Author: BILD

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme. Në një intervistë në “A2 CNN”, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa. “Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë…

Read More

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura, veçanërisht gjatë natës. Do të fryjë erë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në viset lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale nga 12 deri 18 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 8, ndërsa…

Read More

Tenderë me shuma milionëshe nga Komuna e Tetovës kanë përfunduar në tre kompanitë tetovare në rrjetin e familjes Bajrami që nga viti 2021 e deri më sot. Për këtë skandal, portali indeks.mk kishte reaguar disa herë. Fjala është për dy kompanitë e themeluara pak para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, “Eco-Peu” dhe “Ereu-Trans” si dhe për kompaninë “Mujo-Bau” të themeluar në vitin 2011. Këto kompani sipas Sistemit Elektronik për Prokurime Publike janë përftuese tenderësh ekskluzivisht vetëm nga Komuna e Tetovës. Në total, vlera e kontratave të Komunës së Tetovës me këto tre kompani është mbi 182 milionë denarë apo afër…

Read More

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka përgënjeshtruar koalicionin opozitar VLEN i cili sot në një konferencë për media në legjislaturë akuzoi qeverinë se projektligji për lojërat e fatit në nenin 10 parashikon heqjen e objekteve të basteve por jo të kazinove. Ademi thotë se synimi i VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare është që të mos miratohet ky ligj, në mënyrë që, siç tha ai, të vazhdojë monopoli i një kompanie që është themeluar në mënyrë kriminale disa vite më parë. Statusi i plotë: Ligjin tonë e mbështet lëvizja anti-bixhoz dhe të gjithë qytetarët që janë kundër bastoreve dhe kazinove, përveç opozitës…

Read More

Talat Xhaferi, kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për Report Tv përgëzoi Shqipërinë për politikën e jashtme dhe organizmin e samitit për Ukrainën në Tiranë. ‘Nuk është për herë të parë është një samit i një niveli të tillë. Shqipëria është për tu përgëzuar që në kontekstin ndërkombëtar po arrin diplomacinë ndërkombëtare dhe e ka sjellë në Tiranë, është për ta përshëndetur.’- tha Xhaferi. Teksa ishte i pranishëm në samit, Xhaferi u ndal edhe tek zhvillimet që priten të ndodhin e tha se do të vijohet puna për anëtarësimin në BE. ‘Ky samit është vazhdimësi i…

Read More

Heqja e balanserit, reforma kushtetuese dhe rikthimi në karakterin unitar të vendit. Këto janë mesazhet që dha njeriu i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, Zhivko Popov në ekspozitën e tij të parë në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë. Akademikët paralajmëruan gjithashtu problemin e partizimit të institucioneve, mospërfilljen e dispozitave dhe ligjeve kushtetuese dhe sfidat e vështira që e presin vendin në hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Ata theksuan tentativat për të abuzuar me të ashtuquajturin balancues, i cili duhet të shfuqizohet sa më parë. “Lirisht mund të konstatojmë se në shoqërinë tonë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji të Fëmijëve, nga ku është shprehur i kënaqur me investimet e bëra, që nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Vitin e kaluar nga mjetet vetanake të klinikës është blerë aparati laparoskopik më i avancuar në vlerë prej mbi 12 milionë denarë. Pajisja laparoskopike përbëhet nga monitor mjekësor me cilësi të lartë, video procesor shumë të specializuar, kamera me fokusim automatik të vazhdueshëm dhe imazhe fluoreshente. Klinika Universitare për Kirurgjinë e Fëmijëve është e pajisur me staf të trajnuar për…

Read More

Ish drejtori i Ndërmarrjes Publike Tetova Transport njëherit edhe këshilltarë i Lëvizjes Besa, Rafiz Medija ka lëshuar një porosi nëpërmes rrjetit social “Facebook” për kryesinë e Komunës së Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami. Ai ka shpërndarë një foto me mbishkrimin “Mos i mbytni luanët tuaj që të ju hanë pastaj qentë e armiqëve tuaj”. Ky mesazh i Medijas vjen pas vendimit të marrë nga Kasami për të shkarkuar atë. Në fotografi s’bashku me Medijën shihet edhe ish udhëheqësi i inspektoratit komunal në Tetovë.

Read More

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër dy të miturve nga Shkupi dhe një të miturit nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. “Më 11 shkurt 2024, në një qendër tregtare në Shkup, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme, i akuzuari ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër dhe i ka shkaktuar lëndime”, njofton MPB.

Read More

Zbulohet skandali/ Bashkëpunëtori i Taravarit pranonte tre rroga, punonte vetëm në Komunë të Gostivarit Të punësuar në Komunën e Gostivarit dhe me kontratë edhe në të paktën dy institucione të tjera. Zbulouhen se kush janë personat për të cilët Arben Taravari, është ankuar se pushteti po ua prish kontrata. Një prej tyre është bashkëpunëtor i Arben Taravarit i cili merr tre paga, një në Komunën e Gostivarit, në sektorin për furnizime publike dhe dy kontrata të tjera, një në postë në kohën kur drejtonte Bujare Abazi dhe një në Klinikën e Neurologjisë, të drejtuar nga Visar Miftari, që të dy…

Read More