Author: Politiko

Një pacient është duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm në dy javët e fundit, sipas IKSHPK-së, janë regjistruar 46 raste me koronavirus. Vlerësohet se gjendja e përgjithshme epidemiologjike është stabile. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se vetëm në dy javët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19. Infektologu Arben Vishaj ka konfirmuar për Express se aktualisht një pacient është i shtrirë në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me këtë virus. “Një pacient e kemi të shtrirë në Klinikën Infektive. Gjendja e tij është stabile”,…

Read More

Është arrestuar mëngjesin e sotëm një 24 vjeçar në Mitrovicë, për gjashtë vepra penale. I dyshuari që ra në pranga të policisë po kërkohej nga Gjykata Themelore e Mitrovicës dhe ajo e Pejës, për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor”, dy raste “Vjedhje e rëndë”, “Vjedhje”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. “Personi i arrestuar do te procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore”. Bëhet e ditur se i arrestuari në këtë rast do te procedohet në gjykatat kompetente për shqyrtime gjyqësore.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Osmani ka shkruar në “X” se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe se shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. “Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një vend i forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrin, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka thënë Osmani.

Read More

Në rajonin e Shkupit, aktiv është një zjarr në rajonin e fshatit Bllacë. Nga Qendra rajonale për Menaxhimin e Kriza në Shkup bëjnë të ditur se zjarri po vëzhgohet nga punëtorët e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ai gjendet pesë kilometra larg fshatit Bllacë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në ambient ​​të hapur kanë ndodhur 26 zjarre, në të cilat për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, janë angazhuar edhe tre aeroplanë “eir traktor” dhe një helikopter i MPB-së.

Read More

Një 26-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi i njëjti sipas policisë ka vjedhur një trotinet elektrik nga një bashkëqytetar i tij. “Me datë 23.08.2023 rreth orës 20:10 në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostiva, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin J.I., banor i Gostivarit, i cili dyshohet se më parë ka kryer vjedhje, gjatë së cilës ka marrë një trotinet elektrik në pronësi të 27-vjeçarit XH.A., gjithashtu nga Gostivari. Trotineti u gjet dhe iu kthye pronarit”, thonë nga MPB.

Read More

Policia mbrëmjen e djeshme ka privuar nga liria I.K. (39) nga f. Moin-Gjevgjeli. Siç informuan sot nga MPB-ja, ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” që dënohet sipas nenit 215 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest kombëtar për shkak të arratisjes nga burgu. Personi është dërguar në burgun e Idrizovëv për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej thuajse katër vjetëve.

Read More

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi Jovana Maroviq nuk është lejuar të hyjë në Serbi. Këtë informacion Maroviq e ka publikuar në Tëitter. “Më refuzuan hyrjen në Serbi për shkak të mbrojtjes së sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj. Faleminderit Aleksandër Vuçiq që më bëre heroinë”, ka shkruar ajo. /EO

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj. Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës. “Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas”, është shprehur Haradinaj. Urimi i plotë: Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë! Kosova dhe…

Read More

Policët e SPB Tetovë dje (23 gusht) rreth orës 17:30 kanë privuar nga liria 38-vjeçaren tetovare A.N. Ajo është raportuar nga nëna e saj 64-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në objektin ku ajo punonte. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresë.

Read More

Një spikere lajmesh në Amerikë mori propozimin më të veçantë që mund të keni parë ndonjëherë. Prezantuesja nga Tenesi, Cornelia Nicholson, mendoi se po regjistronte një segment lajmesh për emisionin e fundjavës në “Local 3 News”, kur kuptoi se po prezantonte të dashurin Riley Nagel. Ajo u habit teksa pa partnerin e saj – i cili gjithashtu është një spiker lajmesh – të afrohej drejt skenës duke mbajtur një tufë me lule. Ai tha: “Do të ishte e përshtatshme të ta bëja këtë pyetje këtu, pasi këtu është vendi ku jemi taluar”. Më pas, partneri i saj u ul në…

Read More