Një flamur kombëtar shqiptar prej 120 mijë letrave origami, të cilat janë palosur në formë piramidash, është krijuar në një sallë sportive në Skënderaj. Ky flamur është punuar nga Arbnora Fejza-Idrizi, një mësimdhënëse e artit origami, me bashkëpunimin e 70 nxënësve të saj nga medreseja “Alauddin”. Flamuri ka një sipërfaqe prej 1.300 metra katrorë dhe është më i madh se ai i vitit të kaluar, i cili u bë pjesë e librit Guinness të rekordeve. Arbnora Fejza-Idrizi tregon për Anadolu se ky projekt ka qenë një sfidë e madhe për të, pasi ka zgjedhur një metodë më të komplikuar të…
Author: Politiko
Këngëtarja shumë e dashur për publikun Leonora Jakupi do te jetë sonte pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’. Leonora sonte do te këndoj për banoret e shtëpisë me të famshme në vend. Edhe pak minuta pritet të përformoj këngëtarja nga Drenica.
Me rastin e 28 Nëntorit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë shqiptarët në botë. Ai ka theksuar se kjo ditë është një simbol i historisë dhe i aspiratave të popullit shqiptar. Ai ka falënderuar ushtarët dhe oficerët që vazhdojnë të shërbejnë Atdheut. Ai ka uruar që shqiptarët të jenë gjithmonë të bashkuar dhe të orientuar drejt integrimit evropian. Urimi i plotë i Haradinajt: Gëzuar 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë! Shqiptarët prej dekadash e kanë pasur të qartë qëllimin dhe orientimin e tyre. Në secilën rrethanë e pavarësisht stuhive, mbijetuam duke ruajtur identitetin, qëllimin e…
Në këtë ditë të veçantë, Kosova dhe Shqipëria kujtojnë ngjarjet që i kanë lidhur në një histori të përbashkët. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një homazh për flamurin kuq e zi, që simbolizon identitetin dhe bashkimin e shqiptarëve. Osmani ka theksuar se 28 nëntori është dita kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, u lind komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në vitin 1955, dhe u bë dalja e parë publike e UÇK-së në vitin 1997. “Këto ngjarje na tregojnë se flamuri ynë është një trashëgimi e gjallë, që na lidh prej shekujsh në…
Me rastin e 111 vjetorit të Pavaraësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti organizon Akademi Solemne. Siç njoftojnë nga BDI ngjarja do të mbahet sot, më datë 28 nëntor, më fillim nga ora 17:00 në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Njoftimi i plotë: Të nderuar, ju njoftojmë se më datë 28.11.2023, nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, do të organizohet Akademi Solemne për Ditën e Flamurit, që do të mbahet te Filharmonia e Republikës së Maqedonisë, me fillim në ora 17:00.
Në këtë ditë të 28 nëntorit, Kosova nuk kujton vetëm Ditën e Flamurit, por edhe një ngjarje historike për lirinë e saj. Para 26 vjetësh, në një fshat të Skenderajt, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u paraqit për herë të parë në sytë e botës, si një forcë e armatosur që luftonte kundër regjimit serb. Me flamuj shqiptarë dhe me armë në duar, disa ushtarë të UÇK-së morën pjesë në varrimin e Halit Geci, një mësues i vrarë nga policia serbe dy ditë më parë në shkollën e Llaushës. Të parët që dolën në pah ishin Rexhep Selimi, Daut Haradinaj…
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do të merr pjesë në Mbledhjen ministrore të OSBE-së në Shkup, ku do të flasë për rolin kryesor të Organizatës në promovimin e sigurisë së thelluar në rajon dhe do t’i falënderohet Maqedonisë së Veriut për rolin e saj të liderit, kumtoi mbrëmë Departamenti i Shtetit. Blinken sot merr pjesë në mbledhjen ministrore të NATO-s në Bruksel, ndërsa për vizitë në Maqedoninë e Veriut vjen nesër, ku më 29 dhe 30 nëntor mbahet mbledhja e ministrave të OSBE-së, deklaroi zëdhënësi Methju Miler. “Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, sekretari shtetëror do të angazhohet me…
Në ditën kur Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së shtetit të saj, Google ka bërë një homazh të veçantë për këtë rast. Në faqen e tij kryesore, motori i kërkimit ka vendosur një imazh të flamurit kuqezi në një sfond të kaltër, që simbolizon qiellin dhe detin e Shqipërisë. Imazhi është një gift që lëviz dhe shkëlqen, duke treguar krenarinë dhe gëzimin për këtë ditë historike. Nëse vizitorët klikojnë mbi imazhin e flamurit, ata do të drejtohen në një faqe ku mund të lexojnë më shumë për historinë dhe kulturën e Shqipërisë, si dhe një urim nga Google për ditën…
Frontit anti-shqiptar të ultranacionalisti, udhëheqësit të grupit anti-NATO dhe anti-BE, Dimitar Apasiev i është bashkangjitur edhe opozitari Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në, shkruan Politiko.makdomen.net Të dy përveç frenimit të rrugëtimit europian të Maqedonisë së Veriut, shfaqin edhe qëndrime anti-shqiptare. Që të dyve u pengon avancimi i shqiptarëve në instanca të ndryshme shtetëror, që të dy janë shprehur hapur kundër nominimit të kandidaturës për kryeministër shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti. Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, për t’ia tejkaluar Apasiavit në anti-shqiptarizëm, së fundmi ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka komuna shqiptare. Thonë se nëse fitojnë…
“Kjo Qeveri ka treguar se si rriten pensionet në mënyrë sistematike. Kemi marrë vendim për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së kostos së jetesës. Kemi rritjen më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit, në një vit e gjysmë të fundit, prej 24%. Sa për krahasim, kemi 50% rritje të pensionit minimal dhe 50% rritje të pensionit mesatar në vend”. Këtë e tha sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me masat e reja ekonomike dhe kërkesat e pensionistëve për rritje të pensioneve. Ai deklaroi se…