Në qytetin historik të Vlorës, ku u shpall pavarësia e Shqipërisë 111 vjet më parë, u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit ka ardhur në Vlorë për të shprehur solidaritetin dhe bashkimin e shqiptarëve në këtë ditë të rëndësishme. Pas ceremonisë, liderët kanë bërë një xhiro në qytet dhe kanë përshëndetur qytetarët që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova për të festuar 28 Nëntorin. Kurti ka deklaruar për mediat se kjo është një ditë e gëzuar për të gjithë shqiptarët dhe se flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria janë vlera të përbashkëta. (politiko.makdomen.net)
