Uashingtoni: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës kontribuoi në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.