Author: BILD

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, nga Lëvizja Anti-Bixhoz, Xhemal Abdiu tha se presin që nesër të votohet ligji për lojërat e fatit në Kuvend. ”Shpresojmë që propozim ligji për Kazinot dhe lojërat e fatit do të  votohet nesër, herën e kaluar mori 55 vota, duhen 61 votë. Por edhe ai votim ishte i vobegët pasi Maqedonia u shëndrua në Las Vegas i Ballkanit. Shpresojmë që nesër të bëhen 61 qës mos ti jepet luksi mundësia kryetarit të shtetit të mos e dekretoj” – tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-bixhoz. /tvklan.mk/

Read More

Udhëheqësit evropianë janë pajtuar të krijojnë një koalicion për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi dhe bomba, për të mbështetur përpjekjet e Kievit për të luftuar pushtimin e nisur nga Rusia. Kështu tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të kontinentit të mbajtur në Paris, – përcjell kdp.mk njoftimin e Zërit të Amerikës. Presidenti francez Emmanuel Macron u tha homologëve evropianë të hënën se duhet të garantojnë sigurinë e tyre kolektive duke ofruar mbështetje të palëkundur për Ukrainën, përballë ofensivave më të ashpra ruse në fushëbetejë gjatë muajve të fundit. “Jemi…

Read More

“Nuk mendohej në vitin 1993-94’ që shqiptarët të prodhonin një revolucion që do të ndryshonin dhe vetë maqedonasit”. Kështu është shprehur gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Andi Bushati, duke folur mbi situatën me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në emisonin Çim Peka Live në SYRI TV. “Një shqiptar nga Shqipëria që futet në kufij dhe sheh policin që flet shqip e kupton që gjërat kanë ndryshuar. Sot shqiptarët kanë tre universitete. Ju përmendet sot Skënderbeun, dje të ngrije flamurin e Shqipërisë në ballkon përfundoje në burg ndërsa sot busti i Skënderbeut është në mesin e Shkupit. Nuk po them…

Read More

Gjatë ditës dhe natës së kaluar në vend janë regjistruar nëntë zjarre në hapësira të hapura. Zjarrfikësit i kanë shuar të gjitha, duke shuar njëkohësisht edhe zjarre të tjera në zonat e banuara, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave. QMK njofton se në 24 orët e fundit ka pasur 1.924 thirrje në numrin e urgjencës 113, nga të cilat 44.75% thirrje ishin “reale”. Ndërsa 55.25% ishin për raste të tjera urgjente. Në polici janë regjistruar 48.82%, në ndihmën e shpejtë 46.09%, ndërsa tek zjarrfikësit janë regjistruar 2.73% nga thirrjet reale në numrin 112 në QMK.

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,66 %, shkruan Telegrafi Maqedoni. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0.50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,442 den/kg dhe do të jetë 43,343 den/kg.…

Read More

Kuvendi i RMV-së të mërkurën në suaza të seancës së 145-të pritet të zgjedhë anëtar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), poashtu të votohet dhe ligji për Lojrat e fatit. Në rend dite të seancës së 145-të që është caktuar për të mërkurën 28 shkurt në orën 11, është ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese – në lexim të tretë. Ligji është rikthyer në rend dite, pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për të. Për miratimin e këtij ligji, shumicës parlamentare i nevojiten 61 vota. Tani për…

Read More

Një 40-vjeçar banor i Kriva Pallankës dhe një fëmijë pesëvjeçar nga Kumanova janë të sapo regjistruar të sëmurë me kollë të keqe në Qendrën e Shëndetit Publik të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarë nga institucioni. Pacienti 40-vjeçar është regjistruar më 23 shkurt, ndërsa fëmija pesëvjeçar është regjistruar me 16 shkurt. “Është konfirmuar në Institutin për Shëndet Publik, nuk është shtrirë në spital, është në mjekim shtëpiak”, tha mjekja Edita Ramizi, nga QSHP Kumanovë. Burri 40-vjeçar është i vaksinuar me të gjitha dozat e vaksinave. Fëmija pesëvjeçar nuk është i vaksinuar, por nuk ka shkuar as në çerdhe. Ai është në mjekim…

Read More

Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti. Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimore, njofton Telegrafi Maqedoni. “Iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pasi janë 120…

Read More

Nëntë komunat e rajonit të Pollogut kanë dështuar në luftën e tyre kundër ndotjes së ambientit. Edhe pse në Pollog ka një numër të madh të objekteve industriale, megjithatë mbetjet e tyre nuk përfundojnë në deponinë në Rusino, por nëpër fushat e Pollogut dhe Parkut Kombëtar. Kjo po ashtu ul edhe likuiditetin e Ndërmarrjes së përbashkët Rusino, thotë drejtori i saj Besim Dogani. Ai së bashku me Ministrinë e Ekologjisë, kanë kërkuar nga regjioni planor i Pollogut që të rrisin kapacitetet e inspektorëve të ekologjisë, ose të formohet një trupë e përbashkët inspektorësh e nëntë komunave që të luftojë këtë…

Read More

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri dje kanë nënshkruar gjithsej 24.830 qytetarë për kandidatët për president në zgjedhjet e 24 majit. Kryeson kandidati për president i BDI-së. Bujar Osmani, është më afër 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për kandidim në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Osmani mbrëmë deri në orën 20:0 kishte 8560 nënshkrime. Në vend të dytë është kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka tejkaluar gjysmën e nënshkrimeve të kërkuara. Deri mbrëmë ai ka pasur 5.923. Biljana Vankovska, kandidatja e “Të majtës”, është në gjysmë…

Read More