Kaltrina dhe Haris Sefuli, janë dy fytyrat e reja në Lëvizjen Besa. Këto dy prurje i prezantoi vet kreu i partisë, Bilall Kasami edhe atë përmes njoftimeve në rrjetet sociale. Por ajo që bije në sy është se dyshja e re e Besës kanë lidhje me Moskën dhe Rusinë. Sipas informacioneve, Harisi dhe Kaltrina kanë studijuar në Rusi. Sikur të mos mjaftonte që kanë studijuar në Rusi, burimet pranë komunës njoftojnë se Haris Sefuli, edhe nënën e ka me prejardhje nga Rusia. Në një kërkim në “Facebook”, del që nëna e Harisit, është Tatjana Sefuli. Përveç asaj, Harisi dhe Kaltrina…
Author: BILD
Kryediplomati Bujar Osmani në fjalimin e tij në Konferencën “Ukraina: Dy vjet heroizëm” me rastin e dy vjetorit të agresionit ushtarak rus tha se Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, dhe se nëse fiton Rusia në Ukrainë, radhën e ka Ballkani.. “Ne nuk e mbështesim Ukrainën vetëm se solidarizohemi, por për shkak se Ukraina sot lufton për lirinë e vet por lufton edhe për gjithë ne. Për shkak se Federata ruse sot paraqet kërcënim më të madh për sigurinë e Europës dhe Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve të saja imperialiste por që se…
Çmimi i ngrohjes qendrore për kompanitë dhe institucionet në Shkup do të lirohet. Komisioni Rregullator i Energjetikës këtë javë ka miratuar çmim të ri të ngrohjes qendrore për kompanitë për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror, njofton Portalb.mk. Kompanitë për energji termike EMV, EMV Energjetikë dhe Shkup Veri tanimë kanë dorëzuar kërkesë për korrigjim të çmimit. Analizat e KRRE-së tregojnë se për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror ka kushte që të miratohet vendim i jashtëzakonshëm për faturat e ngrohjes qendrore. “Gjithmonë kur parakushtet plotësohen miratojmë vendime në dobi të konsumatorëve. Në këtë periudhë ekipet e KRRE-së…
Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend. Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit. Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit. VMRO-së dhe Mickoskit ju…
Sot më 28 shkurt, në të gjitha departamentet e zonës dhe zyrat e KShZ-së, fillon kontrolli publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Siç u tha në seancën e djeshme të KShZ-së, kontrolli në listën zgjedhore do të zgjatë deri më 18 mars, ndërkaq përveç kontrollit fizik, qytetarët mund ta kontrollojnë emrin e tyre edhe në ueb-faqen https://izbirackispisok.gov.mk/. Në departamentet e zonës, do të mund të dorëzohen edhe kërkesa zyrtare për regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave të qytetarëve në Listën Zgjedhore. Në pajtueshmëri me Rregulloren dhe Kodin Zgjedhor, Lista Zgjedhore që do të shkojë…
Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e tetë në të cilën duhet të shqyrtohen dy nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe dy propozime për vendim-marrje me draft-vendime. Gjykatësit kushtetuess duhet të sjellin vendim për lëndën në të cilën është kontestuar pjesa e “nacionalitetit” në Ligjin për evidencën amë, kumtoi shërbimi i gjykatës për shtyp. Për këtë lëndë tashmë është konsumuar disksutimi, dhe është paraparë votimi. Parashtrues i nismës është partia politike E Majta. Është kontestuar neni 4 paragrafi 1 pika 2 në pjesën “nacionaliteti”, neni 11 paragrafi 1 pika 1 në pjeën nacionaliteti” dhe neni 13 paragrafi…
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri njofton se rritja e pagave për 22% nuk është vetëm për stafin akademik të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, por do të vlejë për të gjithë universitetet. Shaqiri për “TV21” tha se rritja do të vlejë për të gjithë të punësuarit në të gjitha universitetet shtetërore, por që të njëjtat duhet të nënshkruajnë marrëveshjet kolektive. “Do vlejë për të gjithë pas firmosjes së marrëveshjeve kolektive me themeluesit, do të thotë me Parlamentin e vendit. Shpresoj që t’i firmosin marrëveshjet”, tha mes tjerash Shaqiri. Ndërkaq sa i takon publikimit të marrëveshjes së UShKM-së, Shaqiri u sqarua…
Tërmet me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë mbrëmë në ora 23 e 37 minuta në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër dhe rrethinë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë fqinje, me magnitudë lokale Rihter ML3.2.
Shfaqja e trupave të NATO-s në territorin e Ukrainës do të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Federatën Ruse dhe një përshkallëzim të situatës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për rrezikun e përshkallëzimit dhe konfliktit të drejtpërdrejtë me NATO-n në rast të paraqitjes së ushtarëve të Aleancës në territorin e Ukrainës, Peskov tregoi se në atë rast nuk duhet folur për probabilitetin, por për pashmangshmërinë e konfliktit, raportojnë mediat ruse. Duke iu referuar deklaratës së djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron se nuk ka konsensus për dërgimin e trupave të…
Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, nga Lëvizja Anti-Bixhoz, Xhemal Abdiu tha se ishte deri diku e pritshme që mos të dekretohet ky ligj nga presidenti Pendarovski. ”Dëmet nga bixhozi dihen, jorastësisht nga Lëvizja Anti-Bixhoz morrëm vendim që ti mbrojmë qytetarët, sepse bixhozi nuk njeh politikan apo asgjë sepse edhe familjet e tyre mund të rrezikohen nga kjo sëmundje, mos dekretimi nga presidenti Pendarovski ishte e pritur deri diku nga ne sepse ai edhe njëher u deklarua se nuk do të mbështes për shkak të procedurës përdorimit të flamurit evropian por kjo absolutisht nuk mba, pasi flamuri Evropian…