Rey Manaj nuk di të ndalet. “Bomberi” kuqezi vijon momentin e tij fantastik, aq sa tashmë është kthyer në një idhull për tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan dhe një banderolë gjigande në shkallët e stadiumit. Në sfidën e fundit, kundër Pendikspor, Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tretë për Sivasspor, në suksesin 4-1. Me një veprim fantastik personal, Manaj realizoi golin e 14 në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi futet në valle për të fituar “Këpucën e Artë” teksa barazoi Mauro Icardi-n, ndërsa ndodhet katër gola larg Edin Dzeko-s, sulmuesit më të mirë deri në…
Author: BILD
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar nëntë zjarre në hapësira të hapura. Zjarrfikësit kanë shuar të gjitha, duke shuar njëkohësisht edhe zjarre të tjera në zonat e banuara, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Nga QMK bëjnë thirrje që të mos ndizet zjarre në hapësira, ndërsa eventualisht nëse ka ndonjë shpërthim të zjarrit të paraqitet sa më shpejtë të jetë e mundur në numrin e rasteve urgjente 112. Gjatë natës së kaluar janë regjistruar gjithsej 1.924 thirrje të rasteve urgjente në numrin 112 në QMK, prej të cilave 44.75 për qind ishin thirrje “reale”, dhe 55.25…
“Nëse në këto zgjedhje presidenciale tregohet se përkatësia etnike në komunitetin shumicë është vendimtare për zgjedhjen e kreut të shtetit, kjo do të tregojë se kemi një problem që duhet zgjidhur”. Kështu është shprehur kryediplomati aktual i vendit Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit në podkastin me gazetarin Branko Geroski. “Kandidatura ime nuk është vetëm kandidaturë e një politikani që ka përvojë unike ndërkombëtare dhe vendore, por më tepër është një referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha, për ta rrënuar monopolin e fundit etnik dhe ta normalizojmë barazinë”, ka deklaruar më…
Në Gjykatën e Fierit është shtyrë sërish seanca për këngëtarin Luiz Ejlli. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares. Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin Ejlli. Luiz Ejlli akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, raporton Shqiptarja.com. Kjo histori…
Xhiroja e 20-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut solli vetëm barazime në përballjet më interesante, sidomos në ato shqiptare. Derbi për kreun e tabelës ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkupi u mbyll me barazim 2:2, ndërsa me po të njejtin rezultat përfundoi edhe dueli midis Shkëndijës dhe Gostivarit i luajtur në Tetovë. Barazimet nuk sollën ndryshime në kreun e tabelës, me Shkupin që vazhdon të mbetet lider i Superligës së Maqedonisë me 42 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi dhe tre më shumë se Shkëndija. Në vijim Sileksi vazhdon në pozitën e katërt me 28 pikë, duke…
Gordana Siljanovska Davkova po hyn në garë kundër statutit të partisë së saj dhe në mënyrë jolegjitime për të marrë legjitimitet nga populli, për t’u bërë presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia e Mickoskit, VMRO DPMNE, e ndarë në fraksione, e ka shkelur Statutin e saj gjatë zhvillimit të garës për zgjedhjen e kandidatit për president, gjë që e bën këtë vendim të pavlefshëm. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar padi brendapartiake të Oliver Andonov kundër Hristijan Mickoskit, për shkelje të rëndë të procedurave, njofton bild.mk. Në këtë mënyrë kandidatja potenciale e DPMNE-së, Gordana…
Bazuar në kërkesat e anëtarëve si dhe zhvillimet ekonomike në vend dhe në sektor, bordi drejtues i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistë të Autorizuar, morën vendim që t’u rekomandojnë firmave të kontabilitetit dhe kontabilistëve të pavarur harmonizimin e çmimeve të shërbimeve që u ofrojnë personave juridik, po ashtu edhe pagat e punonjësve të saj, me rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagave minimale dhe mesatare në vend. Njëkohësisht, ekipi menaxhues i IKKA vendosi që nga mesi i muajit mars, pas dorëzimit të llogarive përfundimtare vjetore, të kryejë një anketë gjithëpërfshirëse mes kontabilistëve profesionistë në vend. Ndërsa, njohuritë e marra nga…
Liverpool mund të nënshkruajë me trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann ose me atë të Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, si zëvendësues të Jurgen Klopp në verë, sipas Daily Telegraph. Në fillim të këtij viti, Jurgen Klopp njoftoi se do të largohej nga Liverpool në fund të sezonit 2023-24. Që atëherë, disa raportime kanë dalë në lidhje me zëvendësimin e mundshëm të trajnerit gjerman në Anfield. Më herët, u pretendua se Xabi Alonso mund t’i bashkohej Liverpoolit si pasardhës i Jurgen Klopp. Megjithatë, sipas Fussball News, trajneri i Bayer Leverkusen është i prirur të bashkohet me Real Madridin pas largimit të Carlo…
Milan-Atalanta ishte dhe mbetet një sfidë direkte për zonën Champions. Dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, një “X” që i qëndron ngushtë, mbi të gjitha ekipit të Pioli që ishte superior në çdo aspekt. “Djalli” kishte kontrollin e lojës, 68% mbajtja e topit, krijuan 20 raste, goditën 7 herë kuadrat, për më tepër kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me një aksion personal fantastik nga Rafa Leao, goli i pari për këtë sezon në Serie A. Ky gol i shpejtë krijoi iluzionin se Milan do ta kishte të lehtë, por Giroud dhe pjesa tjetër e…
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë sot një samit në Paris në mbështetje të Ukrainës në të cilin do të marrin pjesë shumica e liderëve evropianë. Rreth njëzet krerë shtetesh do të riafirmojnë unitetin e tyre përkrah Kievit dhe kundër agresionit ushtarak të nisur dy vjet më parë nga Moska në Elysee. Ceremonia do të hapet me një fjalim përmes një video-mesazhi nga Volodymyr Zelensky, ndërkohë në samit mungojnë liderët e dy vendeve evropiane që ngurronin më shumë për të mbështetur Ukrainën, përkatësisht Hungaria dhe Sllovakinë. Objektivi është “të rimobilizohen dhe të shqyrtohen të gjitha mjetet për të mbështetur…