Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Ajo ka njoftuar fansat se po vjen në një bashkëpunim me Rina Balajn, kënga e të cilave mban titullin “Tornado”.
Derisa po xhirojnë klipin e ri, bukuroshet nuk kanë hezituar që të ndajnë edhe fotografi provokuese.
Ka qenë së fundmi Melinda që ka ndarë disa imazhe në bikini duke vënë në pah format e bujshme trupore.
E njëjta ka shfaqur të pasmet, gjersa po shijon edhe disa ditë pushimi në një vend të veçantë.
Ribashkimi me Rinën vjen pas pajtimit të tyre, duke qenë se në fillim ishin rivale me njëra-tjetrën.
Ato tani janë pjesë e një menaxhmenti dhe të shumtën e kohës po e kalojnë bashkë.