Author: Politiko

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj publikimit të një dokumenti që pretendon të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka deklaruar se ky dokument nuk ka lidhje me propozimin që i është bërë kryeministrit Albin Kurti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Kryeziut, propozimi Evropiano-Amerikan është një plan për ecjen përpara në dialogun me Serbinë, dhe nuk përfshin krijimin e një strukture paralele në Kosovë. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, por jo në kurriz të…

Read More

Pika e MPB-së për nxjerrjen e dokumenteve personale të qytetarëve pa termin paraprak do të jetë në komunën e Shkupit, Kisella Vodë. “Pas vendosjes së ekraneve, brenda pak ditësh kjo zonë do të marrë 12 pika ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumente të reja personale”, thuhet në informacion. Në postblloqe është planifikuar të fotografohen të gjithë ata që nuk kanë termin për nxjerrjen e letërnjoftimit, patentë shoferit apo pasaportës. Orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në 18:00. Në këtë mënyrë pritet që Ministria të përshpejtojë procesin e dhënies së dokumenteve të reja personale…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti fjalim në Forumin për Dialogun Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Asociacioni i Alumnit Maqedono-Amerikan. “Morëm mbështetje të fuqishme politike nga Departamenti i Shtetit në drejtim të realizimit të projekteve të planifikuara, duke pasur parasysh se ato do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të proceseve demokratike, forcimin e institucioneve, inkurajimin e proceseve të reformave, madje edhe në garantimin e progresit të përgjithshëm të vendit”, tha Ministri. Ai theksoi se Dialogu Strategjik është shndërruar në platformë serioze, qëllimi i së cilës…

Read More

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Sigurimeve – 1 Nëntori, organizuar nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve. Në vazhdim e përcjellim në mënyrë të plotë deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski: “Në fillim dua të dërgoj urime të përzemërta me rastin e 1 Nëntorit, Ditës Nacionale të Sigurimeve dhe urime Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, rregullatorit të tregut të sigurimeve, me rastin e 14-vjetorit të tyre, që festohet pikërisht në këtë ditë. Këtu sot po flasim për rëndësinë e sigurimeve, por…

Read More

Për herë të parë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më shumë se tre javë më parë, disa shtetas të huaj dhe palestinezë të plagosur mundën të largoheshin nga Rripi i Gazës i rrethuar përmes kalimit Rafah me Egjiptin të mërkurën. Sipas burimeve të shumta, deri në 500 të huaj që ishin bllokuar në Gaza mund të kalonin në Egjipt sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Katari. Burimet thanë se marrëveshja ishte e koordinuar me Izraelin, Egjiptin dhe Hamasin dhe se të huajt përfshinin gazetarë, punonjës të ndihmës dhe studentë. Kalimi i Rafahut është e vetmja pikë…

Read More

Një ngjarje e rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin rajonal do të zhvillohet sot në Prishtinë, ku do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Ky samit ka për qëllim të nxisë dialogun dhe veprimin për të luftuar diskriminimin racor në vendet e Ballkanit Perëndimor, që përballet me sfida të mëdha në këtë fushë. Samiti do t’i bëjë bashkë përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe fetare, që do të shkëmbejnë përvoja, sfida dhe zgjidhje për të promovuar barazinë dhe respektin ndaj diversitetit. Një temë e veçantë do të jetë situata e…

Read More

Për pjesëmarrjen në zgjedhje, këtë kur të marrin vendime organet e partive, do të informohen të gjithë, këtë e tha sot kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të garojnë së bashku me BDI-në, shkruan TV21. Sa i përket çështjes së Qeverisë teknike, Kovaçevski tha se Qeveri teknike do të ketë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare. “Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të pranverës kemi edhe festa fetare që bashkëqytetarët tanë i respektojnë, duke i marrë parasysh të gjitha këta supozime, do të vendoset edhe data, ndërsa normalisht në afatet ligjore, marrë…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vizituar Serbinë të martën dhe ka bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, pas një incidenti të dhunshëm në veri të Kosovës. Ajo ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është një kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Europian. Von der Leyen ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka diskutuar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, që ndihmohet nga BE-ja. Ajo ka kërkuar nga Serbia të zbatojë marrëveshjet e arritura më parë me Kosovën, duke përfshirë njohjen e dokumenteve personale, targave të makinave dhe diplomave. Ajo…

Read More

Në Gjykatën Themelore të Pejës, dje ka filluar seanca e parë e gjykimit ndaj tri infermierëve, për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e kujdesit “Orenda”. Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon infermieret me veprën penale të sulmit fizik në bashkëkryerje, duke pretenduar se ato kanë përdorur forcë ndaj gruas, që ishte e vendosur në këtë strehimore. Avokati i mbrojtjes, Maeshari Selimaj, ka deklaruar se do të kërkojë që kujdestaria e përkohshme e gruas të moshuar t’i kalohet vajzës së saj, e cila është jashtë vendit. Ai ka thën se momentalisht nuk është pjesë e procedurave gjyqësore, por do të bëhet…

Read More

Qeveria ukrainase ka njoftuar se do të kërkojë që të gjitha kompanitë që merren me eksportin e ushqimit të regjistrohen në një regjistër shtetëror, me qëllim të parandalimit të shkeljeve ligjore dhe shmangies së taksave. Kjo masë do të prekë sidomos eksportuesit e mallrave bujqësore, si drithërat, që janë një nga produktet kryesore të Ukrainës në tregun botëror. Sipas Qeverisë, një pjesë e madhe e mallrave bujqësore blihen dhe shiten me para të gatshme, pa u regjistruar në sistemin tatimor. Kjo sjell humbje të mëdha për buxhetin shtetëror, që ka nevojë urgjente për fonde për të mbajtur gjallë ekonominë dhe…

Read More