Author: Politiko

Një 59-vjeçar nga Kosova ka marrë peng 6 pushues italianë, të cilët dëmtuan banesën e dhënë me qera prej tij në Sarandë. Policia bën me dije se 59-vjeçari iu ka hequr lirinë për 1 orë 6 pushueve me pretendimin se këta të fundit i kishin dëmtuar disa pajisje në apartamentin e disponuar prej tij. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 59-vjeçarit, si dhe ka liruar pushuesit e bllokuar në banesë prej tij. Njoftimi i policisë I dëmtuan pajisje në apartamentin e dhënë me qira dhe për këtë shkak iu hoqi lirinë 6 shtetasve italianë, për rreth 1 orë, në…

Read More

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 gusht, solli vendim për themelimin e një konvikti studentor në Tetovë, të cilin studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës e pritën me ngazëllim. Edhe rektori i këtij Univesiteti, Jusuf Zejneli e ka përshëndetur atë duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit si një interes publik dhe një plotësim të nevojave të studentëve. Ai për indeks.mk u shpreh se themelimi i konviktit studentor ne Tetovë, për studentët e Universitetit të Tetovës, paraqet një akt mjaft të rëndësishëm në sferën e standardit të studentëve, mënyrën…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer. Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë për procesin eurointegrues të vendit. Statusi i plotë: Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer. Njoftova ambasadorin austriak me iniciativën e ndërmarrë të koalicionit qeveritar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje jetike për të ardhmen europiane të vendit. Shpreha…

Read More

Përplasjet mes personazheve të muzikes në vendin tonë dhe jo vetëm janë të shpeshta. Në shumë raste, kjo është një mënyrë që këngëtarët, kryesisht të muzikës hip-pop të jenë të pranishëm në media dhe të bëhen viralë në rrjetet sociale edhe përmes këtyre formave. Rasti i fundit është përplasja në distancë mes Stresit dhe Cllevios, dikur miq më njeri-tjetrin, sot kundërshtare. Qëndrimet e forta të Kleviol Ahmetajt ( Cllevio Serbiano) deri në ofendime ndaj Stresit dhe familjes së tij kanë bërë që këngëtari tropojon të reagojë në rrjetet sociale. Arkimed Lushaj sfidon Cllevion dhe i kërkon të takohen për të…

Read More

Prezantuesja e “Procesit Sportiv” në Top Channel, Alesia Bami është ndër moderatoret sportive më të ndjekura në rrjetet sociale. Si gjithnjë, ajo nuk ngurron të provokojë me video dhe foto, teksa edhe këtë verë është shfaqur më seksi se kurrë gjatë pushimeve, të cilat ka zgjedhur t’i kalojë kryesisht në ishujt e bukur të Greqisë.

Read More

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen që Ballkani do ta zhvillojë këtë të enjte me Bate Borisov. Dueli është i vlefshëm për fazën e PlayOff-it, në eliminatoret e UEFA Conference League, raporton KlanKosova.tv. Kjo ndeshje do të nisë nga ora 20:45, derisa stadiumi është gati dhe fusha duket në gjendje të mirë.

Read More

Roberto Mancini u largua nga drejtimi i Italisë disa ditë më parë teksa dorëheqja e tij i “zuri” të gjithë të papërgatitur. Tekniku italian u justifikua me faktin se në Federatë nuk besonin tek ai dhe se Presidenti, Gravina kërkonte t’i largonte stafin me të cilin punonte. Të gjitha këto pretendime bien poshtë, pasi Roberto Mancini nuk ka humbur kohë por ka “fluturuar” drejt Arabisë Saudite për të marrë drejtimin e kombëtares. Sipas mediave arabe, ish-trajneri i Italisë ishte në bisedime me Federatën e Arabisë Saudite prej muajit qershor dhe tashmë tratativat janë drejt fundit me italianin që pritet të…

Read More

Tamara Ramos, Drejtore e Përgjithshme e Sindikatës “Futbolistas ON”, e akuzon drejtuesin e lartë të futbollit spanjoll për fyerjet që i kishte bërë kur punonin së bashku në Shoqatën e Futbollistëve Spanjollë. “Kam vuajtur poshtërim, ka qenë i egër. Nuk më habit aspak sepse e njoh prej shumë vitesh dhe kam vuajtur prej sjelljeve të tij, që çuditërisht guxon dhe i bën në publik”, është shprehur Tamara Ramos në intervistë të dhënë dje për mediat spanjolle. Ajo ka zbuluar komentet e turpshme të Rubialesit në sy të yjeve të futbollit si Kasijas apo Pike. “Eja, ke ardhur të vrasësh gjunjët?!…

Read More

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se i njëjti e ka kanosur një vajzë. Në raportin e policisë bëhet e dituri se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Read More