Dje (19-korrik) në ora 05:15, personi Sh.A.(48) nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë është sulmuar fizikisht në taksi veturën e tij nga një person i cili kishte qenë familjar i pasagjerit që po transportonte. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thuhet në raportin e SPB-Tetovë.
Author: Politiko
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ardhmëria europiane e vendit tash është në duar të Kuvendit dhe 120 deputetëve. Kovaçevski tha se shpreson që të njëjtit të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi si shoqëri multikulturore ne jemi shembull për Europën. “Ne jemi shoqëri multikulturore, multikonfesionale që është shembull në miniaturë për Europën dhe besoj që deputetët tanë, 120 në numër në Kuvend, do të kenë vizion dhe guxim që do të thotë interim të shtetit në BE dhe mbi të gjitha sigurimin e ardhmërisë më të mirë europiane për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Kovaçevski.
Projektligji vjetor i mbrojtjes i Senatit amerikan do të shtojë Kosovën në listën e vendeve të Europës Lindore që kualifikohen për trajnime ushtarake të ShBA-së në mes të tensioneve të rritura në Ballkan. Ky projektligj e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një gjë e tillë do t’i mundësonte Kosovës të merrte rimbursime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe ato të Partneritetit për Paqe të NATO-s, një listë e vendeve që përfshin edhe Serbinë. Siç shkruan Defense News, kjo vjen si përpjekje…
Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca në fotot e fundit është shfaqur shumë tërheqëse. Pas shumë projekteve qe ka publikuar pak më parë, Vjollca ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi në brigjet e Caprit të Italisë, shkruan “Kosovarja”. Bukuroshja ka postuar ne llogarinë e saj disa poza ku shihet në bikine dhe ka vendosur mbishkrimin “E humbur në bukuritë e Carpit”. Kujtojmë se para disa ditë ka lansuar bashkëpunimin e saj më Bardhin, ku titullohet “Shtinja flakën”.
Thuajse e mbarë bota është nën regjimin e një alarmi të kuq për shkak të kushteve ekstreme të motit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron njerëzit, kryesisht të moshuarit dhe personat vulnerabël, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues. Europa jugore nuk ka dalë ende nga kthetrat e temperaturave të larta që po sjellin probleme jashtëzakonisht të mëdha. Zjarret mbeten kërcënimi kryesor për kontinentin e vjetër. Turqia, Spanja, Zvicra dhe kryesisht Greqia po luftojnë me flakët në shumë fronte, por ende pa i vënë ato nën kontroll. Në afërsi të Athinës, zjarret kanë shkatërruar zonë pyjore, banesa të…
Mikëpritja është një karakteristikë e veçantë e shqiptarëve. Mirëpo, mërgimtarët kanë disa ankesa sa i përket kësaj. Madje, këta të fundit thonë se shpesh edhe i mashtrojnë. Një nga të intervistuarit, për T7 thotë se çmimet janë shumë larta, e kur e kuptojnë se nuk jetojnë këtu, sipas tij veç i rritin.
Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë. Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai thotë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër. “Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më…
Këngëtarja e famshme Lana Del Rey është kërcënuar me jetë nga një 40-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se Denys Mallet, me origjinë kanadez është vënë në pranga pas kërcënimeve që i drejtoi këngëtares. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, këto kërcënime kanë filluar që nga 6 Janari i vitit 2022 dhe kanë vazhduar deri më 6 Korrik të këtij viti. Mallett doli në gjykatë të premten e kaluar dhe u la në paraburgim. Mirëpo, ai pritet të bëjë një paraqitje tjetër brenda javës, për një vendim tjetër gjykate. Ndërkohë, këngëtarja e cila performoi në Hyde Park në Londër pak…
Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, thotë se Turqia po punon intensivisht në armatimit, trajnimi dhe pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe. Sipas tij, shërbimi sekret serb ka informata se Turqia i ka dhuruar Kosovës dronë, sisteme anti-tankë, mortaja dhe lloje të tjera të armëve, çka, siç citohet të ketë thënë ai, “e shkel Rezolutën 1244”. Për këtë, ai thotë se i kanë çuar një notë proteste ambasadorit turk. Natyrisht, ne kemi ndjekur gjithë procesin intensivisht, agjencitë tona që janë përgjegjëse për këtë kanë raportuar te udhëheqja shtetërore në detaje gjatë disa muajve,…
Të martën në Prishtinë është arrestuar një person për posedim të heroinës dhe marihuanës. Atij po ashtu i është gjetur edhe një shishe metadon. “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 17.60 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3.09 gramë marihuanë, një grinder, dy peshore digjitale, një shishe metadon, një telefon, 165 euro”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.