Author: Politiko

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegë ministra realizuan takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Angela Aggeler. Fokusi i bisedës së takimit, siç njofton zëvendëskryeministri parë, ka qenë angazhimi serioz i Maqedonisë së Veriut në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, si dhe vazhdimin e realizimit të reformave. “Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot…

Read More

Prej nesër fillon tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri ora 15. Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë të dielën. Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare në vendbanimin e tij. Çdo fëmijë meriton të edukohet në gjuhën që di më mirë, sepse ky është procesi edukativo -arsimor më efikas dhe më efektiv. Kjo, siç informojnl nga MASH-i, u konfirmua në takimin e sotëm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare – UNICEF, USAID, UNDP, Delegacioni i BE-së në Shkup dhe Banka Botërore, të cilat janë partnerë të shtetit në përpjekjet shumëvjeçare, për avancimin e sistemit…

Read More

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur, me informacionetë vërteta dhe me koncepte politike që e mbrojnë atë model. Nacionalizmi është një ide tërheqëse që përdoret zakonisht para zgjedhjeve, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Sipas Mariqit, nacionalizmi është anë e fortë e opsioneve të dobëta politike. “Opsionet e dobëta politike, të cilat nuk kanë çfarë të ofrojnë në kohën e sotme, si për shembull e Majta dhe VMRO-DPMNE, duhet t’u drejtohen këtyre instrumenteve. Këto ditë, patëm një situatë ku një deputet…

Read More

Një ndihmë e rëndësishme ushtarake ka arritur në Ukrainë nga Bashkimi Evropian (BE), i cili ka dërguar 300.000 predha nga një milionë që ka premtuar për të mbështetur luftën e Kievit kundër agresionit rus. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili po qëndron në Bruksel për një takim të NATO-s. Kuleba ka theksuar se Ukraina ka nevojë për një fushë të përbashkët euro-atlantike të industrive të mbrojtjes, që do të mundësonte një furnizim më të sigurtë dhe më të shpejtë të armëve dhe pajisjeve të nevojshme. Ai ka falenderuar Sllovakinë për mbështetjen…

Read More

Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Vlorë për të festuar 28 Nëntorin. Njëri nga banorët e qytetit ka shfrytëzuar rastin për t’i shprehur simpatinë dhe respektin e tij ndaj Kurtit. Ai i ka thënë në vesh se “do të mbetesh në histori” dhe më pas, pa i dhënë kohë Kurtit për të reaguar, ai e ka puthur në faqe dhe i ka uruar gëzuar festën. Kurti ka qeshur me këtë gjest dhe ka vazhduar të përshëndesë qytetarët e tjerë. Ky është një shembull i dashurisë dhe miqësisë që ekziston mes shqiptarëve…

Read More

Një grup aktivistësh të PSD-së kanë protestuar kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, në Kosovë. Ata kanë akuzuar gjykatën për të qenë raciste, e padrejtë dhe segreguese dhe kanë kërkuar lirimin e gjashtë bashkëpartiakëve të tyre që janë arrestuar gjatë aksionit kundërshtues. Protestuesit kanë hedhur tymues dhe kanë krijuar përplasje me policinë para hotelit ku Trëndafilova ishte e ftuar për të folur. Një kameraman i një gazete lokale është goditur nga një polic i njësisë speciale. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se metodat frikësuese nuk do t’i ndalin ata nga rezistenca. (politiko.makdomen.net)

Read More

“Dashuria” mes kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së dhe mentorit të “liderit” Hristijan Mickoski është frytdhënëse. Paratë shkojnë nga njëri xhep në tjetrin dhe i vetmi xhep që mbetet bosh është ai i qytetarëve, të cilët as nuk e dinë se po paguajnë për “festat” e oligarkëve. Pasi Infomax paraprakisht publikoi informacione se si kryetarët e komunave që vijnë nga partia e Mickoskit pompuan 390 milionë denarë në kompaninë Energy Delivery Solutions (EDS) të Koço Angjushev, kësaj radhe publikojmë informacion ekskluziv për një kompani tjetër që ka marrë gati 28 milionë denarë nga vetëm një komunë. Komuna e Velesit dhe kryetari…

Read More

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka bërë publik raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Europës (KiE) për mundësinë e pranimit të Kosovës si anëtare e kësaj organizate. Raporti, i cili u publikua dje, tregon se Kosova ka një sistem politik dhe juridik në përputhje me standardet ndërkombëtare, por ka edhe disa mangësi në zbatimin e sundimit të ligjit. Në një postim në “X”, Rohde tha se raporti ka një lajm të mirë dhe një të keq për Kosovën. Lajmi i mirë është se Kosova ka një kushtetutë moderne me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

Read More

Përmbushja e marrëveshjes politike për emërimin e kryeministrit shqiptar në periudhën parazgjedhore është investim në të ardhmen e përbashkët dhe përgjigje konkrete ndaj të gjitha paragjykimeve që na ndjekin nga e kaluara, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën për Televizionin 24. Ministri Besimi ka theksuar se nuk është vetëm premtim parazgjedhor, por ndërtimi i besimit reciprok, përforcimi i themeleve të shtetit të përbashkët, marrje e përgjegjësisë dhe mesazh për barazi dhe mundësi të barabarta. Kjo është ndjekje e vlerave evropiane, shoqërisë multietnike dhe multikulturore, me mirëkuptim dhe tolerancë reciproke, e cila funksionon në interes të sigurimit të prosperitetit…

Read More