Author: Politiko

Lëvizja Demokratike ende pa u strukturuar mirë, ka filluar të familjarizohet. Kreu i kësaj partie, Izet Mexhiti ka vendosur që pozitën e zëdhënësit të partisë t’ia besojë një familjari të afërt. Bëhet fjalë për Burim Latifin, që sipas informacioneve të indeks.mk është djali i tezes së kreut të Lëvizjes Demokratike. Ky detaj është zbuluar nga vet Latifi, i cili duke u thirrur në postin e zëdhënësit, ka dhënë një deklaratë për mediat kosovare.

Read More

Një operacion i rrezikshëm për të shpëtuar 41 punëtorë indianë, të cilët janë të izoluar në një tunel të shembur në Himalaje, është në zhvillim. Punëtorët janë nën tokë që nga 12 nëntori, kur një rrëshqitje e madhe e tokës shkaktoi shembjen e një tuneli 4.5 kilometra të gjatë në shtetin e Uttarakhand. Ekipet e shpëtimit kanë arritur tek vendndodhja e punëtorëve, të cilët merrnin ushqim, ujë, dritë, oksigjen dhe ilaçe përmes një tubi me diametër 90 centimetra, që e kishin futur nëpër rrënojat e tunelit. Një makinë e madhe shpimi, e importuar nga SHBA, që po shponte horizontalisht nëpër…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Grubi urimin e këtij 28 nëntori e ka bërë ndryshe nga vitet e kaluara, duke publikuar një fotografi të vajzës së tij, Junës. Urimi i plotë: Sa e bukur është festa jonë e flamurit dhe e pavarësisë të dashur miq. Ka tre ditë që Juna më përkujton se po afrohet dita e flamurit dhe ky mall e gaz fëmijëror më lumturon shumë. Urime të gjithëve

Read More

Zonja Lucia Martino, arbëreshe nga Italia shkrimtare e aktiviste e pati një porosi për shqiptarët me 28 nëntor që ta ruajmë kulturën e gjuhën shqiptare. “Disa nga ju shqiptarë që jeni shprishur nëpër botë, që keni 15 vjet që jeni larguar, po harroni gjuhën dhe nuk ja mësoni fëmijëve, na Arbëresht që kena 500 vjet dhe e ruajmë gjuhën arbëreshe” tha zonja Lucia. Ajo shtoi një apel për të gjithë, arbëreshët e shqiptarët, të ruajnë gjuhën shqipe. Lucia Martino , Arbëreshe aktiviste dhe shkrimtare e librave “Gruaja Abrëreshe, dje, sot e nesër” dhe ” Ish një herë pinoqi”.

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ngjarjen Parada Shqiptare e cila po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar tha se si asnjëherë më parë, ky 28 nëntor i gjen shqiptarët më të bashkuar së kurrë, jo vetëm nga karakteri festiv por edhe nga ai institucional dhe sukseset e panumërta që kanë arritur ndër vite. Veliaj teksa foli për shtetin e Kosovës dhe krenarinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë histori suksesi, sepse se shpejti do të kenë kryeministrin e parë shqiptar, teksa përmendi dhe projektin Korridori 8 si investimin më të rëndësishëm…

Read More

Në qytetin historik të Vlorës, ku u shpall pavarësia e Shqipërisë 111 vjet më parë, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit ka ardhur në Vlorë për të shprehur solidaritetin dhe bashkimin e shqiptarëve në këtë ditë të rëndësishme. Pas ceremonisë, liderët kanë bërë një xhiro në qytet dhe kanë përshëndetur qytetarët që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova për të festuar 28 Nëntorin. Kurti ka deklaruar për mediat…

Read More

Në ditën kur Shqipëria feston 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj nga Perandoria Osmane, një tjetër figurë historike meriton nderim dhe kujtim, Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili lindi po në këtë ditë në vitin 1955, në Prekaz të Skenderajt. Ai ishte një prej themeluesve dhe udhëheqësve të UÇK-së. Ai u bë simbol i rezistencës dhe sakrificës së popullit shqiptar, kur më 5-7 mars 1998, bashkë me familjen dhe shokët e tij, mbrojti me heroizëm shtëpinë e tij nga rrethimi dhe sulmi i forcave serbe, duke u vrarë në betejë. Adem Jashari ishte…

Read More

Këtë 28 nëntor, Tirana është skena e një parade të jashtëzakonshme, që do të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trojet etnike për të nderuar 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Ky aktivitet është organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit, duke u frymëzuar nga tradita e paradave shqiptare në New York, që prej 15 vjetësh mbahen nga organizata “Rrënjët Shqiptare”. Parada do të fillojë në orën 11:00 dhe do të ketë një parakalim të flamujve, kostumeve popullore, valleve dhe këngëve…

Read More

Ishte planifikuar që mbrëmë e deri sot në orët e hershme të mëngjesit, Yll Limani të këndonte në diskotekën ku u lajmërua për bombë. Megjithatë alarmi doli të jetë i rremë. Pavarësisht se dikush kishte gënjyer se në atë diskotek kishte mjet eksplodues festa u ndal. Të gjithë pjesëmarrësit që kishin vendosur të kalonin natën aty, u larguan nga vendi i ngjarjes. Pa kënduar mbeti edhe Yll Limani, i cili doli menjëherë më një reagim për krejt atë çfarë ka ndodhur, e që në fund doli të jetë vetëm një gënjeshtër. Këngëtari i ka kërkuar falje njerëzve që mbrëmë kishin…

Read More

Paketa e re me masat antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të prekura të qytetarëve, pritet të miratohet sot në seancë të Qeverisë. Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë… “Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekur të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistëve, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si dhe nxënës, studentë, e tjerë. Përfshirja…

Read More