Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot bëri një vizitë zyrtare në Manastir, një nga qytetet më të rëndësishme historike dhe kulturore të vendit. Xhaferi u takua me rektorin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në rajon. “Sot e vizitova Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” i cili është institucion më i rëndësishëm në fushën e arsimit në Rajonin e Maqedonisë Jugperëndimore, me dhjetë fakultete, një shkollë të lartë profesionale dhe Institutin Shkencor të Duhanit, si edhe Institutin e Kulturës së Vjetër Sllave – Prilep dhe Entin e Hidrobiologjisë – Ohër,…
Author: BILD
Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani është takuar sot me KV “6 Nëntori”, në Çair. Ministri aktual i Jashtëm, në tubim tha se e kishte me rëndësi të nis fushatën prej Këshillit të tij vendor, sepse është vitale përkrahja prej bazës, nga njerëzit që të njohin prej në fëmijëri. “Jam misionar i Ali Ahmetit. Ali Ahmeti para 20 viteve e ka dizajnuar vizionin për shqiptarët e RMV. E ka dizajnuar në atë mënyrë që në fund i ka parë tre qëllime: shtet i njerëzve të barabartë, shtet në NATO dhe shtet në BE. Këtë mision e ka realizuar mandat…
Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme. Por çfarë e shkakton dhe si mund ta bëjmë të ndalojë? Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët, prandaj sigurohuni që të bëni gjumë të mirë. Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina. Dhe në fund, është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore. Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të…
Mund të quhet skandal, mund të quhet “truk marketingu”, mund të quhet gjithçka, po përse? Përse VLEN-i, ky grupim opozitar i shumë partive shqiptare anti-BDI-ste, ku liderët e partive që e përbëjnë atë, nuk lënë rast pa thënë se ka ardhur momenti për ndryshime, dhe shprehin bindjen se me rejting qëndrojnë para BDI-së!? Mund të gjendet mirëkuptim për këto parti që me këtë duan t’i ushqejnë shpresat e anëtarësisë, është garë dhe përhapja e optimizmit, edhe të rrejshëm nëse ka nevojë, është një strategji. Por, optimizmi verbal, është një dimension, dhe tjetër është kur këtë e “ambalazhon” me “faktografi”. Duket…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur të bëjë disa ndryshime në çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, duke i përshtatur me lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga mesnata e datës 5.3.2024 dhe do të jenë në vlerë mesatare 0,04 % më të ulëta se vendimi i mëparshëm i datës 26.2.2024. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) do të ulet për 1,00 denar për litër, duke arritur në 77,00 denarë për litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER…
Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane më 4 mars, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë. “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha…
Në sulmin nga territori libanez ndaj Izraelit, një person ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu. Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se nga sulmi i kryer me raketë antitank nga territori libanez ndaj vendbanimit izraelit Margaliot, ka mbetur i vrarë një person dhe 7 të tjerë janë plagosur. Në deklaratën e Shërbimit të ndihmës emergjente izraelite “Ylli i Kuq i Davidit”, thuhet se si pasojë e sulmit me raketa të kryer nga territori libanez, janë plagosur 2 punëtorë tajlandezë. Lëvizja e Hezbollahut në Liban nuk ka dhënë ende deklaratë për sulmin ndaj vendbanimit Margaliot.…
Kryeministri i Kinës Li Qiang nuk do të mbajë konferencë për shtyp pas mbylljes së takimit vjetor parlamentar të këtij viti, tha një zyrtar të hënën, duke i dhënë fund një tradite të ruajtur prej tre dekadash. Që nga viti 1993, kryeministrat e Kinës janë takuar me mediat pas mbledhjes vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC), duke u ofruar gazetarëve, përfshirë shtypin e huaj, një shans të rrallë për të bërë pyetje në një konferencë shtypi tipike të gjerë. Vendimi u mor sepse do të kishte më shumë informime nga ministrat e qeverisë gjatë takimit vjetor të parlamentit ku zyrtarë…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë është e një rëndësie e cila i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj baze, Rama u shpreh se baza ajrore taktike në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sikurse theksoi kreu i qeverisë “nuk është i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”. “Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë dhe plot miq e partnerë, Aleatë, të cilët do doja të…
Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia. Burime të gazetës Reporteri bëjnë të ditur se ndaj Ahmetit, Rusia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Fletarresti ndaj tij vjen pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin e veriut, Milan Radojçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë, por edhe pjesëmarrjen e tij në të gjitha aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës. Ahmeti është…