Author: Politiko

Është publikuar raporti i ri për pasaportat më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk është në vendin e parë. Sipas të dhënave të reja, Singapori është në krye të listës. Qytetarët e saj mund të vizitojnë 192 nga 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Gjermania, Italia dhe Spanja. Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia. Në vendin e katërt janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Maqedonia është në vendin e 43-të, ndërsa për vendet e tjera të…

Read More

Zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe deeskalimi i situatës në veri të vendit do të jenë temat që nesër do të diskutohen në Buksel në takimin e nivelit të kryernegociatorëve bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Nesër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka thënë Stano. SHBA sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të…

Read More

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-në dhe komunitetin transatlantik. Ai në raportimin para Kongresit Amerikan deklaroi se po përpiqen në mënyrë aktive që ta bindin Qeverinë e Kosovës që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar. “I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të…

Read More

Edhe sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse. Ky dëshmitar është i 14 me radhë dhe mban kodin 02153. Ai dje ka filluar të përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton RTKlive. Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar dje se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë…

Read More

Vala e të nxehtit të paprecedentë që ka mbërthyer Europën Jugore shënoi kulmin, ku gjatë ditës së sotme, ishte dita më e nxehtë me termometrin që shënoi 47 gradë celsius në jug të Italisë. Sardenja pritet t’i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit evropian prej 48,8 gradë celsius të vendosur në Siçili dy vjet më parë, me pushuesit në ishullin italian që janë paralajmëruar për të nxehtin kërcënues për jetën. Presidenti i shoqatës së meteorologjike italiane, Luca Mercalli, tha: “Edhe nëse ai rekord 48,8 gradë celcius nuk thyhet, ne po shohim një valë të nxehti, gjatësia e së cilës është…

Read More

Moti sot në mbarë vendin do të mbaj me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 33 deri në 41 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.

Read More

Novak Djokoviç është gjobitur për thyerjen e raketës së tij gjatë finales së Uimbëlldonit. Incidenti ndodhi në setin e pestë me tenistin serb tepër të acaruar në përballjen ndaj spanjollit Karlos Alkaraz. Ai do të duhet që të paguajë rreth 7100 euro për veprimin e bërë. Gjyqtari Fergus Murphy i dha menjëherë një paralajmërim numrit 2 të botës për një shkelje të kodit për sjelljes. Paratë do të zbriten nga çeku me vlerë 1.37 mln euro që ai do të marrë si finalist i turneut të fushës me bar. Frustrimi i tenistit serb u rrit, pasi ai bëri një gabim…

Read More

Dashi DASHURIA: Ju mund të ndjeni nevojën për të përqafuar dhe mbrojtur partnerin/en tuaj ose për të kërkuar dikë të veçantë për të ndarë ndjenjat tuaja. Ju mund ta shprehni dashurinë tuaj në një mënyrë origjinale dhe argëtuese. Jupiteri dhe Urani në shenjën tuaj ju shtyjnë të jeni të guximshëm dhe të përjetoni aventura emocionuese. PUNA: Ju keni disa ide brilante dhe novatore që mund t’i zbatoni falë mbështetjes së Jupiterit dhe Uranit. Po ashtu, mund të mbështeteni në karizmën dhe udhëheqjen tuaj për të përfshirë të tjerët në projektet tuaja. Mërkuri në Gaforre ju ndihmon të komunikoni në mënyrë…

Read More

Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi një ditë më parë. Mediat greke raportojnë se 4 prej viktimave janë identifikuar, ndërsa i pesti mbetet ende pa u identifikuar. Kështu, shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar. Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë. Të gjithë humbën jetën nga përplasja e fortë e makinës tip Benz me një kamion në qytetin verior të Greqisë në Edessa. Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë…

Read More

52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni që lundronin me gomone dhe që rrezikonin jetën u shpëtuan në brigjet turke falë patrullimit të përbashkët mes rojeve bregdetare shqiptare, greke dhe atyre turke. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vlerësuar ekuipazhin e anijes shqiptare ‘Butrinti’ si dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. “Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”! 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkepunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e…

Read More