Author: Politiko

Një deklaratë e liderit të partisë së ekstremit të djathtë në Suedi, Jimmie Akesson, që bëri thirrje për konfiskimin dhe shkatërrimin e xhamive ku përhapen ide anti-suedeze dhe anti-demokratike, ka shkaktuar reagime të ashpra nga kryeministri dhe opinioni publik. Akesson, i cili drejton Demokratët Suedezë (SD), një parti nacionaliste dhe anti-imigracion, e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë së tij të shtunën. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i cili qeveris me një koalicion minoritar që nuk përfshin SD-në por ka nevojë për votat e saj, e quajti këtë deklaratë si një shprehje pa respekt dhe…

Read More

Në një fjalim në Këshillin e Atlantikut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje për një zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se njohja reciproke është e domosdoshme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Rama ka lavdëruar qasjen e re të Kosovës në dialog, duke vlerësuar se kryeministri i Kosovës ka treguar vullnet për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi. Rama ka thënë se Shqipëria dhe rajoni janë në një gjendje më të mirë se kurrë më parë, por ka pranuar se çështja e pazgjidhur e statusit të Kosovës është një pengesë e madhe për paqen…

Read More

Ministri i Transportit të Rusisë, Vitaly Savelyev, ka pranuar se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar një goditje të rëndë për industrinë e aviacionit civil të vendit të tij. Ai tha se si pasojë e sanksioneve, Rusia ka humbur 76 avionë pasagjerësh, të cilët nuk mund të furnizohen me pjesë këmbimi ose të kthehen nga qiradhënësit. Këtë e raportoi gazeta ruse Kommersant. Sanksionet u vendosën pasi Rusia filloi një agresion ushtarak kundër Ukrainës, duke aneksuar Krimenë dhe duke mbështetur separatistët në lindje të vendit. Sanksionet pengojnë eksportin dhe importin e avionëve dhe komponentëve të…

Read More

Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka mundësuar lirimin e dhjetëra pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja anët e konfliktit. Marrëveshja, e cila filloi të premten dhe do të zgjasë për katër ditë, përcakton se Hamasi do të lirojë të paktën 50 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Gaza, ndërsa Izraeli do të lirojë të paktën 150 gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Deri më tani, 40 pengje izraelite janë liruar nga Hamasi, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 11 gra. Mes tyre është edhe Abigail Edan, një shtetase amerikano-izraelite 4-vjeçare. Përveç kësaj, 18…

Read More

Mbi 400.000 qytetarë, pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë, do të përfshihen me masat antikrizë që duhet të miratohen nesër në seancën e Qeverisë, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Batyqi. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, sa kompani janë të bllokuara për shkak të tatimit të papaguar të solidaritetit Bytyqi tha se sipas të dhënave të fundit numri është i vogël, nën 20. Ende nuk janë të bllokuara të gjitha kompanitë dhe çdo ditë ndryshon numri. “Mjetete do të përdoren për masat antikrizë që presim që nesër të jenë në seancën e Qeverisë dhe janë të orientuara drejt…

Read More

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se do të jetë prezent në takimin e OSBE-së në Shkup, nëse Bullgaria i lejon fluturimet ruse në hapësirën e saj ajrore. Takimi i OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, dhe do të trajtojë çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinent. Lavrov tha se ka marrë kërkesa për takime bilaterale nga disa vende perëndimore, dhe se nuk do të shmangë dialogun me ta. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se është duke biseduar me Bullgarinë…

Read More

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka realizuar premtimin e tij për të vendosur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e Komunës. Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, ai tregon momentin kur e ngre flamurin kuq e zi në shtizën e objektit komunal. Ky veprim është një shenjë e protestës dhe krenarisë kombëtare shqiptare në këtë zonë, e cila përjeton diskriminim dhe presion nga autoritetet serbe. Në të kaluarën, Arifi është thirrur në gjykatë nga Serbia për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në hapësirat publike. Ai ka deklaruar se nuk do të ndalet nga kërcënimet dhe…

Read More

Ku është ai Mickoski me plot vetëbesim i cili sa të dale në zgjedhje, votat do të vërshojnë në konton e partisë së tij? Një anketë prej kësaj agjencie, një tjetër nga ajo agjenci, një para ndonjë kohe, ndonjë tjetër më herët…e dehën Mickoskin dhe kujtoi se vetëm të shpallen zgjedhjet, dhe ai do të parakalojë me kale të bardhë, si Leka I Madh në Bukefal në Pallatin e Bardhë të Qeverisë! Vërtet, Ia rritën mendjen jo pak këto anketa. Por çka po ndodh me liderin “e sigurt” në fitoren e tij? A u frikësua ndërkohë se një Front Evropian…

Read More

Rita Ora sot feston ditëlindjen e saj të 33-të. Më ndryshe se gjithmonë kjo ditëlindje e gjen në Kosovë. Ditën sot e nisi me takimin me kryeministrin Kurti. Kryeministri ndau disa fotografia duke shkruar : “Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj.”. Nuk munguan as lulet dhe torta e ditëlindjes për yllin kosovarë, shkruan “Kosovarja”.

Read More

Në bazë të konkluzioneve të arritura në seancën e 199-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 14.11.2023, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se administrata publike në qytetin e Shkupit ditën e mërkurë do të punojë me orar të shkurtuar, ndërsa ditën e enjte nuk do të punojë. “Të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit me datën 29.11.2023 (e mërkurë) do të punojnë me kohë të pjesshme deri në ora 12:00, ndërsa 30.11.2023 (e enjte) është caktuar si ditë jopune për të gjithë të punësuarit në…

Read More