Alex Telles do të jetë përforcimi më i ri i Al Nassr, shkruajnë mediet angleze. Manchester United do t’i përfitojë rreth 5 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa lojtari do të ketë pagën vjetore 7 milionë euro. Braziliani sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Sevilla, duke regjistruar 3 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat me spanjollët
Author: Politiko
Brenda një jave situata ka ndryshuar rrënjësisht. Kush do ta kishte menduar që nga një interist i thekur, Lukaku do të transformohej në një juventin të fiksuar. Derbi i Italisë mori përmasa dramatike edhe në merkato ku belgu ktheu fjalën e dhënë Interit dhe i dha besën Juventusit. Tashmë që zikaltërit kanë hequr dorë zyrtarisht, sulmuesi 30-vjeçar në pronësi të Chelseat nuk dëshiron të qëndrojë në Londër dhe ka vetëm një kerkesë, transferimin në Torino te Juventusi. Për momentin ai stërvitet i veçar në Cobham bashkë me Aubameyang e Ziyech ndërsa Pochettino me skuadrën ka udhëtuar në SHBA për turneun…
Bayern Munich ka blerë zyrtarisht lojtarin e Koresë së Jugut, Kim Min-jae nga Napoli, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej rreth 50 milionë euro. Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta lidhë atë në Allianz Arena deri në verën e vitit 2028. Njoftimi zyrtar erdhi nga të dy klubet pasditen e së martës, megjithëse kishte qenë i sigurt për disa javë. Sky Sport Italia dhe Gjermania raportojnë se klauzola u aktivizua të premten e kaluar dhe qendërmbrojtësi iu nënshtrua testeve të tij mjekësore në Korenë e Jugut. Aty duhej të mbaheshin, pasi ai…
Një pjesë e madhe e Evropës Jugore vijon të “pushtohet” nga temperaturat rekord, ndërsa zjarret po shpërthejnë në të gjithë kontinentin. Të martën temperaturat arritën në 46,3 gradë Celsisus në Siçili, ndërsa ekuipazhet luftuan me zjarret në Greqi dhe në Alpet zvicerane. Që nga dita e hënë, në Greqi kanë shpërthyer zjarre të shumta duke përfshirë dhe një vatër e cila çoi në evakuimin e 1 mijë e 200 fëmijëve nga një kamp veror. Zjarri më i rëndë në Greqi aktualisht është në rajonin Dervenochoria në veri të Athinës. Zjarret po ashtu po vijojnë të përhapen gjerësisht në Loutraki dhe…
Aktori i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme qëndron sot (e mërkurë) në Kosovë. Ndërsa sot (e mërkurë) ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme do të jetë i pranishëm në hapjen solemne të dyqanit prestigjioz, zeropozitive.shop në Prishtina Mall. Përmes një videoje, vet aktori i njohur ka treguar se do të jetë në Kosovë ndërmjet datave 16 dhe 20 korrik. closevolume_off Ndryshe, ceremonia hapëse e dyqanit zeropozitive.shop do të bëhet në ora 19:00.
Gjyste Vulaj ka ndryshuar aq shumë sa s’do ta njihni. Këngëtarja Gjyste Vulaj e ka ulur pak intensitetin e postimeve në rrjete sociale, e megjithatë kohë pas kohe shfaqet me nga diçka. Këngëtarja që këtë kohë është tejet e angazhuar duke kënduar për adhuruesit e saj në Ulqin, paska ndryshuar dukshëm. Gjystja më nuk është zeshkane, por ka bërë ndryshimin e madh, duke u bërë bionde, shkruan Kosovarja. A po ju pëlqen Gjystja në këtë version?
Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor. Ajo ka njoftuar fansat se po vjen në një bashkëpunim me Rina Balajn, kënga e të cilave mban titullin “Tornado”. Derisa po xhirojnë klipin e ri, bukuroshet nuk kanë hezituar që të ndajnë edhe fotografi provokuese. Ka qenë së fundmi Melinda që ka ndarë disa imazhe në bikini duke vënë në pah format e bujshme trupore. E njëjta ka shfaqur të pasmet, gjersa po shijon edhe disa ditë pushimi në një vend të veçantë. Ribashkimi me Rinën vjen pas pajtimit të tyre, duke qenë se në…
Ditët e fundit temë aktuale ishte raporti i Feros dhe Arbenitës. E mbi këtë raport, nuk la pa komentuar edhe këngëtarja Enca Haxhiu, shkruan “Kosovarja”. Enca shkruan “ Më mirë me një dhunues apo me një të huaj”. Kujtojmë që ditë më parë Enca konfirmoi lidhjen e saj, ku u komentua nacionaliteti i tij i huaj. Po ju, si do të iu përgjigjeni Encës?
Këngëtarja Gjyste Vulaj e ka ulur pak intensitetin e postimeve në rrjete sociale, e megjithatë kohë pas kohe shfaqet me nga diçka. Këngëtarja që këtë kohë është tejet e angazhuar duke kënduar për adhuruesit e saj në Ulqin, paska ndryshuar dukshëm. Gjystja më nuk është zeshkane, por ka bërë ndryshimin e madh, duke u bërë bionde. A po ju pëlqen Gjystja në këtë version?
Shkurte Gashi është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun. Ajo tashmë është e martuar dhe ka dy fëmijë të bukur, përcjell ORAinfo. Shkurta është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshmeNë postimin e fundit, si rrallëherë, ajo është shfaqur pa grim, por sërish po duket bukur./ORAinfo/