Në Gjykatën Themelore të Pejës, dje ka filluar seanca e parë e gjykimit ndaj tri infermierëve, për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e kujdesit “Orenda”. Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon infermieret me veprën penale të sulmit fizik në bashkëkryerje, duke pretenduar se ato kanë përdorur forcë ndaj gruas, që ishte e vendosur në këtë strehimore.
Avokati i mbrojtjes, Maeshari Selimaj, ka deklaruar se do të kërkojë që kujdestaria e përkohshme e gruas të moshuar t’i kalohet vajzës së saj, e cila është jashtë vendit. Ai ka thën se momentalisht nuk është pjesë e procedurave gjyqësore, por do të bëhet pjesë përmes mekanizmit ligjor. Ai ka shtuar se gruaja e moshuar tashmë po qendron me vajzën e saj.
Rasti i dhunimit të gruas së moshuar në shtëpinë e kujdesit “Orenda” kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi ishin publikuar pamje video ku shiheshin infermieret duke goditur dhe ofenduar gruan. Drejtuesit e shtëpis së kujdesit kishin mohuar akuzat dhe kishin thënë se pamjet ishin manipuluar. (politiko.makdomen.net)