Author: Politiko

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot në takim të organizuar nga Asociacioni alumni i Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me kualifikim të lartë në të gjitha sferat e shoqërisë, që janë kontribut i madh për shtetin, informuan nga SÇE. Ai potencoi se nevojitet të gjendet mënyrë se si ata të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues. Mariçiq theksoi se nevojitet të vendoset kornizë e bashkëpunimit me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilëve janë resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme të udhëheqjes së shtetit. Në fjalim, ceket…

Read More

Një nga emrat shumë të njohur të konfirmuar si pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte dhe Samanta Karavella. Kënga ‘’N’majë’’ e këngëtares së njohur ishte në mesin e këngëve të përzgjedhura dhe pretendente për fitore por ajo nuk do të konkurrojë. Gjesi nga burime ekskluzive afër Samantës ka zbuluar se artistja është tërhequr nga Festiviali. Arsyet nuk dihen ndërsa thuhet se menaxhmenti dhe këngëtarja do t’i zbulojnë pasi të përfundojë i gjithë festivali.

Read More

Thuajse të gjithë ekipet Kombëtare kuqezi do të jenë të angazhuara në 15 ndeshje në muajin nëntor. Sfida zyrtare dhe miqësore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja e Futsallit, për të vijuar te moshat e më pas te Kombëtarja A dhe Shqipëria U-17 e vajzave. Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zbresë e para në fushë. Në datat 8 dhe 9 nëntor do të zhvillojë dy sfida miqësore kundër Malit të Zi, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, njofton Federata Shqiptare e Futbollit. Për Kombëtaret U19 dhe U17 janë në program në total…

Read More

Një erëz që nuk mungon në kuzhinat tona është rigoni, një bimë aromatike që ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Por a e dini se rigoni mund të përdoret edhe për bukurinë e jashtme? Nga flokët e butë dhe me shkëlqim e deri te thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm, rigoni ka një efekt të mrekullueshëm në pamjen tonë. Rigoni ka veti antibakteriale dhe antimykotike, të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të ndryshme që mund të prekin flokët dhe thonjtë tanë. Gjithashtu, rigoni ka vajra esencialë që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët, duke i bërë ato më elastike…

Read More

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, me cka mundësohet evakuimi i shtetasve të huaj, duke llogaritur edhe 5 shtetasit e RMV-së, përcjellë KlanM. “Shtetasit e RMV-së që gjenden në Gazë tashmë janë kyçur në listat e evakuimit dhe presim realizimin sa më të shpejtë konform rrethanace në terren dhe dinamikës së evakuimit për shkak të numri të madh të shtetasve të huaj në Gazë, që janë pjesë e këtij operacioni”, thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut. MPJ-ja njofton se përmes komunikimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me…

Read More

Një nga sfidat më të mëdha për shumë njerëz që duan të humbin peshë është kontrolli i oreksit dhe shmangia e ngopjes. Por a e dini se një pije e thjeshtë dhe natyrale mund t’ju ndihmojë të arrini këtë qëllim? Bëhet fjalë për ujin me qimnon, një erëz e njohur për shijen dhe aromën e veçantë, por edhe për vetitë kuruese. Uji i qimnonit është një pije e bërë duke njomur farat e qimnonit në ujë gjatë natës dhe më pas duke i zier në mëngjes. Kjo pije ka një efekt të fuqishëm në organizëm, pasi ndihmon në eliminimin e…

Read More

Një marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Katarit do të lejojë shtetasit e huaj të dalin nga Gaza përmes Kalimit të Rafahit, sipas një zyrtari amerikan. Ky plan është koordinuar me Izraelin, Hamasin dhe Egjiptin, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e administratës së presidentit Joe Biden kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet e kësaj marrëveshje, që synon të evakuojë rreth 5,000 persona nga enklava e rrethuar nga konflikti. Sipas një korrespondence të brendshme të qeverisë amerikane, qytetarët amerikanë pritet të fillojnë të largohen nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që prej ditës së…

Read More

Victoria Beckham, për një rubrikën “What’s in my bag” në French Vogue, detajoi se çfarë mban me vete çdo ditë në çantën e saj. Ajo zbuloi se e mban celularin e saj kudo me vete. “Celularin e kam gjithmonë me vete. Sepse ju kurrë nuk e dini se kur Davidi ose një nga fëmijët e mi mund të kenë nevojë për mua. Unë kurrë nuk largohem nga shtëpia pa të.” Ndër të tjera, Victoria na tregoi sfondin e saj të celularit, që sigurisht ishte një foto e fundit me Davidin, nga premiera e dokumentarit të tyre. Tjetra është një aparat…

Read More

Arrijnë informatat e para rreth kohës së shërimit të Neymarit. Ylli brazilian pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen mes Uruguait dhe Brazilit, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Ekzaminimet treguan se ai kishte këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe të mënikut, ndërsa sipas mediumit “Globoesporte”, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit do të operohet nesër në Belo Horizonte, përcjell “Gazeta Express”. Zgjedhja është bërë me kërkesë të lojtarit, i cili dëshiron të operohet nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar. Mungon vetëm leja e Al-Hilal, i cili e mban kartonin e lojtarit dhe planet e klubit nga Arabia…

Read More

Xherdan Shaqiri ka shënuar disa gola të mirë gjatë karrierës së tij. Një të tillë e realizoi edhe gjatë stinorit të rregullt në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. MLS ka përfshirë Shaqirin në garë për golin e vitit në SHBA. MLS-ja ka përzgjedhur golin e Shaqirit të realizuar në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit. Gjithsej janë 20 gola të përzgjedhura nga MLS. Votimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor.

Read More