Author: Politiko

Këngëtarja dhe një ndër yjet e Big Brother VIP Albania, Kejsi Medini vazhdon të jetë në Prishtinë Në kryeqytetin kosovar biondina është parë mbrëmë derisa në një restorant u fotografua duke qëndruar me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, DJ Geek. Bukuroshja thuhet se në Prishtinë është për të realizuar një këngë të re. Por, sot Kejsi ka postuar një set fotografish me një fustan të bardh ku shfaq asetet e saj por edhe është takuar me këngëtaren Nita Latifi, me të cilën ajo u shoqërua gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2.

Read More

Këngëtarja Ana Kabashi ka paralajmëruar fansat se ka finalizuar një projekt të ri muzikor. “Vallah”, mban titullin kënga e re nga Ana, që do të vijë e kompletuar me videoklip. Në Instagram, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të klipit, teksa ka njoftuar se do të publikohet javën tjetër.Ndryshe, “Tdu Hala” është projekti i fundit muzikor nga Ana në bashkëpunim me motrën e saj, Arta Kabashin. Kënga numëron mbi 2 milionë klikime në Youtube./21Media download (1)watch (3)

Read More

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, pak javë më parë ka qenë me pushime në Greqi. Ajo ka publikuar disa fotografi e video në rrjete sociale, duke treguar për fansat se si kanë qenë këto pushime për të. Krahas kësaj, Nora nuk ka munguar edhe me disa poza në bikini teksa ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.

Read More

Ditën e djeshme, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj, festoi ditëlindjen. Pikërisht ditën e djeshme, ata zbuluan se po bëhen prindër edhe të një fëmije, shkruan lajmi.net.Veç kësaj, në festën e organizuar për ditëlindjes e vajzës u mësua edhe gjinia e foshnjës. Ndërsa po shijonin festën, familja Kallaku kanë hapur dhe një kuti për të mësuar gjininë e foshnjës. Bëhet e ditur se artistja nga Shqipëria dhe aktori Bes Kallaku do të bëhen prindër të një djali. Ata janë parë shumë të lumtur gjersa po e shijonin në masë të madhe këtë moment të bukur. Xhensila dhe Besi ndërkaq…

Read More

Një ditë më parë u bë shumë viral lajmi se reperi Fero kishte përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Nga informacionet e para u bë e ditur se Feri kishte dhunuar, goditur me grushte dhe i kishte thyer telefonin partneres së tij, Arbenita Ismajli. Ndërkohë ky lajm është konfirmuar edhe nga policia e Kosovë, ku në njoftim thuhet: “Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në…

Read More

Afrona Dika tashmë ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie. Madje, dje përmes një postimi ajo na ka prezantuar edhe me të dashurin e saj, përcjell ORAinfo. Ajo vazhdimisht tregon se është duke përjetuar një lidhje të mirë dhe të shëndetshme. Por, përmes postimit të fundit, ajo ka bërë të ditur se ka përjetuar një situatë jo fort të këndshme./ORAinfo/afroo-mp4-2

Read More

Dua Lipa dukej e mahnitshme me një fustan të tejdukshëm diamant i rremë ndërsa mori pjesë në premierën e mbushur me yje në Mbretërinë e Bashkuar të “Barbie” në Londër të mërkurën (12 korrik). Këngëtarja 27-vjeçare dukej sensacionale në veshjen shumëngjyrëshe që shkëlqente nën dritat e tapetit rozë. Ajo e përshtati dekoltenë e thellë me një qafore, vathë dhe rrathë dore gjithashtu shumëngjyrësh. Së bashku me paraqitjen e veçantë si “Mermaid Barbie” në komedinë e ardhshme të fantazisë, e cila do të dalë në kinema më 21 korrik, Dua pati gjithashtu mundësinë të bënte muzikë për kolonën zanore të filmit.…

Read More

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë për Euronews Albania tha se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 4 çështjet nuk është tërheqje e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës. Gërvalla u shpreh se kërkesat e mëhershme të BE ndaj Kosovës ishin të tepruara dhe të papranueshme në momentin kur janë artikuluar. Ajo përmendi kërkesën për tërheqjen e policisë nga komunat në Veri, që siç tha nuk mund të pranohej në kohën kur në këto komuna sundonte dhuna. “Që në ditën e parë ku Serbia ka nisur të reagojë dhunshëm përmes grupeve ekstremiste kemi thënë…

Read More

Policia e Kosovës ka hapur rast për “vrasje në tentativë” në fshatin Sibofc të Podujevës. Një person ka raportuar se derisa kishte qenë duke vozitur, në drejtim të veturës kishte gjuajtur me armë zjarri një tjetër person. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. I dyshuari është arrestuar të martën (11 korrik), ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “dhunim”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.

Read More