Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj e ka quajtur “psikopate” deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin. Ky reagim i Zyberajt ka ardhur pasi Matoshi është shfaqur në Kuvend me një bluzë me mesazh thumbues ndaj partive opozitare. “Rolin e psikopates në ato serialet e saj e luan shumë bukur. E frikshme që në realitet po sillet sikurse në serial, e aq më tepër paguhet nga parat e popullit”, ka shkruar Zyberaj.
Author: BILD
Ministri i Jashtëm i RMV, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit në intervistën e dhënë për A2 CNN në Tiranë, ka porositur që jo vetëm Maqedonia e Veriut, por i gjithë rajoni duhet ta ruaj qartësinë strategjike dhe të mos lejojë ndikimet nga forcat dashakeqe. “Cili është rreziku më i madh? Nëse në zgjedhjet e ardhshme, bileti europian nuk do jetë bileti fitues, sepse në RMV zgjedhjet janë fituar më garë se kush e sjell Europën më shpejt, për herë të parë mund të ndodh që të fiton një opsion politik që nuk e premton Europën fare…
Presidenti rus Vladimir Putin, pretendon se vendet e NATO-s po përgatiten që të sulmojnë Rusinë. “Forcat e NATO-s “po përgatiten të godasin territorin tonë”, thotë ai, duke përdorur “forcat më efektive për ta bërë këtë”. Putin thotë se fati i çdo vendi që sulmon Rusinë do të ishte “shumë më tragjik” se çdo gjë që mund të përballet Rusia. “Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre,” thotë ai, duke shtuar se një veprim i tillë mund të “shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore”. “A nuk e kuptojnë ata këtë?”,…
Largimi i Thomas Thucel nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni vijon të bëjë shumë zhurmë në Gjermani. Mediat kanë zbuluar prapaskena të bujshme në lidhje me këtë divorc të parakohshëm që praktikisht po nxjerr Bayern jashtë çdo objektivi sezonal. E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar fjalimin që Tuchel ka mbajtur përpara ekipit në momentin që drejtuesit e klubit bënë zyrtare largimin e tij në fund të këtij sezoni: “Tani mund t’i dërgoni biletën trajnerit që dëshironi t’iu drejtojë. Nga këtu e në fund përgjegjësia është e juaja”, mësohet t’i këtë thënë Tuchel lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Kjo…
Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se deri në fund të këtij viti më shumë se gjysma e botës do të jetë në rrezik të lartë ose shumë të lartë të fruthit, ka aktivizuar alarmin edhe në vendet e rajonit. Sidomos kur përqindja fëmijëve të pavaksinuar është e lartë risjell rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive. Përveç kollës së mirë, fruthi po hyn në vendet e rajonit nga një “derë e vogël”. Alarmi është dhënë në Serbi që nga fillimi i vitit, kur në fqinjin jugor janë regjistruar 19 raste të konfirmuara me linë e dhenve (fruthi), mes të cilëve…
Gazetari italian Carlo Pellegatti thotë se agjenti i Tammy Abraham ka takuar drejtorët e Milanit në selinë e kuqezinjve. Abraham aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju dhe pritet të rikthehet në fushë në javët e ardhshme. Ai nuk ka luajtur që nga qershori 2023. Sipas gazetarit italian, një nga reporterët më me përvojë të Milanit në Itali, agjenti i sulmuesit udhëtoi në Milano gjatë ditëve të fundit për të takuar drejtorët kuqezi në Casa Milan. Pellegatti tha përmes kanalit të tij në YouTube se çmimi i kërkuar i Romës për Abrahamin është 30 milionë euro,…
Prova e kërcimit e Vëllait të Madh ka rezultuar në një incident fatkeq për Fationin, pasi ky i fundit është rrëzuar gjatë lojës duke mbetur i dëmtuar. Menjëherë pas incidentit banori është asistuar për të marrë mjekimin e nevojshëm jashtë ambienteve të shtëpisë, ndërkohë Vëllai i Madh është kujdesur që të mos lërë në ankth as banorët e tjerë, të cilët ishin të shqetësuar për incidentin. Një zarf i bardhë ka mbërritur në Shtëpi, i cili njoftoi se Fationi gëzonte shëndet të mirë dhe se do të kthehej shumë shpejt në shtëpi. “Banorë, pas incidentit të ndodhur Fationi është larguar…
Grigor Joti, biznesmeni nga Shqipëria i cili është në listën e 10 njerëzve më të pasur në vendin e tij, prej kohësh përmes kompanisë së tij ka hyrë në tregun e biznesit në Maqedoni të Veriut. Joti është pronar i “ITD Distribution”, një agjenci marketingu dhe “Infosoft Systems”, për prokurimin e pajisjeve kompjuterike, kompani që punojnë në Shqipëri, por që po zgjerohen gradualisht në Maqedoni, ku nga ana tjetër, Ajri Sheji shfaqet si menaxher. Në mediat në Shqipëri janë përfolur shumë skandalet e tenderit të biznesmenit të njohur shqiptar. Pas tij ai ka një rrjet kompanish që ai drejton direkt…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (28.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 gjoba, nga të cilat 71 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 12 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë…
Kohëve të fundit po vërehet propagandë shqetësuese ruse në Maqedoninë e Veriut. Media, gazetarë, por edhe disa politikanë maqedonas duket se kanë marrë rolin për të udhëhequr propagandën ruse në vend. Rasti i fundit, për të cilin ka marrë vesh TV21 është hapja e një medie online “Слободен свет” (https://freeglobe.mk) ku mund të shihen kronika dhe emision me propagandë ruse. TV21 po ashtu ka mësuar se një kompani (emri i së cilës është i njohur për TV21), e afërt me Millorad Dodiqin, Aleksandar Vulinin dhe Milan Radojciqin është përpjekur të marrë tender në një institucion shtetëror që udhëhiqet nga drejtor…