Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar iniciativën për ndryshimet Kushtetuese. Siç mëson Indeks.mk nga Qeveria, tanimë kanë nisur edhe procedurat që ajo të dorëzohen në Parlament. Vendimin për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera do të bëhen pjesë e Preambulës, Qeveria nesër i dërgon në Parlament, bëjnë të ditur burime qeveritare për Indeks.mk Kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta caktojë komisionin kushtetues javën e ardhshme, me shumë mundësi të hënën, më 24 korrik.Nëse nesër amendamentet futen në Parlament, Talat Xhaferi seancën plenare për nevojën e hapjes së Kushtetutës do ta caktojë për 19 gusht, pra të…
Author: Politiko
Basketbollisti 35-vjeçar Stepfon Kerri, që ka fituar 4 tituj kampionë në NBA me Golden Stejt Uarriors, ka rrëfyer se dëshiron të rikthehet në kombëtare. Ai synon të jetë pjesë e kombëtares amerikane në Lojërat Olimpike “Paris 2024” që zhvillohen pas një viti në Francë. Në karrierën e tij, Kerri ka fituar dy tituj kampionë bote me SHBA-në (2010 në Turqi e 2014 në Spanjë), por nuk ka një medalje olimpike. “Është medalja e vetme që nuk kam fituar. Trajneri Kerr tallet me mua, pasi nuk e kam fituar kurrë”, u shpreh Kerri. Pas një muaji nis botërori i radhës, që…
Brightoni raportohet ta ketë refuzuar ofertën e përmirësuar prej 70 milionë funtesh të Chelseas për Moises Caicedon. The Athletic raporton që Chelsea e ka dërguar këtë ofertë por që prapë nuk ka marrë përgjigje pozitive. Caicedo kishte qenë afër kalimit të Arsenalit në janar, por edhe atëherë nuk ishte realizuar një transferim i tij në Londër. Ekuadoriani e ka shfaqur hapur dëshirën e tij për të kaluar te ndonjëri prej top klubeve
Shumica e futbollistëve që mbushin 30 vjeç mezi presin një ftesë nga Arabia Saudite, klubet e së cilës shpenzojnë miliona euro, por Heung-Min Son (31) nuk është njëri prej tyre. Son u kërkua nga shumë klube këtë verë dhe oferta më konkrete që mori ishte nga Al-Ittihad, që dëshironte ta bashkonte me Karim Benzema dhe N’Golo Kante. Mirëpo, përfaqësuesi i Koresë së Jugut i falënderoi ata për ofertën me vlerë sa 100 milionë euro, teksa preferoi të luaj akoma në Europë. “Nëse do të doja të shkoja, do të shkoja. Paratë janë të rëndësishme, por mua më pëlqen të luaj…
Muaj pasi tha se mund t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër luftës në Ukrainë brenda një dite pas rimarrjes së Shtëpisë së Bardhë, ish-presidenti Donald Trump ka zbuluar planin e tij të saktë. Trump shpjegoi në një intervistë në Sunday Morning Futures të Fox News se si ai beson se mund ta zgjidhte konfliktin. Ai fillimisht tha se liderët botërorë janë inteligjentë dhe se pasardhësi i tij, presidenti Joe Bide, nuk është i aftë të merret me ta. “Këta janë njerëz të zgjuar, duke përfshirë Emmanuel Macron të Francës, duke përfshirë dhe Vladimir Putinin. Këta njerëz janë të mprehtë,…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të dielën, më 23 korrik do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Republikën e Shqipërisë. Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndërsa vizita është me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. Sipas agjendës, Pendarovski do të vizitojë komunat e Pustecit dhe Pogradecit
Një banor i Kërçovës ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë, në afërsi të fshatit Kladnik. Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën “Lada Samara” me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjekët nga Qendra Mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.
Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit shikohet si alternativë e dytë për portën Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Thomas Strakosha mund të luajë në sezonin e ardhshëm te Bajern Mynihu. Kampionët e Gjermanisë e konsiderojnë gardianin kuqezi një nga dy alternativat në rast se nuk arrihet akordi me Giorgio Mamarda-shvili. Strakoshga është transferuar te Brendfoird dhe ka kontratë me ekipin e Premier Ligës deri në 2026. Sipas “Sky Deutchland”, 28-vjeçari është përmendur në ditët e fundit nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët e konsiderojnë shqiptarin si një opsion “ekonomik” për rolin e portierit të dytë në ekip. Sommer,…
Kosova ka pranuar pjesërisht propozimin e BE-së për shtensionimin e situatës në veri, pas më shumë se një muaj refuzimi. Për shkak të këmbënguljes Kryeministrit Kurti, Kosova ishte sanksionuar. Tani që Kosova dhe BE kanë arritur një marrëveshje, zyrtarët e BE’së kërkojnë edhe më shumë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak kanë bërë një marrëveshje për ta shtensionuar situatën në veri, dhjetë ditë pasi u bë publike se Bashkimi Evropian ka nisur sanksionet ndaj Kosovës. Por, edhe më tutje nuk ka pasur një deklaratë nga zyrtarët evropianë dhe kosovarë mbi sanksionet, që veçse kanë nisur…
Policia dje ka arrestuar dy qytetarë të Gjevgjelisë për tregti të paligjshme me lëndë narkotike, ku njërit prej tyre i janë gjetur dy kilogramë marihuanë, armë dhe municione, njoftojnë nga MPB. “Dje, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Trafikim ilegale të Drogave, Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave, në koordinim me SPB Strumicë – DPB Valandovë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Vallandovës, i drejtuar nga Z.A.(27) nga fshati Dedeli i Vallandovës dhe gjatë kontrollit në automjet është gjetur një qese me shtatë pako dhe dy thasë me marijuanë në sasi prej 2 kilogramësh.…