Të njëjtin produkt medicinal, pacientët shpesh e blejnë me çmime të ndryshme nëpër barnatore të ndryshme. Madje, çmimi i barërave, në ndonjë qytet, dallon edhe nëse i njëjti blihet gjatë ditës apo gjatë natës. Kështu, ka bërë me dije Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi në Sytë 7 në Klan Kosova. Por, këto problematike do rregullohen nga Ligji për çmimin e produkteve Medicinale, i cili u votua nga Kuvendi i Kosovës me 13 korrik.Jakupi e ka mirëpritur këtë veprim të deputetëve. Ai, tek moderatori, Enis Reçica, tha se pas këtij veprimi të Kuvendit, pritet që brenda dy…
Author: Politiko
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, kurse janë liruar nga akuza Valon Krasniqi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, të cilët akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Gylenistet”. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësi, gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“. Ndaj ish-shefit të…
–Uashingtoni e mbështetë procesin për ndryshime kushtetuese që do ta mundësojë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkaq është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për t’u siguruar se nuk do të parashtrojë kërkesa të reja, theksoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në debatin e mbrëmshëm për Ballkanin Perëndimor para Nënkomitetit për politikë të jashtme në Kongresin e SHAB-së. “Për t’i avancuar aspiratat e veta për BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të zbatohen ndryshime kushtetuese për njohje të pakicës bullgare. Fuqishëm e mbështesim këtë hap të rëndë,…
Pasi reagoi ashpër ndaj fotos së tij e cila është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, duket se Noizyt nuk po i del ende inati. Së fundmi reperi ka bërë një tjetër reagim nëpërmjet një postimi në InstaStory. Noizy shprehet se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë. “Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se pret të arrestohet, për shkak të lidhjes së tij me sulmin në Capitol më 6 janar 2021 dhe përpjekjes së dështuar për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje. Trump ka thënë në një postim në mediat sociale se ishte informuar nga prokurori Jack Smith se ai ishte objektivi i hetimit të tyre të ri. Ai ka thënë se i ishte thënë të raportonte në një juri të madhe, “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim dhe aktakuzë”. Prokurori i posaçëm nuk i komentoi deklaratat e Trumpit. Një aktakuzë e…
Një gjykatë panameze dënoi ish-presidentin Ricardo Martinelli me më shumë se 10 vjet burg për pastrim parash, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të martën, një zhvillim që mund të ndikojë tek zgjedhjet e përgjithshme vitin që vjen. 71-vjeçari, i konsideruar si pretendenti kryesor në garën presidenciale të vitit 2024, u gjobit gjithashtu me 19 milionë dollarë. Çështja u hap në vitin 2017 kur autoritetet mësuan se mund të kishin të bënin me krime financiare lidhur me blerjen e një kompanie mediatike, thuhet në deklaratë. Avokati mbrojtës, Carlos Carrillo tha gjatë një konference shtypi se ekipi i zotit Martinelli do…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë, pas pezullimit të marrëveshjes së drithërave. Duke folur para gazetarëve në Samitin BE-Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) në Bruksel, Macron theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen. “Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, tha…
Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për tejkalim të shpejtësisë, pesë për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 17 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për drejtim mjeti në ghjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mosdhënien përparësi këmbësorëve, dy sanksione për kalim në semafor të kuq.
Kampionati i ri 2023/2024, në Ligën e Parë të futbollit vendor do të fillon më 6 gusht, ndërsa shorti do të hidhet të premten më 21 korrik. Sistemi i garave do të jetë i njëjti si në kampionatin e kaluar por kësaj radhe do të jetë e kompletuar me 12 ekipe. Në kampionatin ri 2023/2024, në Ligën e Parë garojnë: KF Struga Trim Lum, FC Shkupi, KF SHkëndija, KF Sileksi, KF Makedonija Gj.P, KF Rabotniçki, KF Tikveshi, KF Bregallnica, KF Pandev Brera, KF Vardari, KF Voska Sport dhe KF Gostivari. /KlanMacedonia/
Në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano, ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, ka treguar se klubi i tij i zemrës është Barcelona. “Dua që të luaj për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë. Që nga fëmijëria e kam pasur ëndërr Barcelonën. Nëse ndodhë kjo, do të realizohej ëndrra ime”, ka thënë Felix. Portugezi ishte transferuar në vitin 2019 nga Benfica tek Aletico Madrid për 127 milionë euro, pastaj në janar të këtij viti u huazua tek Chelsea ku nuk tregoi formë të mirë dhe në qershor u kthye përsëri në kryeqytetin spanjoll.